Shkolla 9 Vjeçare "Stavri Themeli" Korçë Faqja Zyrtare

Shkolla 9 Vjeçare "Stavri Themeli" Korçë Faqja Zyrtare SHKOLLA MBAN EMRIN E DËSHMORIT STAVRI THOMA THEMELI 1923-1944

14/09/2026

“ Shkolla po fillon… “

13/09/2026
"PROGRAMI PAS SHKOLLE"Janë hapur për aplikim nga prindërit dhe trajnuesit  klubet:📚 Klubi BDSH – Bëjmë detyrat e shtëpis...
08/09/2026

"PROGRAMI PAS SHKOLLE"
Janë hapur për aplikim nga prindërit dhe trajnuesit klubet:

📚 Klubi BDSH – Bëjmë detyrat e shtëpisë
🎵 Klubi i Muzikës
🐯Klubi i artit pamor
💃 Klubi i Kërcimit
🎭 Klubi i Teatrit
🦋Art-Zeje;
për Arsimin Fillor.

Dhe:
🎵 Klubi i Muzikës
🐒 Klubi i Artit pamot
💃 Klubi i Kërcimit
🎭 Klubi i Teatrit;
🦊 Art-Zeje
Për ciklin AMU.

Programi “Pas Shkolle” zhvillohet jashtë orarit mësimor dhe synon:
• 📖 përforcimin e të nxënit;
• 🤝 zhvillimin e aftësive sociale;
• 🎨 zhvillimin e aftësive kulturore dhe krijuese;
• 🏃‍♀️ zhvillimin e aftësive sportive.
👧🧒 Programi realizohet për nxënësit e regjistruar në institucionin tonë arsimor.
📍Në arsimin fillor, klasat I–V:
• “Bëjmë Detyrat e Shtëpisë” (BDSH)
• “Klubet e Arteve dhe Zejeve” (KAZ)
📍Në arsimin e mesëm të ulët, klasat VI–IX
• “Klubet e Arteve dhe Zejeve” (KAZ)

Bëjmë Detyrat e Shtëpisë (BDSH):
5 orë në javë – 1 orë në ditë, nga 60 minuta, për 5 ditë.
Klubet e Arteve dhe Zejeve (KAZ):
2 orë në javë – 1 orë në ditë, 2 herë në javë.
👥 Grupet krijohen me:
minimumi 20 nxënës – maksimumi 30 nxënës.
📌
• Pjesëmarrja bëhet mbi bazën e aplikimit të prindit në SMIP.
• Nxënësi nuk vlerësohet me notë gjatë këtij programi.
• Nxënësit duhet të frekuentojnë rregullisht.
• Frekuentimi i nxënësve dhe realizimi i veprimtarive regjistrohen në SMIP.
🌟 Programi “Pas Shkolle” synon që koha pas mësimit të shndërrohet në një hapësirë ku nxënësit mësojnë, krijojnë, bashkëpunojnë, argëtohen dhe zhvillojnë talentet e tyre.
Jeni të mirëpritur!

08/09/2026

📚✨ Një fillim i ri, një vit i ri plot mundësi! ✨📚

Sot, në shkollën tonë, u bë shpërndarja e teksteve shkollore për ciklin fillor dhe atë 9-vjeçar. 🏫📖

Si gjithmonë, ky fillim viti shkollor nis me shumë entuziazëm, buzëqeshje dhe emocion nga fëmijët, të cilët erdhën për të marrë librat e tyre. 📚👧👦

💫 Gëzimi i tyre, buzëqeshjet dhe sytë që shkëlqenin janë motivimi më i bukur për ne, mësuesit, për të punuar çdo ditë me përkushtim dhe për të synuar suksese edhe më të mëdha.

🌱📖 Le ta nisim së bashku këtë vit shkollor me dëshirë për të mësuar, ëndrra të reja dhe besim te suksesi! 🏆✨

🎒📚 Suksese në vitin e ri shkollor!
❤️ Mirë se erdhët, nxënës të dashur!

05/09/2026

🏫📚 Dokumentet e reja të hartuara nga ASCAP për vitin shkollor 2026–2027

📢 Të gjitha shkollat të njihen me dokumentet e reja të hartuara nga ASCAP për vitin shkollor 2026–2027!

🏫 Informohu • Zbato • Përmirëso
📚✨ Një vit i ri shkollor nis më mirë kur jemi të informuar dhe të përgatitur!
Dokumentet e mësipërme i gjeni në linkun e mëposhtëm:
https://www.ascap.edu.al/kurrikula-e-perditesuar-2025

#20262027 Mësuesi Inovacion SmartLab IA Vlerësimi VeprimtariPraktike

05/09/2026
04/09/2026

📚🏫🌟 Në vitin e ri shkollor, Programi “Pas Shkolle” do të shtrihet në 408 shkolla në të gjithë vendin, ku fëmijët, pas orarit mësimor, do të mësojnë, argëtohen dhe do të zhvillojnë talentet e tyre👧👩‍🏫🧑‍💻🎨

“Pas Shkolle” do të jetë këtë vit një program social dhe zhvillimi, ku nxënësit jo vetëm marrin njohuri, zbulojnë talentet dhe zhvillojnë potencialin e tyre, por kalojnë orë cilësore, larg ekraneve dhe teknologjisë🧑‍🎤👩‍🎨🤾🤹‍♀️

Shkollat e ZVAP Korçë-Pustec të përfshira në këtë program janë si vijon:

📚 ANALIZA VJETORE E VITIT SHKOLLOR 2025–2026Sot u zhvillua analiza vjetore për vitin shkollor 2025–2026, ku u bë një vle...
04/09/2026

📚 ANALIZA VJETORE E VITIT SHKOLLOR 2025–2026

Sot u zhvillua analiza vjetore për vitin shkollor 2025–2026, ku u bë një vlerësim i hollësishëm i punës së zhvilluar gjatë këtij viti. 📊

🔹 Një vëmendje e veçantë iu kushtua vijueshmërisë së nxënësve, duke analizuar të dhënat dhe duke bërë vlerësimet përkatëse, si dhe duke u ndalur në rezultatet e arritura në raport me vitet e mëparshme. 📈

🔹 U diskutua gjithashtu për shpërndarjen e teksteve shkollore dhe rëndësinë e realizimit me përgjegjësi të planeve mësimore. 📖✏️

🔹 Në fokus ishin edhe objektivat dhe prioritetet për vitet e ardhshme, me synimin për të vijuar punën me përkushtim, përgjegjësi dhe bashkëpunim, duke synuar përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së procesit mësimor-edukativ. 🎯🌱

🤝 Së bashku për një shkollë më të mirë, më gjithëpërfshirëse dhe më të suksesshme!

🌟 Suksese dhe një vit të mbarë shkollor!

04/09/2026

📢 LAJMËRIM

🎓 Fillojnë regjistrimet për nxënësit me kohë të pjesshme!

📅 Ju njoftojmë se kanë filluar regjistrimet për nxënësit me kohë të pjesshme.

🤝 Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të paraqiten pranë shkollës për të kryer procedurën e regjistrimit.

📌 Dokumentet që duhet të kenë me vete:

🪪 Fotokopje të kartës së identitetit
📄 Vërtetim notash me foto ose Dëftesën e Lirimit
📱 Llogari aktive në e-Albania

✨ Ju mirëpresim dhe ju urojmë suksese! 📚🌟

Address

Lagjia Nr. 1, Rruga "Ilia Lara"
Korçë
7001

Opening Hours

Monday 08:00 - 14:00
Tuesday 08:00 - 14:00
Wednesday 08:00 - 14:00
Thursday 08:00 - 14:00
Friday 08:00 - 14:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla 9 Vjeçare "Stavri Themeli" Korçë Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shkolla 9 Vjeçare "Stavri Themeli" Korçë Faqja Zyrtare:

Share

Category