Gjakova Qyteti Im

Gjakova Qyteti Im Gjakova Qyteti IM HISTORIA E QYTETIT TË GJAKOVËS

Gjakova, si qytet dhe vendbanim shtrihet në pjesën qëndrore të Rrafsh*t të Dukagjinit.

Qyteti ka mbi 70.000 banorë, dhe së bashku me 84 fshatra, që gjenden në gjirin e komunës ka mbi 148.000 banorë. Sipërfaqja e gjithëmbarshme e kësaj komune është 586km2.Gjakova, nga lindja hapet në Rrafshin e Dukagjinit, ndërsa nga perëndimi ngrihet shkallë-shkallë Malësia e Gjakovës. Ndodhet në kryqëzimin e rrugëve Shkodër - Kosovë (në antikitet njihet si (VIA DE ZENTA) në rrugën që përshkron qyte

tet kryesore të Rrafsh*t të Pejës, Gjakovë, Prizren. Rrethohet prej lumit Erenik dhe Trakanicës (degë e Erenikut) dhe përshkrohet nga lumi Krena. Gjurmimet e tanishme tregojnë se këto vende ishin të populluara qysh në fillim të erës sonë, në grupe të vogla banorësh, por asnjëherë me tendencë të formimit të mirëfilltë urban. Gjakova u themelua si qytet në kohën e sundimit osman; pjesa e vjetër e qytetit u ndërtua në hapësirën në mes të Krenës dhe ë‡abratit, në një tokë më kopshte të ujitura nga burime të shumta. Themelues i qytetit të Gjakovës ishte Sylejman Efendiu, apo sië§ njihet ndryshe Hadum Aga, i lindur në rrethin e Gjakovës.Në vitet 1576-77 Hadim Aga synon ta themelojë një qytet. Pikë së pari Hadim Aga orientohet nga fushat e Jak Vulës, por Jak Vula në fillim nuk donte tija shiste tokën, por Hadim Aga dhe Jak Vula arritën një kompromis, që Hadim Aga qytetin që do ta ndërtonte tija vinte emrin JAKOVË (nga turqishtja fusha e Jakut) emërtim që është përdorur deri në fillim të shekullit të XX. Rreth Xhamisë së Hadumit filloi së ndërtuari ë‡arshia e Madhe, në stilin oriental. Në afërsi të tyre ndërtohen shtëpitë e para të feudalëve (bejlerëve) të rinjë. Këta ndërtuan kulla (tipike shqipëtare), kryesisht në sheshin, që sot nijhet si Fusha e Sahatit. (afër Teqes së Madhe)
Në vitin 1662 Gjakova zhvillohej me hapa të shpejtë, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë kulturor.Qyteti ka mbi 2000 shtëpi, xhami të vogla dhe dy të tjera të mëdha ,një hamam të bukur, hane, dhe 300 dyqane të mbushura plot me mallra të ndryshme, ndërsa në vitin 1838 në Gjakovë gjendet qarshia e gjatë me numër të madh dyqanesh, me plot mallra që kanë eksportin e tyre të qmuar në tregje, forcën e madhe ekonomike të esnafeve, të cilët ishin në gjendje të ndërmirrnin dhe ndërtime të infrastrukturës, sië§ janë p.sh Ura e Terzive dhe Ura e Tabakëve.Gjatë periudhës osmane Gjakova lulëzonte në qdo aspekt. Njerzit ishin të lirë të punonin, ekzistonte ligji i Sheriatit që siguronte qetësi dhe siguri.Pothuajse të gjihta pozitat kyqe udhëheqëse, i mbanin vendasit të cilët kujdeseshin për një barazi sociale. Pra siq e shohim Gjakova është qytet shum i vjetër, me monumentet e saja kulturore e historike si p.sh Qarshia e Madhe e cila nuk e ka më vlerën kulturore të saj, ngase në vitet 1998-1999 u dogj nga forcat serbe, por prap se prap ajo është ndërtuar në stilin e saj të vjetër oriental. Me ura të vjetra siq janë Ura e Tabakëve e ndëruar nga Esnafi i Tabakëve dhe Ura e Terzive e ndëtuar nga Esnafi i Terzive, me teqe e xhami të vjetra si p.sh Teqja e Madhe e ndërtuar në vitin 1733, Teqja e Bektashive e ndërtuar në vitin 1776, me xhaminë e Hadumit e ndëtuar në vitin 1594/95, me xhaminë e Mulla Jusufit e ndërtuar në vitin 1854 e shumë, e shumë monumente tjera

Address

Gjakove
Kosova E Madhe
50000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjakova Qyteti Im posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Gjakova Qyteti Im:

Share