05/09/2026
Në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës kujtojmë me respekt dhe mirënjohje figurën e shenjtë dhe simbolin botëror të dashurisë, humanizmit dhe përkushtimit ndaj më të varfërve.
Nënë Tereza na mësoi se nuk është e nevojshme të bëjmë gjëra të mëdha për të ndryshuar botën. Mjafton të bëjmë me dashuri gjërat e vogla, të shtrijmë dorën ndaj atij që ka nevojë, të falim, të ndihmojmë dhe të mos jemi indiferentë përballë dhimbjes së tjetrit.