Ujësjellës Kanalizime Rajoni Elbasan

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Elbasan Kjo është faqja zyrtare e Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Elbasan. Së bashku përmirësojmë shërbimin ! Ish NUE u nda pra midis ELBER ShPK dhe NUE fshat.

Elbasani është furnizuar me ujë deri në vitin 1937 me puse vetjake. Në vitin 1937, u krijua sistemi i pare i ujësjellësit i cili furnizohej me ujë nga burimi i Griqanit, 10.5 km nga Elbasani. Sot ky burim nuk përdoret më për furnizimin e qytetit të Elbasanit, por vetëm të fshatrave Labinot Fushë, Griqan i poshtëm dhe një pjesë të fshatit Mengël. Për administrimin e sistemit dhe rrjetit shpërndarës, u krijua Shoqëria e Ujësjellësit Elbasan. Deri në vitin 2002 Ndërrmarrja Ujësjellës Kanalizime Elbasan ishte përgjegjëse për furnizimin me ujë e largimin e ujrave të zeza per qytetin e Elbasanit, Cërrikut dhe të fshatrave rreth tyre. Në vitin 2002 me anë të nënshkrimit të një Marrëveshjeje Konçensioni midis Qeverisë Shqiptare dhe kompanisë BerlinWasser International Ag, u krijua kompania ELBER shpk e cila do të ishte pëgjegjëse për furnizimin me ujë e largimin e ujrave të ndotura vetëm për qytetin e Elbasanit. Në vitin 2006 kjo Marrëveshje u prish dhe ELBER ShPK kaloi në varësi të Qeverisë Shqiptare, Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Kjo Shoqëri u pasua me pas nga krijimi i Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Elbasan ShA me varësi nga pushteti lokal, Bashkia Elbasan. Te dhëna teknike Burimet dhe Stacionet e prodhimit

Në vitin 1966 filloi punën stacioni i pompimit të Frigoriferit i cili në fillim kishte dy puse që funizonin me ujë. Me rritjen e numrit të banorëve në vitin 1976 dhe në vitin 1977, filluan përkatësisht punën stacionet e pompimit të Mengël dhe Krastës së Vogël. Në vitin 2005 u krye një rikonstruksion i këtyre stacioneve me ndërtimin e puseve të reja, ndërtesave, linjave të transmetimit brenda stacioneve, instalimin e pompave të reja etj. Gjithashtu në këto stacione në vitin 2009 u instaluan sisteme të reja klorinimi automatike. Rezervuarë

Uji i prodhuar nga këto stacione pompimi dërgohet me anë të pompave në Rezervuarët e Krastës së Madhe, 6500 m3, dhe ai i Krastës së Vogel, 2200 m3. Gjithashtu, ekziston dhe një rezervuar ndihmës në Lagjen Vullnetari me kapacitet 1400m3 për rregullimin e presionit të ujit në zonat me kuotë më të lartë të qytetit të Elbasanit si dhe nje rezervuar ndihmes ne lagjen 5 maj, Harmes prej 200m3. Depo Kraste e Madhe = 6500 m3 Depo Kraste e Vogel = 2200 m3 Depo Vullnetari = 1400 m3 Depo 5 maj = 200 m3

Rrjeti ujësjellës

Rrjeti kryesor eshte rreth 9 km me diametra DN 600, DN 400, DN 350, DN 200 me materiale prej Gize, çeliku, HDPE. Rrjeti shperndares sekondar dhe terciar eshte rreth 264 km me diametra DN 100 – DN 25, me materiale prej çeliku, Gize, HDPE, PPR, xingato. Rrjeti shpërndarës i qytetit është krijuar në vitin 1937, dhe janë bërë zgjerime e rikonstruksione të tij gjatë viteve. Matja e ujit

Aktualisht rreth 55 % e klienteve te Ndërmarrjes faturohen me sipas leximit te matësave te ujit. Matësat janë kryesisht matësa me fushe te thate. Sistemi i kanalizimeve

Sistemi i kanalizimeve mbulon vetëm zonën e qytetit te Elbasanit dhe është një sistem miks, ku ujërat e zeza bashkohen me ujërat e shiut ne te njëjtin rrjet. Aktualisht sistemi i shkarkon ujërat ne lumin Shkumbin dhe ne përrenjtë e Zaranikës dhe Manazderes, pasi nuk ka impiant pastrimi. Jane rreth 17 pika te tilla shkarkimi. Kolektori kryesor është me një gjatësi prej 12 km me diametra nga DN 1500 – DN 800 me material betoni. Gjatësia e rrjetit te brendshëm te kanalizimeve është 126 km dhe kemi 5.973 cope puseta. Diametrat e rrjetit te brendshëm variojnë nga DN 200 – DN 600 dhe janë prej material betoni. Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Elbasan u krijua me date 21.07.2014 dhe siguron shërbime të furnizimit me ujë dhe largim te ujërave te përdorura për Bashkinë Elbasan, dhe pjesërisht Fshatrat Mengel, Katund i Ri . Mbështetur në statutin e saj, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Elbasan ka detyrimin të përmbushë një sërë detyrash për të siguruar shërbime me ujë të pijshëm për popullatën në zonën e saj të shërbimit, ndërsa pushteti lokal ka të drejtën të kryejë mbikëqyrjen e shoqërisë siç përcaktohet në legjislacion. Kompania operon bazuar në parimet e mëposhtme:

Funksionimi si një Shoqëri e orientuar nga tregu dhe financiarisht e pavarur;
Operacionet e menaxhuara ne mënyrë të pavarur nga Drejtori i Përgjithshëm, siç rregullohet nga Statuti i Kompanisë, dhe mbikqyrur nga Këshilli Mbikqyrës.

📍PeqinDrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, z. Fludian Çuka, inspektoi nga afër ecur...
08/08/2026

📍Peqin

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, z. Fludian Çuka, inspektoi nga afër ecurinë e punimeve në kuadër të investimit “Rikonstruksioni i Ujësjellësit të fshatrave Shezë, Pekisht, Trash, Karthnek, bashkia Peqin.

🚧 Shtrirja e rrjetit të shpërndarjes për të garantuar mbulim 100% të zonës së projektit dhe vijimësinë e furnizimit përmes dy sistemeve të pavarura do sigurojë furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë në ditë💧.
Ky investim përfundon brenda këtij viti dhe i jep zgjidhje përfundimtare problemit te ujit të pijëshëm në këto fshatra.

📢 NJOFTIMPër t’u afruar më shumë me qytetarët dhe për të dëgjuar nga afër problematikat, kërkesat dhe shqetësimet e tyre...
07/08/2026

📢 NJOFTIM

Për t’u afruar më shumë me qytetarët dhe për të dëgjuar nga afër problematikat, kërkesat dhe shqetësimet e tyre, Drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime Elbasan do të zhvillojë takime të hapura me qytetarët.

📅 Çdo të mërkurë
🕙 Ora 10:00 – 12:00

Çdo qytetar është i mirëpritur të paraqitet pranë ambienteve të institucionit për të diskutuar drejtpërdrejt problematikën apo kërkesën e tij.

31/07/2026

🚰 Mungesë shërbimi nga Drejtoritë Rajonale?

🇦🇱

🔧 Vijojnë punimet për kalimin e furnizimit nga linja e vjetër në linjën e re të ujësjellësit, një ndërhyrje e rëndësishm...
27/07/2026

🔧 Vijojnë punimet për kalimin e furnizimit nga linja e vjetër në linjën e re të ujësjellësit, një ndërhyrje e rëndësishme që synon përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së shërbimit për qytetarët.

💧 Kjo ndërhyrje është pjesë e investimeve për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit, me synim uljen e humbjeve në rrjet dhe ofrimin e një shërbimi më cilësor për abonentët.

🙏 Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin gjatë zhvillimit të punimeve.

Për çdo ankesë, problem apo parregullsi në shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizimeve në territorin e Dre...
24/07/2026

Për çdo ankesë, problem apo parregullsi në shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizimeve në territorin e Drejtorisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Elbasan, ju lutemi të na kontaktoni në numrin zyrtar të shërbimit ndaj klientit:

📞 +355 67 503 6005

🚧👷‍♂️ Vijon asfaltimi i rrugëve të dëmtuara nga ndërhyrjet në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve. Ekipet   po punoj...
21/07/2026

🚧👷‍♂️ Vijon asfaltimi i rrugëve të dëmtuara nga ndërhyrjet në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve. Ekipet po punojnë për rikthimin sa më shpejt të segmenteve të prekura, në mënyrë që qarkullimi dhe lëvizja e qytetarëve të vijojnë normalisht. Faleminderit për mirëkuptimin! 💧🤝

18/07/2026

💧 SHUK.al synon të garantojë shërbime cilësore të ujësjellës-kanalizimeve për qytetarët dhe bizneset, duke vendosur në qendër transparencën, bashkëpunimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm. 🤝

.al

11/07/2026

⏳ Kurse kohë dhe shmang sportelet.

Dërgo kërkesën tënde për çdo shërbim direkt në Shuk.al pa radhë, pa sportele dhe pa humbje kohe. 📲

Shërbim i shpejtë, i thjeshtë dhe në pak hapa

26/06/2026

💧 Keni probleme me ujin apo kanalizimet? Mos humbni kohë duke kërkuar numra telefoni apo sportele të ndryshme. 📞0675036005

📱💻 Me Shuk.al, çdo kërkesë dërgohet direkt te zyra përkatëse e ujësjellës-kanalizimeve – shpejt, lehtë dhe online.

✅ Hyni sot në Shuk.al dhe përdorni shërbimet që ju nevojiten në vetëm pak minuta. 🚰

🌙 Gëzuar Kurban Bajramin!Paqe, begati dhe harmoni në familjet tuaja.
27/05/2026

🌙 Gëzuar Kurban Bajramin!
Paqe, begati dhe harmoni në familjet tuaja.

Address

Lagja Brigata 17 Sulmuse
Elbasan
3001

Telephone

+355675036005

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ujësjellës Kanalizime Rajoni Elbasan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share