Librari Fabler

Directions Contact the organization

Librari Fabler PARFUMI me i mire ne jete eshte parfumi i PUNES

Liber i ri Botet ne perplasje Immanuel Velikovsky “Botët në përplasje” është një nga librat më të rëndë-sishëm dhe më ko...
05/11/2026

Liber i ri

Botet ne perplasje Immanuel Velikovsky

“Botët në përplasje” është një nga librat më të rëndë-sishëm dhe më kontroversialë që nga koha e Galileut. Në këtë libër, Imanuel Velikovski paraqet rezultatet e një pune 10-vjeçare kërkimore ndërdisiplinare, duke vendo-sur themelet e katastrofizmit modern, mbështetur në dëshmi të paraardhësve tanë, të gjeologjisë, astronomisë, paleontologjisë, astrofizikës, miteve, feve, duke e vendosur historinë e sistemit tonë diellor, të Tokës dhe të njerëzimit mbi një bazë krejt të re, të shkaktuar nga përplasje planetare dhe trazime qiellore që zgjatën me mijëvjeçarë.

“Botët në përplasje”, i shkruar me një stil brilant, lehtësisht të kuptueshëm, argëtues dhe plot me informaci të saktë, mund të konsiderohet si një nga librat më të rëndësishëm dhe më sfidues në historinë e shkencës. Për të gjithë ata që kanë menduar ndonjëherë për evolucionin e tokës, historinë e njerëzimit, traditat, fetë, mitologjinë apo thjesht botën siç është sot, “Botët në përplasje” është një libër absolutisht i domosdoshëm për t’u lexuar!

Libri, që u përpi nga publiku dhe futi në dilema aka-demitë më të mira të shkencave, u bë menjëherë pas daljes në dritë dhe vazhdon të jetë ende një bestseller dhe një fenomen kulturor, i cilësuar si “epiqendra e një tërmeti ndaj literaturës njerëzore”. Zhurma rreth këtij libri dhe rezistenca që pasoi nga shumë qarqe shkencore e fetare ndaj ideve që hedh ai vetëm sa ia shtuan vlerat kësaj vepre vërtet gjeniale.

Libri u gjet i hapur në tryezën e Ajnshtajnit pas vdekjes së tij, një tregues më tepër ky i vlerës intelektuale të autorit dhe vetë librit...

Çmimi 1500 L

Liber i ri Teoja i goldenit Allen Levi Historia e këtij libri është vetë si një roman. Kur autori Allen Levi përfundoi s...
05/11/2026

Liber i ri
Teoja i goldenit Allen Levi

Historia e këtij libri është vetë si një roman. Kur autori Allen Levi përfundoi shkrimin e romanit të tij të parë, plani ishte që ta fuste në sirtar. Miqtë e bindën ta botonte me shpenzimet e veta. Në vitin 2023, viti i parë i botimit, libri sh*ti 3000 kopje modeste.

Në vitin e dytë, sh*ti 24 000 kopje. Më pas, pa asnjë fushatë promovuese, vetëm falë sugjerimeve të lexuesve mes njëri-tjetrit, sh*tjet shpërthyen në mbi 1 milion kopje të sh*tura. Libri u ngjit në krye të listës së New York Times-it dhe sot përkthehet anembanë Evropës.

Një mëngjes pranvere, në një qytet të vogël jugor zbret një i panjohur: një plak me theks të huaj, me kureshtjen e një fëmije dhe me një buzëqeshje që i rri fshehur nën buzë. Askush nuk e di kush është, as përse ka ardhur.

Në kafenenë e qytetit e presin nëntëdhjetë e dy portrete të vizatuara me laps, të varura në mur. Aty nis një ritual i çuditshëm: plaku i blen portretet një nga një, për t’ua dhuruar njerëzve të vizatuar në to.

Në këmbim, ai kërkon vetëm që njerëzit e portretizuar, t’i rrëfejnë historinë e tyre. Portret pas portreti, dhuratë pas dhurate, përqark tij mblidhet një rreth të harruarish e të padukshmish: secili mëson të shohë veten dhe të tjerët, tashmë me një sy të ri. Sepse vëmendja, kur bëhet dhuratë, ka fuqinë të ndryshojë jetë.

Ky është një libër për mirësinë si vendim, jo si rastësi; për artin e të parit të atyre që askush s’i sheh; dhe për gëzimin e trishtimin që bashkëjetojnë në çdo jetë njerëzore. Po kush është ky njeri që jeton thjesht e dhuron pa kursim? Ç’mister fsheh bujaria e tij?

Dhe sikur një ditë, një i panjohur të trokiste në jetën tuaj vetëm për t’ju kujtuar se jeni parë dhe se keni vlerë, a do ta njihnit shenjtërinë nën petkun e një të huaji?

Çmimi 1500 L

Liber i ri E dashur debi Freida Mcfadden Për shkak të punës, Debi kishte dëgjuar histori të panumërta grash që shpërfill...
05/11/2026

Liber i ri

E dashur debi Freida Mcfadden

Për shkak të punës, Debi kishte dëgjuar histori të panumërta grash që shpërfilleshin, nënvlerësoheshin apo keqtrajtoheshin nga bashkëshortët. Dhe Debi bënte çmos t’i udhëzonte në drejtimin e duhur.
Ose, të paktën, kështu bënte dikur.
Kohët e fundit, Debit i dukej sikur po i dilte jeta krejt jashtë kontrollit. Humbi punën. Diçka e çuditshme po ndodhte me të bijat adoleshente. Dhe bashkëshorti i mbante sekrete, sipas aplikacionit të gjurmimit që i kishte instaluar në telefon. Prandaj, Debi hoqi dorë së qeni gruaja e dikurshme e pjekur. Hoqi dorë së qeni e arsyeshme dhe praktike. Erdhi koha të ndiqte edhe vetë këshillat e saj. Erdhi koha për t’u hakmarrë ndaj gjithë njerëzve që e meritonin.

* * *
“Histori emocionuese... McFadden është mjeshtre për ta mbajtur lexuesin të mbërthyer dhe ta shtyjë në drejtim të gabuar, duke garantuar kështu plot befasi. Gjithë ata lexues që u dashuruan me Milin, personazhin e veprës më të famshme të McFadden-it, “Shërbëtorja” dhe vazhdimit të saj, do ta gjejnë veten si adhurues të Debit.”

Çmimi 1400 L

Liber i ri Divorci Freida Mcfadden Pastaj, ai e dëbon nga shtëpia, pajton avokatët më te mirë të qytetit për çështjet e ...
05/11/2026

Liber i ri

Divorci Freida Mcfadden

Pastaj, ai e dëbon nga shtëpia, pajton avokatët më te mirë të qytetit për çështjet e divorcit, ua zbraz llogaritë dhe lidhet me një vajzë të re rreth të njëzetave. Fund vërtet mizor për historinë e tyre. Naomit i duhet ta pranojë humbjen: të zhvendoset në një apartament të thjeshtë, të rikthehet në punë dhe të përpëlitet mes një jete të bërë lëmsh.
Mirëpo, pse u dashka ta pranojë?
Kështu, Naomi fiksohet pas së dashurës së re të burrit.
Ajo që nisi si kureshtje cinike, shndërrohet shpejt në fiksim dhe, me pas, në diçka shumë më të errët. Ndërkohë që zbulon të fshehta që nuk i kishin shkuar kurrë në mendje, Naomi kupton, se edhe jeta e saj është në rrezik.
Por nëse ky rrezik e ndihmon ta mbajë të paprekur familjen e saj té përsosur, a nuk ia vlen të përballet me të?

Çmimi 1400 L

Liber i ri Manual praktik i mjekesise alternative Dr Arqile Boti Dr. Argile Boti, lindi në fshatin Bularat të Dropullit ...
05/11/2026

Liber i ri
Manual praktik i mjekesise alternative Dr Arqile Boti

Dr. Argile Boti, lindi në fshatin Bularat të Dropullit të siperm, ku kreu edhe arsimin elementar. Shkollën e mesme e vazhdoi në Gjimnazin Qemal Stafa, në Tirane dhe me pas u diplomua në Universitetin e Mjekesise te Tiranes, me rezultate te shkëlqyera.
Me perfundimin e arsimit te larte filloi dhe rrugetimi i tij si mjek patolog, i mbushur me pasion, pune te palodhur, vetemohim por dhe me arritje te habitshme, te cilat tregohen nga vetë njerëzit që e kane njohur apo pacientet qü kanë pasur kontakt me
Ky liber u shkrua prej tij, ne shenje te dashurise qü kishte per njerëzit, ne forme ndihme per ata që kanë nevoje. Megjithat, eshte per tu theksuar që ne keto faqe do
lexoni nj pjese shume te vogel te dijes qü kishte doktori, por njekohesisht do mund
t merrni pak nga energjia e tij pozitive dhe intense që ju percilite njerezve çdo dite.

Çmim 2000 L

📚 REGJISTRAT PËR VITIN SHKOLLOR 2026–2027! 🍎📗 Regjistër për grupin e parë, grupin e dytë dhe klasën përgatitore, sipas k...
13/10/2026

📚 REGJISTRAT PËR VITIN SHKOLLOR 2026–2027! 🍎

📗 Regjistër për grupin e parë, grupin e dytë dhe klasën përgatitore, sipas kurrikulës së re.

✅ Cilësi dhe përdorim praktik
✅ Për mësuesit dhe institucionet arsimore
✅ Gati për vitin e ri shkollor!

📍 Na gjeni te Librari Fabler – Kamëz.

Libra per parashkollore.500 L
17/09/2026

Libra per parashkollore.

500 L

15/09/2026

Fletore pune gjuhe nga klasa e pare deri ne klasen e peste Botimet Albas

15/09/2026

Fletore pune gjuhe nga klasa e pare deri ne klasen e peste. Botimet Pegi.
300 L

15/09/2026

Superlibri 1,2,3 Botimet Pegi

Address

Bulevardi Blu Kamez
Kamëz
1030

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Librari Fabler posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Librari Fabler:

Shortcuts

Share

Category

Nearby government services