Bashkia Malësi e Madhe

Bashkia Malësi e Madhe Kjo është faqja zyrtare e bashkisë Malësi e Madhe

Sot nis një rrugëtim i ri për nxënësit e shkollave të Malësisë së Madhe, një vit i mbushur me dije, ëndrra, sfida dhe mu...
14/09/2026

Sot nis një rrugëtim i ri për nxënësit e shkollave të Malësisë së Madhe, një vit i mbushur me dije, ëndrra, sfida dhe mundësi të reja.

Një urim i veçantë për vogëlushët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, për prindërit që përjetojnë emocionet e këtij momenti të bukur dhe për mësuesit,që me përkushtim e dashuri përcjellin dije dhe edukojnë brezat e së ardhmes.

Suksese dhe vit të mbarë shkollor, nxënës dhe mësues të Malësisë së Madhe!

20/08/2026

Logu i Bjeshkëve 2026 🏔️🇦🇱

Në Qafë të Predelecit, Kelmend, tradita, bukuria dhe krenaria malësore u bënë sërish bashkë.

🎥 Momente nga Logu i Bjeshkëve 2026, aty ku kënga, vallja, xhubleta dhe traditat tona përcillen brez pas brezi.

19/08/2026

📍 Festa e Reçit 2026

Bashkia Malësi e Madhe ju fton të merrni pjesë në Festën e Reçit, më datën 23 Gusht ditën e dielë.

🕙 Ora 10:00 – Ceremonia e vendosjes së kurorave
🎶 Ora 11:00 – Koncert festiv me pjesëmarrjen e këngëtares së mirënjohur Marie Lajçaj, si dhe shumë këngëtarëve të tjerë të njohur të zonës.

Ju mirëpresim të festojmë së bashku, nën tingujt e muzikës dhe në respekt të historisë e traditave të Reçit!

Në zemër të Kelmendit, mes madhështisë së Bjeshkëve dhe bukurisë së Qafës së Predelecit, tradita shqiptare u kthye edhe ...
10/08/2026

Në zemër të Kelmendit, mes madhështisë së Bjeshkëve dhe bukurisë së Qafës së Predelecit, tradita shqiptare u kthye edhe një herë në festë.

Mes kësaj atmosfere të rrallë, vajzat e Malësisë dëshmuan se bukuria e vërtetë shkon përtej pamjes: ajo jeton në krenarinë për rrënjët, në dashurinë për traditën dhe në dëshirën për ta përcjellë atë brez pas brezi.

“Mis Bjeshka 2026”
👑 LEONTINA ELEZI 👑

Një kurorë që këtë vit simbolizon hijeshinë, traditën dhe shpirtin e bukur të vajzës malësore.

Logu i Bjeshkëve nuk është vetëm një festë,
është vendi ku rrënjët tona marrin jetë.

Mirënjohje për Raiffeisen Bank!Një falënderim i veçantë për Raiffeisen Bank për mbështetjen dhe kontributin e çmuar në o...
03/08/2026

Mirënjohje për Raiffeisen Bank!

Një falënderim i veçantë për Raiffeisen Bank për mbështetjen dhe kontributin e çmuar në organizimin e Logut të Bjeshkëve 2026.

Mbështetja juaj i shton vlerë këtij aktiviteti të rëndësishëm, i cili promovon traditat, kulturën, veshjet tradicionale dhe bukuritë e jashtëzakonshme të trevave tona malore.

Kontributi i Raiffeisen Bank dëshmon edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe biznesit në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore, promovimin e traditave dhe zhvillimin e turizmit.

Faleminderit që jeni pjesë e Logut të Bjeshkëve 2026!

27/07/2026

Aty ku Alpet prekin qiellin, tradita merr jetë.

Logu i Bjeshkëve 2026,
Festivali më unik tradicional në Shqipëri, rikthehet edhe këtë verë me një nga organizimet më madhështore ndër vite.

Përjetoni emocionin e garës së vajzave të veshura me xhubletën martesore, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, simbol i identitetit dhe krenarisë sonë kombëtare.

Një spektakël i rrallë me artistët më të mirë të gjerdanit artistik të Malësisë së Madhe, të cilëve u bashkohen edhe bilbili i bjeshkëve të Tropojës, Gëzim Nika, dhe hijeshia e këngës popullore, Vida Kunora.Në Logun e Bjeshkëve rikthehet edhe me interpretimin e tij mjeshtëror aktori i madh i skenës shqiptare, Çun Lajçi, për t’i dhënë kësaj feste edhe më shumë madhështi.

Tingujt e instrumenteve më të lashta muzikore, historia e rrëfyer ndër shekuj, vallet, ritet dhe zakonet që mbajnë gjallë shpirtin e Malësisë do t’ju shoqërojnë gjatë gjithë kësaj feste të paharrueshme.

Logu i Bjeshkëve 2026
🗓️ 9 Gusht, ora 10:00,

Qafë e Predelecit-Kelmend

Shënojeni në kalendar! 🗓️9 Gusht 2026Logu i Bjeshkëve, eventi më i madh dhe më i bukur i traditës shqiptare, do të zhvil...
06/07/2026

Shënojeni në kalendar! 🗓️

9 Gusht 2026

Logu i Bjeshkëve, eventi më i madh dhe më i bukur i traditës shqiptare, do të zhvillohet në Predelec, Malësi e Madhe.

•Regjistrimet për vajzat janë të hapura!

Për më shumë informacion dhe regjistrime, kontaktoni në:

📞 069 349 2282
📞 067 374 2326

Ju mirëpresim në Logun e Bjeshkëve 2026! 🇦🇱⛰️

30/06/2026

Malësia e Madhe,një vend që duhet vizituar të paktën një herë në jetë.

Vizitorë nga vende të ndryshme të botës ndajnë përjetimet e tyre mbi bukuritë natyrore, traditat e pasura dhe mikpritjen karakteristike të Malësisë së Madhe.
Një destinacion unik që të lë mbresa të veçanta dhe kujtime që zgjasin përjetë.

Address

Koplik
4301

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkia Malësi e Madhe posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Bashkia Malësi e Madhe:

Shortcuts

Share