Ermal Nufi

Directions Website

Ermal Nufi Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë
🇦🇱
Minister of Defence of Albania

Z.

Ermal Nufi, prej marsit 2026, mban funksionin e ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.

📍Tiranë, sot në konferencën “Sfidat e Sigurisë së Informacionit në realitetin e TIK” - të organizuar nga Autoriteti Komb...
26/11/2026

📍Tiranë, sot në konferencën “Sfidat e Sigurisë së Informacionit në realitetin e TIK” - të organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar në Shqipëri 🇦🇱 dhe Agjencia për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar në Kosovë 🇽🇰.

👉 Përballë kërcënimeve gjithnjë e më komplekse, investimi në teknologji, zhvillimi i kapaciteteve, inovacioni dhe bashkëpunimi ndërinstitucional nuk janë zgjedhje, por domosdoshmëri strategjike.

Shqipëria 🇦🇱 dhe Kosova 🇽🇰 duhet ta çojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë kibernetike në një nivel më konkret dhe më ambicioz, përmes shkëmbimit të ekspertizës, konsultimit të rregullt, ushtrimeve të përbashkëta dhe zhvillimit të kapaciteteve të ndërveprueshme.

Kërcënimet nuk njohin kufij, ndaj përgjigjja jonë duhet të mbështetet te koordinimi, partneriteti dhe një vizion i përbashkët, në shërbim të sigurisë së të dy vendeve, stabilitetit rajonal dhe orientimit euratlantik 🇦🇱🤝🇽🇰

Në pritjen e organizuar mbrëmë nga Ambasada Italiane në Tiranë në nder të Ditës së Bashkimit Kombëtar dhe të Forcave të ...
25/11/2026

Në pritjen e organizuar mbrëmë nga Ambasada Italiane në Tiranë në nder të Ditës së Bashkimit Kombëtar dhe të Forcave të Armatosura Italiane 🇮🇹.

👉 Një ditë me rëndësi të veçantë për historinë, identitetin dhe traditën ushtarake të Italisë, e cila përfaqëson një moment nderimi për ata që kanë shërbyer në mbrojtje të vendit, duke reflektuar vlerat e atdhedashurisë dhe sakrificës.

Shqipëria 🇦🇱 dhe Italia 🇮🇹, si aleatë në NATO dhe partnerë të ngushtë, ndajnë një marrëdhënie të veçantë, të ndërtuar mbi miqësinë, besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Respekt për Forcat e Armatosura Italiane dhe për vlerat që na bashkojnë! 🇦🇱🤝🇮🇹

25/11/2026

Në një realitet ku kërcënimet ndryshojnë me shpejtësi, ku lufta zhvillohet edhe në hapësirën kibernetike dhe dezinformimi mund të kthehet në rrezik real për sigurinë, Shqipëria 🇦🇱 nuk mund të qëndrojë e papërgatitur.

Modernizimi i Forcave të Armatosura, fuqizimi i mbrojtjes ajrore, kapacitetet antidronë, sistemet HIMARS, investimi në teknologji dhe forcimi i partneritetit strategjik me SHBA 🇺🇸 dhe NATO janë pjesë e një vizioni të qartë: një Shqipëri më të sigurt, një ushtri më të aftë për sfidat e së nesërmes dhe një vend që kontribuon aktivisht në sigurinë kolektive.

Për këto sfida, për zhvillimet e sigurisë në rajon dhe më gjerë, si dhe për përpjekjet për të përballuar kërcënimet e reja, biseduam mbrëmë në emisionin “Real Story” të ABC News, me Sokol Ballën, Skënder Minxhozin dhe Ervin Karamuçon.

©️Abc News Albania

24/11/2026

Intervista e plotë mbrëmë në , me gazetarin Besard Jacaj, ku diskutuam për:

👉 Buxhetin historik të Mbrojtjes, ku pjesa kryesore e investimeve do të shkojë për modernizimin e ushtrisë dhe shtimin e kapaciteteve ushtarake.

👉 Kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë 🇦🇱 dhe angazhimin tonë për të garantuar sigurinë e territorit kombëtar, në përputhje me standardet dhe detyrimet që burojnë nga anëtarësia në .

👉 Rolin e Forcave të Armatosura në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, si dhe angazhimin e tyre në përballimin e emergjencave civile, operacioneve të kërkim-shpëtimit dhe ndërhyrjeve nga toka dhe ajri.

👉 Samitin e ardhshëm të -s në Tiranë, duke konfirmuar se ai do të zhvillohet në kryeqytetin shqiptar dhe se Shqipëria është e gatshme të marrë përsipër këtë përgjegjësi historike, në shërbim të Aleancës.

👉 Aktualitetin politik, zhvillimet më të fundit dhe vizionin e qeverisë për Shqipërinë në BE brenda 2030 🇦🇱🇪🇺.

©️ Klan News

Në kuadër të Nismës Rajonale të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes  , efektivë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut ...
23/11/2026

Në kuadër të Nismës Rajonale të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes , efektivë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut 🇦🇱 morën pjesë në stërvitjen shumëkombëshe “Clever Ferret 2026”, zhvilluar në 📍Postojna, Slloveni, së bashku me trupa nga Italia 🇮🇹, Hungaria 🇭🇺 dhe Sllovenia 🇸🇮.

👉 Përmes angazhimit në stërvitje të përbashkëta shumëkombëshe, Forcat e Armatosura rrisin ndërveprueshmërinë, konsolidojnë kapacitetet operacionale dhe forcojnë gatishmërinë për të vepruar së bashku me aleatët dhe partnerët. 🤝

Pjesëmarrja e efektivëve shqiptarë në “Clever Ferret 2026” është gjithashtu dëshmi e profesionalizmit, përgatitjes dhe angazhimit të tyre për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

🇦🇱

Dyfishimi i mbështetjes për fëmijët me aftësi të kufizuar dhe njohja e sigurimeve për kujdestarët e tyre është një tjetë...
22/11/2026

Dyfishimi i mbështetjes për fëmijët me aftësi të kufizuar dhe njohja e sigurimeve për kujdestarët e tyre është një tjetër tregues i rëndësishëm i qasjes sociale të .

👉 Masa që synojnë të lehtësojnë barrën e përditshme të familjeve, të njohin sakrificën dhe përkushtimin e kujdestarëve dhe të forcojnë mbështetjen institucionale për ata që kanë më shumë nevojë.

  🇦🇱 ka në vëmendje kryesore gjithashtu edhe studentët! Ky buxhet parashikon: ✔️ Mbështetje nga shteti për të paktën 60,...
22/11/2026

🇦🇱 ka në vëmendje kryesore gjithashtu edhe studentët!

Ky buxhet parashikon:

✔️ Mbështetje nga shteti për të paktën 60,3% të studentëve
✔️ 10,152 studentë të përjashtuar plotësisht nga tarifa e universitetit
✔️ Bursa edhe për Masterin
✔️ 100 milion Euro në dispozicion për investime në konvikte etj.

👉 Përballim më i lehtë i shpenzimeve të studimit, qirasë dhe jetesës gjatë viteve universitare, duke krijuar më shumë mundësi për të ndjekur studimet.👨‍🎓👩‍🎓

Me Buxhetin 2027, mbështetja për të gjithë   merr një dimension të ri përmes dyfishimit të bonusit mujor dhe indeksimit ...
22/11/2026

Me Buxhetin 2027, mbështetja për të gjithë merr një dimension të ri përmes dyfishimit të bonusit mujor dhe indeksimit të pensioneve në muajin prill.

👉 Më shumë mbështetje për të ardhurat e tyre, më shumë siguri për përditshmërinë dhe vlerësim për kontributin e çmuar të brezave që kanë ndërtuar vendin.

Përkujdesi për pensionistët është përgjegjësi dhe detyrim ndaj atyre që kanë dhënë kaq shumë për shoqërinë.

, më sociali në historinë e Shqipërisë 🇦🇱

Ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për 54 produkte të shportës ushqimore, një masë që prek drejtpërdrejt konsumin e përditshëm...
22/11/2026

Ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për 54 produkte të shportës ushqimore, një masë që prek drejtpërdrejt konsumin e përditshëm të familjeve.

👉 Një ndërhyrje që vendos në fokus nevojat bazë të qytetarëve, duke synuar më shumë hapësirë në buxhetin familjar dhe më shumë mundësi për të përballuar shpenzimet e përditshme.

Address

Himara

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ermal Nufi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Nearby government services