Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet dega Lushnje

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet dega Lushnje Çamëria nuk harron

🇦🇱 35 vjet më parë, studentët e Dhjetorit ngritën zërin kundër një prej diktaturave më të egra në Europë dhe i hapën rru...
08/12/2025

🇦🇱 35 vjet më parë, studentët e Dhjetorit ngritën zërin kundër një prej diktaturave më të egra në Europë dhe i hapën rrugën Demokracisë, shpresës dhe lirisë për shqiptarët.

Sot, 35 vjet më pas, vendi ynë përballet me sfida të reja. Një valë e madhe emigracioni ka boshatisur Shqipërinë. Qindra mijëra të rinj e familje janë larguar, duke e renditur vendin mes shteteve me ikjen më të lartë në kontinent.

Megjithëse kanë kaluar dekada, plagët e komunizmit ende nuk janë shëruar plotësisht. Mentaliteti i vjetër, strukturat e kalbura dhe figura që i përkasin së shkuarës vazhdojnë të mbajnë peng zhvillimin e vendit. Sot, organizatat ndërkombëtare e klasifikojnë Shqipërinë si një “demokraci hibride”, ende në tranzicion.

Është koha të mbyllim njëherë e mirë çdo kapitull që na rikthen te e kaluara e errët, dhe të ndërtojmë një shtet që i jep shqiptarëve arsye të qëndrojnë, të jetojnë e të besojnë se e ardhmja mund të ndërtohet këtu.
🇦🇱 Për një Shqipëri që nuk braktiset. Për një të ardhme që ndërtohet nën një flamur dhe me një atdhe.




Klubi i Patriotëve të Rinj në përgjigje ndaj komenteve fyese rreth pozicionimit politik të PDIU në këto zgjedhje.Në botë...
10/03/2025

Klubi i Patriotëve të Rinj në përgjigje ndaj komenteve fyese rreth pozicionimit politik të PDIU në këto zgjedhje.

Në botën e zhvilluar ku funksionon demokracia, nuk ekziston fare nevoja për parti politike që të përfaqësojnë dhimbjen e ndonjë populli që ka përjetuar genocid dhe shpërngulje me forcë. Por ekziston aktivizmi individual, social dhe ligjor. Shqipëria pati fatin e keq që përveçse iu gjymtuan dy krahët e saj: Kosova dhe Çamëria, iu desh që për të mos fshirë nga historia Çamërinë, të krijonte jo vetëm Shoqatën Patriotike Çamëria por edhe Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet. E pavarësisht ngritjes së çështjes Çame në Parlamentin e Shqipërisë, amaneti i të parëve tanë sigurisht nuk është shlyer dot plotësisht. Kjo sepse nuk mjafton vullneti i një partie, por duhen politika dhe qasje shtetërore të mirëmenduara. Kjo do ishte idealja nqs në Shqipëri demokracia do funksiononte vërtet dhe nqs këtu nuk do kishim një sistem politik me kaq shumë të meta.
E meqë nuk jetojmë në një Shqipëri të idealit, por jetojmë në një Shqipëri të hallit, është rrjedhojë logjike që edhe PDIU të kushtëzohet dhe të bëjë zgjedhje jo-ideale.
Mediat, për të sh*tur lajmin e ditës, shfaqin fytyrat e krerëve të partive në Koalicionin Shqipëria Madhështore, dhe vënë në dukje se brenda këtij koalicioni është "Partia Çame bashkë me Partinë Greke". Në fakt nuk është kështu. PDIU ka një marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Demokratike, dhe është Partia Demokratike që në lirinë e saj bën marrëveshje bashkëpunimi edhe me parti të tjera. Ky nuk është rasti "miku i mikut tim është miku im", por është ilustrim që tregon defektin e një sistemi që favorizon dy partitë e mëdha në dëm të partive të vogla. E brenda këtij sistemi politik difektoz, PDIU-së i duhet sërish të qëndrojë e angazhuar për të mbajtur gjallë një çështje që vetëm pak dekada më parë ishte në rrezik shuarje të përjetshme.
Zërat që e mendojnë politikën si një reality show, janë të njëjtët që kur komentojnë zgjedhjet politike jo-konvencionale të liderëve botërorë, i cilësojnë ato si "strategji të mirëmenduara", ndërsa kur zgjedhjet politike jo-konvencionale i bën PDIU-ja i cilësojnë ato si "tradhëti" apo "sh*tje". Ky standard i dyfishtë nga ana e të vetëquajturve analistë e opinionistë, është pjesë e problemit që kemi ne si shoqëri, dhe është një nga arsyet pse duket sikur nuk po bëjmë përpara si vend.
PDIU e ka treguar veten se për çfarë qëndron dhe çfarë është e aftë të bëjë. Rasti më i freskët është miratimi në Parlament i deklaratës për t'i kërkuar zyrtarisht shtetit grek heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë. Kjo deklaratë, e propozuar nga PDIU, u votua nga mazhoranca dhe opozita; duke i bërë bashkë të djathtë e të majtë, duke hequr për një moment blunë apo lejlanë për të veshur ngjyrat kuq e zi të flamurit tonë kombëtar. Ja se çfarë bën PDIU-ja dhe se çfarë do vazhdojë të bëjë: të vendosë interesin kombëtar mbi interesin politik.
Por kjo, të dashur miq, nuk bëhet dot nëse nuk ka përfaqësim të PDIU-së si entitet politik të veçantë në Parlamentin e Shqipërisë. Mos mendoni se të djathtët apo të majtët një ditë do kujtoheshin vetëvetiu për Çamërinë, Ligjin e Luftës apo çështje të tjera kombëtare, pa pasur një PDIU që t'ua kërkonte. Kështuqë ftojmë të gjithë ata që mendojnë bardh-e-zi dhe që mendojnë në terma "o me ne o kundër nesh", apo që mendojnë si makiavelistë, të shqyrtojnë realitetin e gjërave, situatën ku ndodhemi dhe se cilat janë zgjedhjet më të dobishme politike në interes të çështjes çame dhe kombëtare.
PDIU është një parti me burra dhe gra punëtorë dhe të zgjuar, me mendime politike dhe filozofike tepër të larmishme, dhe të gjitha këto mendime mirëpriten në mbledhjet dhe diskutimet tona me një frymë demokratike për t'u pasur zili. Kemi mirërpritur dhe mirëpresim çdo sugjerim apo vërejtje se si PDIU mund të funksionojë më mirë dhe se si mund ta përfaqësojmë çështjen çame dhe shqiptare më mirë. Çfarë ka bërë PDIU për Çamërinë? Plot, por jo gjithçka. Por atyre që u shkon ndër mend vetëm të ofendojnë nëpër komente i pyesim: ti çfarë ke bërë për Çamërinë, dhe a ke trokitur ndonjëherë qoftë edhe për të dhënë mendimin tënd se si x apo y punë mund të bëhet më mirë?
Nëse thjesht do t'i japësh vetes tagër nëpërmjet komenteve jo-etike dhe fyese, atëherë nuk ke bërë ndonjë punë për Çamërinë, thjesht ke rënë pre e egos tënde për të marrë kënaqësinë momentale të rrjeteve sociale.
Ne do vazhdojmë të jemi një parti atipike, larg kultit të individit, larg tifozerisë së ngjyrave të partisë, larg absolutizmit, por me këmbë në tokë, me amanet të qartë, dhe me të drejtën e Zotit për të bërë çmos që kauzat tona të mos harrohen e të mos censurohen.
Ne jemi krijuar nga një dhimbje, plaga jonë është ende e pambyllur, zërat e të parëve tanë vazhdojnë të kumbojnë në veshët tanë. Por Zoti është me ne sepse Zoti është me të shtypurit e pafajshëm. Kështuqë për aq kohë sa e drejta dhe e moralshmja janë të skalitura në vetë ADN-në e PDIU-së, ne nuk ndihemi të zhvlerësuar nga fjalët e telefonit të prishur në media dhe rrjete sociale.
Çamëria nuk është pronë e asnjë partie politike. Çamëria është amanet. Çështjet kombëtare janë amanet. Ne ftojmë të na bashkohet kushdo që e ndjen këtë amanet si thirrje të brendshme, për t'i dhënë edhe njëherë leksion politikës shqiptare se ekzistojnë njerëz të ndershëm që vendosin interesin kombëtar mbi interesin politik.

Rroftë Çamëria! Rroftë Shqipëria! Zoti e bekoftë dhe e përmirësoftë popullin tonë! 🇦🇱

19/07/2024
17/06/2024

22 Qershor Ora 18:00

Kllogjer, Sarandë

Në përkujtim të 80-vjetorit të gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë ju ftojmë të gjithëve të bëheni pjesë e pelegrinazhit në "Varrezat Monumentale “Trëndafilat e Çamërisë", e të vendosim së bashku një trëndafil, për 2900 vetët që prehen aty.

Ju ftojmë të gjithëve të merrni pjesë në përkujtim të dëshmorëve tanë!

Pas muajit të madhërishëm të Ramazanit, i mbushur me plot sakrifica, i urojmë të gjithë besimtarëve myslimanëGëzuar Fitë...
10/04/2024

Pas muajit të madhërishëm të Ramazanit, i mbushur me plot sakrifica, i urojmë të gjithë besimtarëve myslimanë
Gëzuar Fitër Bajramin!

10/03/2024
Me rastin e 33 - vjetorit  të Shoqatës Patriotike “Çamëria” ju ftojmë ditën e Shtunë në 27 Janar, në Hotel Tirana Intern...
24/01/2024

Me rastin e 33 - vjetorit të Shoqatës Patriotike “Çamëria” ju ftojmë ditën e Shtunë në 27 Janar, në Hotel Tirana International, ora 11:30 në aktivitetin e organizuar me këtë rast.
Jeni të mirëpritur të gjithë!

Address

Lushnjë
9001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet dega Lushnje posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet dega Lushnje:

Share