Pazari i Vjetër Korçë - TID Korça

Pazari i Vjetër Korçë - TID Korça Pazari është objekt me vlera të hershme historike, kulturore dhe artistike. Në strukturën urbanistike të qytetit, pazari krijonte një ansambël më vete.
(510)

Karakterizohet nga ndërtesa në përgjithësisht një dhe dy katëshe, rrugica të ngushta e një stil ndërtimi që tërheq vëmendjen e vizitorëve. Në shekujt e kaluar pazari ka qenë vendi i shkëmbimeve të tregtarëve që vinin nga Turqia, Greqia, Trieste dhe Venecia. Ai ka qenë i shquar për hanet e vendosur njëri pas tjetrit ku ia vlen të veçohet Hani i Elbasanit dhe Hani i Manastirit të cilët shërbenin si fjetore për njerëzit që vinin nga jashtë qytetit. Tregu me rreth 1.000 dyqane arriti kulmin e tij gjatë fundit të shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit të XX. Të dy pjesët e pazarit që ndaheshin nga lumi lidheshin me ura të drunjta, ndërsa rruga kryesore që vinte nga qyteti, e kalonte lumin mbi një urë të gurtë me qemerë, sipër së cilës ngrihen dyqane. Pazari është djegur tre herë por është ndërtuar sërish.

Address

Sheshi Liria
Korçë
7001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Pazari i Vjetër Korçë - TID Korça posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Pazari i Vjetër Korçë - TID Korça:

Shortcuts

Share