Florinda Zegullaj

Florinda Zegullaj Florinda Zegullaj

16/09/2026
14/09/2026

Fjala ime sot në shkollën 9-vjeçare “Sevasti Qiriazi”, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026–2027.
Një urim i përzemërt për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit! 📚✨

14/09/2026

📍Kalendari i takimeve dhe aktiviteteve 31 Gusht - 13 Shtator 2026

Ndër takimet më të ngrohta të kësaj dite ishte ai me edukatoret e Çerdhes së Qytetit, zonja të përkushtuara që çdo ditë ...
14/09/2026

Ndër takimet më të ngrohta të kësaj dite ishte ai me edukatoret e Çerdhes së Qytetit, zonja të përkushtuara që çdo ditë u falin më të vegjëlve kujdes, siguri dhe dashuri.

Puna e tyre zhvillohet shpesh larg vëmendjes publike, por gjurmët që lë janë të pashlyeshme në jetën e çdo fëmijeje. Me durim, përkushtim dhe zemër, ato bëhen përqafimi që qetëson, fjala që mëson dhe dora që i udhëheq fëmijët në hapat e parë jashtë familjes.

Një mirënjohje e veçantë për teta Diana Nasto Gjino,
e cila ndër vite u ka falur brezave të tërë ngrohtësinë dhe kujdesin e saj! Ka njerëz që nuk mbahen mend vetëm për punën që kanë bërë, por për dashurinë me të cilën e kanë bërë atë dhe teta Diana është një prej tyre.

Si Prefekte, por edhe si nënë, shpreh respektin dhe mirënjohjen time për çdo edukatore që kujdeset për thesarin më të çmuar të shoqërisë sonë: fëmijët!

Sepse duart që kujdesen sot për një fëmijë, formojnë me dashuri të ardhmen e një brezi. 🤍

Çdo fëmijë meriton një shkollë që e mirëpret, e kupton dhe e ndihmon të zhvillohet sipas potencialit dhe ritmit të tij.B...
14/09/2026

Çdo fëmijë meriton një shkollë që e mirëpret, e kupton dhe e ndihmon të zhvillohet sipas potencialit dhe ritmit të tij.

Besoj se gjithëpërfshirja nuk është vetëm prania e çdo fëmije në klasë, por mundësia reale për t’u ndier i pranuar, i vlerësuar dhe pjesë e barabartë e jetës shkollore!

Sepse një shkollë që përqafon çdo fëmijë ndërton një shoqëri më të drejtë dhe më njerëzore.

Autizmi nuk i mbyll dyert e dijes, por i kërkon shkollës dhe gjithë shoqërisë të gjejnë çelësin e duhur për të zhvilluar potencialin e jashtëzakonshëm të çdo fëmije!💙

Në kujtim të Pandeli Evangjelit (6 Janar 1859 – 14 Shtator 1949)Përkujtojmë sot me respekt figurën e Pandeli Evangjelit,...
14/09/2026

Në kujtim të Pandeli Evangjelit (6 Janar 1859 – 14 Shtator 1949)

Përkujtojmë sot me respekt figurën e Pandeli Evangjelit, rilindas, diplomat dhe burrë shteti.
Pjesëmarrës në Konferencën e Paqes në Paris si përfaqësues i shqiptarëve të Rumanisë, si dhe një nga mbështetësit e mëdhenj të Ismail Qemalit.

Pas Kongresit të Lushnjës dhe me zgjedhjet e para të mbajtura, zgjidhet deputet i Këshillit Kombëtar. Disa nga postet e rëndësishme që mbajti gjatë jetës politike janë: Prefekt i Korçës për përiudhën 18 Prill 1914 deri në 7 Korrik 1914, dy herë kryeministër (tetor 1921 deri në dhjetor 1921 si dhe nga viti 1930 deri në vitin 1935), kryetar i Asamblesë Kushtetuese, Kryetar i Senatit e Ministër i Jashtëm.

Ai ndihmoi në hapjen e Mësonjëtores Shqipe të Korçës, në botimin e librave të Naim dhe Sami Frashërit, të abetareve të gjuhës shqipe, si dhe të veprave të tjera të patriotëve të Rilindjes Kombëtare.

Pandeli Evangjeli mbetet një emër i rëndësishëm i diplomacisë dhe i jetës politike të vendit, pjesë e historisë së Shqipërisë dhe e kujtesës së Korçës.

Nderim për kujtimin dhe veprën e tij!

Ka njerëz që hyjnë në jetën tonë për të na mësuar shkronjat e para, por mbeten përgjithmonë për të na mësuar kuptimin e ...
14/09/2026

Ka njerëz që hyjnë në jetën tonë për të na mësuar shkronjat e para, por mbeten përgjithmonë për të na mësuar kuptimin e përkushtimit, të durimit dhe të dashurisë.

Ajo eshtë mësuesja ime e parë, mesuese Tora.🥰
Dora që më udhëhoqi në hapat e parë drejt dijes, zëri që më dha besim dhe zemra që, ndër vite, nuk reshti kurrë së më mbështeturi!

Sot, jeta na ka lidhur në mënyrën më të bukur dhe më të ndjeshme: ajo është edhe mësuesja e Henrit tim. Ta shoh pranë djalit me të njëjtën mirësi, përkushtim dhe dashuri, me të cilat dikur më qëndroi pranë mua, është një bekim që fjalët vështirë se mund ta përshkruajnë...

Në çdo arritje timen ka pjesë nga drita që ajo ndezi tek unë që në fëmijëri. Ka pjesë nga besimi i saj, nga këshillat, durimi dhe mbështetja që më ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve.

Mësuese e dashur, një pjesë e meritës për njeriun që jam sot ju përket edhe juve. Faleminderit që më mësuat mua, që po i qëndroni pranë Henrit dhe që në dy breza të familjes sime, keni lënë gjurmë që nuk do të shuhen kurrë!!!

Mirënjohje përjetë! ❤️

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, përcjell urimet më të përzemërta për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prin...
14/09/2026

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, përcjell urimet më të përzemërta për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit!

Uroj që ky vit të jetë një rrugëtim i mbushur me dije, suksese, përvoja të bukura dhe arritje të reja!

Një urim i veçantë shkon për të gjithë nxënësit që nisin për herë të parë rrugëtimin e tyre në shkollë, duke hedhur hapat e parë drejt dijes dhe së ardhmes!

Respekt dhe mirënjohje për të gjithë mësuesit për përkushtimin e tyre dhe misionin fisnik në edukimin e brezave të rinj!

Qoftë ky një vit i mbarë shkollor për të gjithë!
Udhë të mbarë drejt dijes, ëndrrave dhe sukseseve të reja!

Në kujtim të Mitrush Kutelit (13 Shtator 1907 – 4 Maj 1967)Më 13 shtator 1907 lindi në Pogradec Dhimitër Pasko, i njohur...
13/09/2026

Në kujtim të Mitrush Kutelit (13 Shtator 1907 – 4 Maj 1967)

Më 13 shtator 1907 lindi në Pogradec Dhimitër Pasko, i njohur për mbarë botën letrare shqiptare me emrin e artit Mitrush Kuteli, një nga figurat më të shquara të kulturës dhe letërsisë sonë.

Shkrimtar, ekonomist, kritik letrar, përkthyes dhe folklorist, Mitrush Kuteli i dha letërsisë shqipe një trashëgimi të pasur e të çmuar, duke u cilësuar si një ndër themeluesit e prozës moderne.

Përmes penës së tij, Kuteli solli botën shqiptare me gjuhën, shpirtin, traditën dhe pasurinë e saj të jashtëzakonshme, ndërsa si përkthyes u bë urë lidhëse mes lexuesit shqiptar dhe kryeveprave të letërsisë botërore.

Mitrush Kuteli mbetet një emër i madh i letërsisë shqipe, një trashëgimi që mbetet e gjallë ndër breza.

Address

Rruga 28 Nentori
Korçë
7001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Florinda Zegullaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share