12/06/2026
💙 12 QERSHOR – DITA BOTËRORE KUNDËR PUNËS SË FËMIJËVE
Sot, në Shëtitoren e Shëngjinit, Njesia Për Mbrojtjen e Fëmijëve organizoi aktivitetin sensibilizues me temë:
"Fëmijëria nuk është punë – çdo fëmijë ka të drejtë të ëndërrojë"
Aktiviteti mblodhi së bashku përfaqësues të institucioneve, fëmijë, qytetarë dhe OJF, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi parandalimin e punës, lypjes dhe çdo forme shfrytëzimi të fëmijëve.
Në kuadër të këtij aktiviteti u prezantua Task Forca Lokale për monitorimin e rasteve të fëmijëve në situatë rruge, gjatë sezonit turistik.
Përmes monologut "Zëri i Fëmijëve" dhe instalacionit ndërgjegjësues si një hapësirë ku vizitorët mësojnë mbi ndikimin e punës së fëmijëve dhe rëndësinë e mbrojtjes së tyre", u përcoll mesazhi se çdo fëmijë meriton një fëmijëri të lumtur.
🤝 Bashkia Lezhë falënderon të gjitha institucionet partnere dhe pjesëmarrësit për kontributin dhe angazhimin e tyre në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Le të punojmë së bashku që çdo fëmijë të ketë mundësinë të jetojë fëmijërinë që meriton.