Njësia Administrative Odrie

Njësia Administrative Odrie Njësi e Administrimit Publik të Qeverisjes Vendore
Bashkia Gjirokastër

24/06/2026
28/05/2026

📢 NJOFTIM PËR FERMERËT

Njoftohen të gjithë fermerët e Njësisë Administrative Odrie se kanë nisur aplikimet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026.

Skema përfshin masa mbështetëse për:
✅ blegtorinë
✅ bletarinë
✅ sipërfaqet e mbjella
✅ fermat organike
✅ mekanizimin bujqësor
✅ fermerët e rinj dhe masa të tjera në mbështetje të zhvillimit të fermave bujqësore.

📅 Aplikimet janë të hapura deri më 26 qershor 2026 dhe kryhen online në portalin e-Albania, si edhe me asistencën e Agropikave.

Ftohen të gjithë fermerët e interesuar të informohen pranë strukturave përkatëse bujqësore dhe të aplikojnë brenda afateve.

Për më shumë informacion:
📍 Agropika Gjirokastër
📞 Numri i kontaktit :
+355 69 698 2047


🚒🔥 Në kuadër të masave parandaluese për sezonin pranverë–verë, Drejtoria e MZSH-së pranë Bashkisë Gjirokastër zhvilloi n...
26/05/2026

🚒🔥 Në kuadër të masave parandaluese për sezonin pranverë–verë, Drejtoria e MZSH-së pranë Bashkisë Gjirokastër zhvilloi një takim sensibilizues në Njësinë Administrative Odrie, me pjesëmarrjen e institucioneve përgjegjëse, fermerëve dhe banorëve të zonës.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e vigjilencës dhe bashkëpunimit për parandalimin e zjarreve në pyje, kullota dhe zona të hapura.

⚠️ U bë apel për:
▪️ Mosndezjen e zjarreve në ambiente të hapura
▪️ Mosdjegien e mbetjeve apo barishteve
▪️ Njoftimin e menjëhershëm të çdo vatre zjarri
▪️ Kujdes maksimal gjatë sezonit veror

Në vijim të aktiviteteve parandaluese u zhvillua edhe takimi përmbyllës në ambientet e Shërbimit Zjarrfikës Gjirokastër, ku u trajtuan edhe përgjegjësitë ligjore që rrjedhin nga zjarrvënia si vepër penale.

🙏 Parandalimi fillon nga secili prej nesh.

24/05/2026
Në takimin e sotëm të zhvilluar në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë në Gjirokastër, u njohëm nga afër me ske...
07/05/2026

Në takimin e sotëm të zhvilluar në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë në Gjirokastër, u njohëm nga afër me skemën e re të mbështetjes për zhvillimin rural, të prezantuar nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR). 🤝
Fermerët tanë janë në fokus të këtij procesi informimi, pasi suksesi i investimeve të tyre nis me njohjen e saktë të lehtësive financiare. Angazhimi ynë është që çdo fermer i zonës sonë të jetë plotësisht i informuar dhe të përfitojë maksimalisht nga kjo mbështetje. 📍

06/05/2026

KALENDARI AKTIVITETEVE MUAJI MAJ🌼

17/04/2026
17/03/2026

Njoftim

Ditën e mërkurë,datë 18.03.3026 OSHEE do të kryejë remont në fiderat Industri,Kardhiq dhe Lunxheri, Nënstacioni Gjirokastër e Vjetër. Në intervalin kohor ora 09.00-15.00 do të ketë stakim të energjisë për abonentët në njësitë administrative Cepo,Odrie,Picar dhe Lunxhëri.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Address

Andon Poçi
Gjirokastër

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Njësia Administrative Odrie posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share