27/08/2026
TRAGJEDI E RËNDË PËR NJË FAMILJE SHQIPTARE LUSHNJARE NË SHBA
Një tragjedi e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Jacksonville të SHBA-së, por dhimbja ka mbërritur edhe në Lushnje, prej nga është me origjinë familja Manati.
Një zjarr shkatërrues i mori jetën tragjikisht tre fëmijëve, ndërsa katër anëtarë të tjerë të familjes, mes tyre dy prindërit dhe dy fëmijë, ndodhen në spital në gjendje kritike.
Ngjarja ka tronditur thellë komunitetin vendas në Jacksonville, komunitetin shqiptar atje, por edhe komunitetin Lushnjar, që sot ndan dhimbjen e kësaj familjeje.
Në këto momente të vështira, solidariteti është më i rëndësishëm se kurrë. Kushërira e familjes, Alessia Firi, ka nisur një fushatë GoFundMe për të ndihmuar me shpenzimet mjekësore dhe të funeralit.
Kush dëshiron të ndihmojë familjen Manati, linkun e GoFundMe e gjeni në BIO të faqes Lushnja 360.
🔗 GOFUNDME: HELP THE MANATI FAMILY HEAL - https://www.gofundme.com/f/help-the-manati-family-heal
Çdo kontribut, sado i vogël, mund të jetë një ndihmë e madhe për këtë familje në këto momente të jashtëzakonshme.
Tre fëmijë u larguan nga kjo botë shumë herët…
Katër jetë të tjera vazhdojnë betejën.
Lushnja 360 shpreh Ngushëllimet më të thella për familjen Manati dhe të gjithë të afërmit e tyre.
U prehshin në paqe tre engjëjt. Zoti u dhëntë forcë atyre që po luftojnë për jetën