Partia Demokratike Dega Fier

Partia Demokratike Dega Fier Partia Demokratike e Shqiperisë Kryetar Z.Sali Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike të degës Fier Z.Ardian Fero

12/09/2026
12/09/2026

Ermal Nufi

11/09/2026

Sulmi politik mbi Luan Baçin është orkestruar nga mercenarët e narko-rilindjes. Kolegu Baçi nuk ka përfituar një qindarkë të vetme nga tendera e koncensione dhe këtë e di edhe vetë brigada sulmuese e mercenarëve në Drejtësinë i thënçin e Re. Zhurmë sa për një ditë pune për ekranet e Ramës, duke synuar të mbysin jehonën e skandaleve të veta të njëpasnjëshme 📣

10/09/2026

Edhe sa vila të padeklaruara duhet t’i zbulohen Belinda Ballukut, në mënyrë që SPAK të sjellë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit për t’i hapur rrugë arrestimit të saj?

Sot, pozita penale e Belinda Ballukut është rënduar përsëri. SPAK e ka marrë të pandehur edhe për 3 akuza të reja:

1. Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë.
2. Fshehje ose mosdeklarim të pasurisë.
3. Pastrim të produkteve të veprës penale, në rrethana cilësuese.

Të treja këto i shtohen akuzës së mëparshme:

4. Për shkelje të barazisë në tendera, që përfshin 8 procedura tenderimi.

Siç kisha paralajmëruar shumë muaj më parë, SPAK, më në fund, e gjeti edhe vilën e dytë dhe gjykata ka urdhëruar sekuestrimin e vilës në Palasë, të cilën Belinda Balluku ia ka marrë Arbër Abazit të Aeroportit të Vlorës dhe, njësoj si vilën nr.1, e ka vënë sërish në emrin e Igli Tares.

Media ka raportuar se janë 300 vila të tilla, në çdo resort të ndërtuar në vend. Do të duhet që të zbulohen të 300-a përpara se SPAK-u të zbatojë ligjin dhe të respektojë standardin e deklaruar dhe të zbatuar dhjetorin e kaluar nga vetë Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme? Zoti Braho ka deklaruar në Kuvend se, “kur rëndohet pozita penale e një të pandehuri, duhet të rëndohet edhe masa e sigurimit ndaj tij.”

Bashkë me këtë të sotmen, pozita penale e Belinda Ballukut është rënduar jo 1 herë, por 4 herë, me akuzat më të rënda penale që një zyrtar mund të ketë në lidhje me veprat e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.

Atëherë, pse nuk i drejtohet SPAK Kuvendit për heqjen e imunitetit?

Peshorja e drejtësisë nuk duhet të anojë më nga interesi politik i Edi Ramës! Çdo ditë vonesë është përpjekje për të lehtësuar pozitën e Belinda Ballukut dhe për të mbrojtur korrupsionin e saj dhe të Edi Ramës.

10/09/2026

Address

Fitorja
Fier
9301

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Partia Demokratike Dega Fier posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Partia Demokratike Dega Fier:

Shortcuts

Share