04/06/2026
Nën drejtimin e nënprefektit të Qarkut Elbasan, Z. Josif Laska, në ambientet e Prefekturës Elbasan u zhvillua takimi i punës me përfaqësues të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të përfaqësuar nga: Drejtoria e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak, Drejtoria e Personelit, Qendra e Personel Rekrutimit, përfaqësuesit të rep. ushtarak Mëngël dhe autoriteteve civile në të gjitha nivelet (qark dhe bashki), me përfaqësues nga: gjendja civile, emergjencat civile, shërbimi zjarrfikës, shëndetësia, mjedisi dhe arsimi.
Çështjet që u trajtuan:
• rritja e bashkëpunimit ndërinstitucional;
• koordinimin e situata emergjencave civile;
• mbështetja reciproke në aktivitete me interes publik dhe komunitar;
• shkëmbimi i informacionit dhe praktikave të bashkëpunimit civilo-ushtarak;
• nxitja e rekrutimit të të rinjve dhe zhvillimi i forcave rezerviste.
Ky takim u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit Civilo-Ushtarak dhe forcimit të koordinimit institucional, në vijim të aktiviteteve bashkëpunuese për mbështetjen e autoriteteve civile sipas një sistemi të integruar dhe efektiv bashkëpunimi.