Luçiano Boçi

Luçiano Boçi Luçiano Boçi

URREJTJA E RAMËS PËR SHKODRËN S’KA AS KUFIJ UNIVERSITARËRama shpall katër universitete të reja, ndërsa Shkodrën dhe Univ...
13/09/2026

URREJTJA E RAMËS PËR SHKODRËN S’KA AS KUFIJ UNIVERSITARË

Rama shpall katër universitete të reja, ndërsa Shkodrën dhe Universitetin “Luigj Gurakuqi” i lë jashtë vëmendjes. Ky anashkalim mban vulën e hakmarrjes politike ndaj një qyteti që nuk i është nënshtruar.

Për Ramën, edhe dija duhet të kalojë provën e besnikërisë ndaj pushtetit. Investimet kthehen në favore, ndërsa përjashtimi në ndëshkim.

Shkodra, që i ka dhënë Shqipërisë arsim, kulturë dhe mendim të lirë, nuk ka nevojë për lejen e Ramës që të ketë të ardhme, sepse ia ka dalë gjithmonë stuhive dhe sfidave të historisë, falë qytetarisë së saj.

Paratë publike nuk janë pronë e tij. Universiteti i Shkodrës nuk është peng i inateve dhe paranojave halucinante nokturne të një kryeministri të marrë fund.

Shkodra do dijë t’ia japë përgjigjen këtij poturexhiu antiintelktual!

SHKOLLA DHE FUQIA PËR T’U BËRË NJERINjeriu vjen në botë pa e ditur se çfarë është bota. Vjen me nevoja, me shqisa, me mu...
13/09/2026

SHKOLLA DHE FUQIA PËR T’U BËRË NJERI

Njeriu vjen në botë pa e ditur se çfarë është bota. Vjen me nevoja, me shqisa, me mundësi ende të pazgjuara. Duhet të mësojë të ecë, të flasë, të njohë fytyrat dhe të dallojë rrezikun.
Por rritja i kërkon diçka më të vështirë. Ai duhet të kuptojë veten, të jetojë me të tjerët dhe t’i japë një drejtim lirisë së tij.
Në këtë udhëtim, shkolla (edukimi) bëhet mënyra përmes së cilës jeta njerëzore fiton vetëdije për veten.
Kjo arsye e përkufizon shkollën si një hapësirë ku njerëzimi ia beson përvojën e vet një qenieje që sapo ka filluar ta zbulojë jetën.
Brenda saj takohen kohë të ndryshme.
E shkuara, me dijet dhe gabimet e saj.
E tashmja, me pyetjet që kërkojnë përgjigje.
E ardhmja, ende e padukshme, e ulur në një bankë.
Çdo fëmijë sjell aty mundësinë e diçkaje që bota nuk e ka njohur ende. Shkolla duhet ta ruajë këtë mundësi, ndërsa e ndihmon të marrë formë.

Në themel të saj duhet të qëndrojë një besim i guximshëm sipas së cilit njeriu mund të bëhet më shumë sesa i kanë lejuar rrethanat e lindjes së vet. Prejardhja e ndikon jetën, por përmes shkollimit ajo mund të pushojë së qeni një kufi i pakapërcyeshëm. Një libër mund të hapë një horizont përtej vendit ku jetojmë.
Një pyetje mund të lëkundë një bindje të trashëguar.
Një mësues mund të shohë te nxënësi një aftësi që askush, as vetë nxënësi, nuk e kishte dalluar.

Këtu fillon pikërisht fuqia çliruese e shkollës.
Njeriu që mëson fiton mundësinë të shqyrtojë atë që më parë vetëm e pranonte.
Ai zbulon se zakoni mund të vihet në diskutim, se autoriteti mund të gabojë, se bindjet e veta kanë nevojë për arsye.
Ky zbulim sjell edhe shqetësim.
Të mendosh, do të thotë të heqësh dorë nga rehatia e disa sigurive. Ka çaste kur një pyetje e ndershme të lë më të vetmuar se një përgjigje e pranuar nga të gjithë.

Prandaj shkolla kërkon kurajë. Kurajën për të thënë «nuk e di», për të pranuar gabimin, për të ndryshuar mendim pa e përjetuar ndryshimin si humbje të vetes.
Një mendje e shkolluar e kupton se dinjiteti i saj qëndron edhe te aftësia për t’u korrigjuar. Ajo mëson t’i kërkojë bindjes prova dhe dyshimit një drejtim.

Por dija që transmeton shkolla mbart dhe një pyetje të fortë që lidhet me atë se çfarë do të bëjmë me fuqinë që shkolla na jep?
Mund të njohësh ligjet e natyrës dhe ta përdorësh njohjen për të shkatërruar.
Mund ta zotërosh gjuhën dhe ta vësh në shërbim të mashtrimit.
Mund të arsyetosh me hollësi për t’i gjetur padrejtësisë një justifikim. Aftësia intelektuale, e vetme, nuk e përcakton vlerën njerëzore të veprimit. Shkolla merr thellësi kur e vendos dijen përballë ndërgjegjes, kur pyetjes «si bëhet?» i shton dhe pyetjen «çfarë pasoje ka për tjetrin?».

Tjetri është prova më e vështirë e shkollimit tonë. Është e lehtë të flasësh për njerëzimin por shumë e vështirë të dëgjosh njeriun që të kundërshton.
Është e lehtë të njohësh përkufizimin e drejtësisë, por më e vështirë është të jesh i drejtë kur prej padrejtësisë përfiton vetë. Dija e marrë nëpërmjet shkollimit bëhet pjesë e karakterit kur ajo ndërhyn në mënyrën si sillemi, si ushtrojmë pushtetin dhe si trajtojmë dikë që nuk ka fuqi të na përgjigjet.

Në këtë proces, mësuesi ka një përgjegjësi të veçantë.
Ai duhet ta udhëheqë nxënësin drejt çastit kur ky mund të gjykojë vetë, madje edhe ta kundërshtojë me arsye atë që i është mësuar. Autoriteti i tij përmbushet duke rritur pavarësinë e tjetrit.
Ka një bujari të thellë në këtë punë sepse je ti si mësuese që duhet t’i japësh dikujt, mjetet për të shkuar më larg se ti.

Prej këtej buron edhe marrëdhënia e shkollimit me lirinë.
Liria kërkon aftësinë për të kuptuar zgjedhjet, për të dalluar dëshirën personale nga ndikimi i jashtëm dhe për të mbajtur përgjegjësi për pasojat.
Një shoqëri e lirë ka nevojë për njerëz që dinë ta përdorin gjykimin e tyre. Shkolla e ushqen këtë aftësi sa herë që e trajton pyetjen me seriozitet dhe dinjitetin e nxënësit me respekt.

Ndoshta fuqia më e madhe e shkollimit (edukimit) qëndron te mundësia për të rifilluar. Njeriu mund të rishohë një paragjykim, të njohë një padrejtësi që dikur e pranonte, të zbulojë një kuptim që i kishte shpëtuar. Për sa kohë mund të mësojë, ai mbetet një qenie e papërfunduar.
Dhe pikërisht në këtë papërfundim jeton shpresa.

Brenda nesh ka ende vend për një njeri më të vetëdijshëm, më të lirë dhe më të përgjegjshëm dhe më të mirë falë shkollës.

12/09/2026
12/09/2026
PËRGJEGJËSIA QË FLE MBI KAMERA INTELIGJENTENë prag të vitit të ri shkollor, prindërit kërkojnë një përgjigje të thjeshtë...
12/09/2026

PËRGJEGJËSIA QË FLE MBI KAMERA INTELIGJENTE

Në prag të vitit të ri shkollor, prindërit kërkojnë një përgjigje të thjeshtë.
A do të kthehen fëmijët të sigurt në shtëpi?
Ndërkohë shteti i Ramës i përgjigjet me uniforma, urdhra për komisariatet dhe një emër impresionues “Smart City”.

Drejtori i Policisë, Skënder Hita, njoftoi masa për sigurinë pranë shkollave dhe deklaroi dhe njëherë pas Lamallarit, të shkarkuar tashmë, se kamerat inteligjente në 20 shkolla të Tiranës janë një instrument bazë për evidentimin e rrezikut.
E kjo nuk mjafton.
Nuk mjafton sepse mes instalimit të një kamere dhe mbrojtjes së një fëmije qëndron një zinxhir i gjatë përgjegjësish.
Sepse kamera nuk e dëgjon rrëfimin e një nxënësi të kërcënuar, nuk trajton bullizmin dhe nuk ndërton besimin mes shkollës dhe familjes.

Thelbësore është që krahas numrit të kamerave, prindërit të dinë se sa psikologë dhe punonjës socialë janë në dispozicion të nxënësve, si trajtohen denoncimet dhe kush përgjigjet kur një thirrje për ndihmë shpërfillet.

Nga ana tjetër paskemi 20 kamera në Tiranë!?
Po fëmijët në shkollat e tjera, në periferi dhe në fshatra, çfarë mbrojtjeje konkrete do të kenë? Siguria nuk është privilegj. Ajo duhet të mbërrijë kudo ku shkon një fëmijë për të mësuar.

Ndërkohë promovimi diabolik i “Smart City” me mbrojtjen e fëmijëve nuk i mbyll pikëpyetjet mbi projektin korruptiv të Ramës.
Akuzat për korrupsion kërkojnë prova dhe hetim nga SPAK.
Besimi publik kërkon transparencë mbi kontratat, kostot dhe zbatimin.
Prindërit duhet të dinë gjithashtu kush i sheh pamjet e fëmijëve, ku ruhen dhe si kontrollohet përdorimi i tyre. Shqetësimi për sigurinë nuk mund të shërbejë si autorizim pa kufi për shpenzime dhe mbikëqyrje antimorale e antiligjore

Në këtë përgjegjësi, Ministria e Arsimit, bashkitë dhe policia kanë secila detyrat e veta.
Dhe urdhri për shefat e komisariateve nuk e shkarkon pjesën tjetër të shtetit.
Qeverisja e Ramës duhet të japë llogari për mbrojtjen që funksionon çdo ditë, sepse një emër impresionues e miliarda të grabitura me një projekt, nuk janë certifikatë modernizimi dhe kamera inteligjente nuk ia zgjon përgjegjësinë institucionit.

Në fund, prindi kërkon fëmijën të sigurt në shtëpi. Nëse ndodh tragjedia, pyetja e tij do të jetë pse askush nuk ndërhyri në kohë.
Për këtë përgjigje nuk mjafton rezolucioni i lartë. Duhet shtet dhe përgjegjësi e cila nuk fle mbi kamera.

12/09/2026

Azem, ti je gjallë!

Demokrate e demokrat, tribuni ynë sot na thërret:
Ne sulm! O sot o kurrë! Në sulm! Në sulm!

Të dashur miq, sot demokratet dhe demokratët dhe mbarë shqiptarët përulen me nderimin më të madh, mirënjohjen më të pakufishme para veprës së pavdekshme të tribunit legjendar të lirisë së tyre, Azem Hajdari, të ekzekutuar më 12 shtator të vitit 1998 para selisë së Partisë Demokratike nga terroristë me uniformë të qeverisë së Partisë Socialiste. Ky atentat terrorist shtetëror ndaj Azem Hajdarit, vrasja e shekullit për kombin shqiptar ishte një hakmarrje e verbër primitive e partisë së krimit ndaj kryetrimit që në krye të lëvizjes studentore bëri më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarve, ndaj prijësit të Revolucionit Demokratik të Studentëve të Dhjetorit ‘90, themeluesit të pluralizmit politik në Shqipëri në vendin e diktaturës staliniste me jetë gjatë në Europë.

Të dashur miq, ata që në një akt hakmarrje të verbër ndaj Tribunit të Lirisë për përmbysjen sistemit të baballarve xhelat dhe mizor, kryen më 12 shtator të vitit 1998 ekzekutimin e tij kanë marrë dhe do marrin gjithmonë për aktin e tyre makabër ndëshkimin e historisë. Kurse kujtimi dhe vepra e pavdekshme e Azem Hajdarit, legjendës së guximit njerëzor bëhen çdo vit që kalon, më të ndritur dhe më madhështore.

Sot 28 vite pas ekzekutimit të tij kujtimi dhe vepra e pavdekshme e Azem Hajdarit janë më frymëzuese se kurrë. Gjithnjë e më e pakufishme bëhet mirënjohja e shqiptarve për birin e tyre që si Feniks u ngrit nga hiri dhe u riktheu atyre lirinë dhe dinjitetin e munguar. Sot demokratët dhe demokratet frymëzohen më shumë se kurrë më parë nga trimëria epike e Azem Hajdarit për tu ngritur dhe flakur sa më parë në koshin e plehërve të historisë rregjimin e diktaturës së bandave, drogës, kakistokracisë dhe tradhtisë së lartë kombëtare të Edi Ramës.
Jeta dhe vepra e ndritur e Azem Hajdarit janë kushtrim për çdo demokrat dhe demokrate, antëare të thejshtë mbështetës të Partisë Demokratike, drejtues të strukturave në të gjitha nivelet e saj të hidhemi në sulm për t’i rikthyer shqiptarëve votën e lirë dhe fitoren e opozitës shqiptare. Demokrate dhe demokrat tribuni ynë sot na thërret: O sot o kurrë! Në sulm! Në sulm!
Azem, ti je gjallë!

11/09/2026

Me Kongresisten republikane Beth Van Duyne, një takim miqësor dhe i ngrohtë gjatë punimeve të Konventës Republikane në Dallas.

Address

Maliq Bej Riza Beu
Elbasan
3003

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Luçiano Boçi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Luçiano Boçi:

Shortcuts

Share