Sofjan Jaupaj

Sofjan Jaupaj Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Sofjan Jaupaj, Government Official, Përmet.

15/09/2026

📍Shkup, në Takimin Rajonal të Kryenegociatorëve për Integrimin në Bashkimin Evropian, për të përfaqësuar Shqipërinë. 🇦🇱🇪🇺
Një takim i rëndësishëm për përshpejtimin e reformave dhe përafrimin me standardet evropiane, me një fokus të veçantë te dimensioni mjedisor.

Gjatë vizitës sime në Shkup, në kuadër të takimit rajonal të kryenegociatorëve dhe përfaqësuesve përgjegjës për Integrim...
15/09/2026

Gjatë vizitës sime në Shkup, në kuadër të takimit rajonal të kryenegociatorëve dhe përfaqësuesve përgjegjës për Integrimin Evropian, zhvillova një takim të frytshëm me Ministrin e Mjedisit të Maqedonisë së Veriut, Muamet Hoxha.

Diskutuam angazhimin tonë të përbashkët për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit, si një pasuri natyrore dhe kulturore që na bashkon, si dhe zhvillimin e projekteve konkrete ndërkufitare në zonën Korab–Koritnik dhe Malin e Sharrit.

Në fokus të bisedës ishte edhe sfida e përbashkët e menaxhimit të mbetjeve, shkëmbimi i përvojave dhe forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve për modernizimin e këtij sektori sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Mbrojtja e natyrës nuk njeh kufij, ndaj bashkëpunimi rajonal mbetet thelbësor për rezultate të qëndrueshme dhe për avancimin e përbashkët në rrugën drejt BE-së. 🇦🇱🤝🇲🇰

🇦🇱🤝🇸🇦 Pata kënaqësinë të prisja sot në Ministrinë e Mjedisit Lartësinë e Tij Mbretërore, Princin Naif bin Abdullah bin S...
14/09/2026

🇦🇱🤝🇸🇦 Pata kënaqësinë të prisja sot në Ministrinë e Mjedisit Lartësinë e Tij Mbretërore, Princin Naif bin Abdullah bin Saud bin Abdulaziz Al Saud, së bashku me një delegacion investitorësh nga Mbretëria e Arabisë Saudite dhe vendet partnere.

Diskutuam mbi potencialin që ofron Shqipëria për investime të qëndrueshme në ekonominë e gjelbër, energjinë e rinovueshme, menaxhimin e mbetjeve dhe ujërave, turizmin e qëndrueshëm dhe zhvillimin e zonave me vlera natyrore. Shqipëria po ndërton një model ku rritja ekonomike dhe mbrojtja e mjedisit ecin së bashku.

Synimi ynë është ta shndërrojmë interesin ndërkombëtar në projekte konkrete, që sjellin kapital, teknologji dhe ekspertizë, duke respektuar standardet mjedisore dhe pasurinë natyrore të vendit. Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të urave të reja të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe sektorit privat.

MIRËMËNGJES 😊 Suksese nxënësve, mësuesve e prindërve në këtë vit të ri shkollor! 📚Krahas dijes, le të kultivojmë edhe da...
14/09/2026

MIRËMËNGJES 😊 Suksese nxënësve, mësuesve e prindërve në këtë vit të ri shkollor! 📚

Krahas dijes, le të kultivojmë edhe dashurinë për natyrën, sepse edukimi mjedisor nis në shkollë dhe na shoqëron gjatë gjithë jetës. 💚

13/09/2026

🌲🌳 Nga fara te fidani dhe nga fidani te pylli - gjithçka nis në fidanishten e kompanisë “Kurora” sh.p.k. në Gramsh.

E ngritur dhe e drejtuar me përkushtim nga Ilir Dedja, kjo fidanishte është dëshmi e punës së palodhur, kujdesit dhe dashurisë për natyrën. Këtu, çdo fidan kultivohet me durim për t’u shndërruar nesër në pjesë të pyjeve tona dhe në një kontribut konkret për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra.

Sipërmarrje të tilla tregojnë se zhvillimi ekonomik dhe dimensioni mjedisor mund dhe duhet të ecin së bashku, duke krijuar punësim, duke mbështetur ekonominë vendase dhe duke investuar në pasurinë pyjore të Shqipërisë.

🌿 Gjithnjë e më shumë vizitorë po zgjedhin të eksplorojnë natyrën shqiptare dhe Zonat tona të Mbrojtura.Gjatë periudhës ...
11/09/2026

🌿 Gjithnjë e më shumë vizitorë po zgjedhin të eksplorojnë natyrën shqiptare dhe Zonat tona të Mbrojtura.

Gjatë periudhës qershor–gusht 2026, Shkodra, Vlora dhe Korça kryesuan listën e destinacioneve më të vizituara. Vetëm gjatë këtyre tre muajve, Zonat e Mbrojtura pritën mbi 3 milionë vizitorë, 9.3% më shumë se një vit më parë.

Ndërsa nga janari deri në gusht 2026, numri i vizitorëve arriti në mbi 4.5 milionë, duke shënuar një rritje prej 11.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Më shumë vizitorë do të thotë më shumë interes për natyrën shqiptare, por edhe më shumë përgjegjësi për ta respektuar, ruajtur dhe mbrojtur atë. 💚🇦🇱

🇦🇱🤝🇺🇳 Sot në Ministri prita z. Kamal Kishore, Përfaqësues i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara...
10/09/2026

🇦🇱🤝🇺🇳 Sot në Ministri prita z. Kamal Kishore, Përfaqësues i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Reduktimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë dhe drejtues i UNDRR-së dhe delegacionin që e shoqëronte.

Në qendër të bisedës ishte forcimi i bashkëpunimit për parandalimin dhe reduktimin e rreziqeve nga fatkeqësitë, rritjen e qëndrueshmërisë së vendit ndaj pasojave të ndryshimeve klimatike, si dhe përmirësimin e planifikimit dhe të kapaciteteve institucionale për mbrojtjen e komuniteteve, territorit dhe ekosistemeve tona.

Shqipëria po përballet gjithnjë e më shpesh me zjarre, përmbytje, thatësira dhe fenomene ekstreme të motit. Për këtë arsye, kalimi nga reagimi ndaj emergjencave te parandalimi dhe menaxhimi i integruar i rrezikut është një domosdoshmëri.

Me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara dhe të partnerëve ndërkombëtarë, do të vijojmë të investojmë në dije, teknologji, sisteme paralajmërimi të hershëm dhe koordinim më të mirë ndërinstitucional. 🇦🇱🇺🇳🌱

🤔 Sa mirë e njihni bengun (Oriolus oriolus)? 🐦🌿Zbuloni disa kuriozitete interesante për këtë shpend të veçantë, të dallu...
10/09/2026

🤔 Sa mirë e njihni bengun (Oriolus oriolus)? 🐦🌿

Zbuloni disa kuriozitete interesante për këtë shpend të veçantë, të dallueshëm për pendët e tij në ngjyrë të verdhë të artë, fluturimin e shpejtë dhe zërin e tij karakteristik. ✨🎶 Bengu është një shpend mjaft i fshehtë, që qëndron shpesh mes kurorave të pemëve, ku ushqehet me insekte dhe fruta. 🌳🍒

🌳 🇦🇱 🌼 🏔️

09/09/2026

🌍 Diplomacia mjedisore në veprim!

Në 📍Strasburg, për të forcuar bashkëpunimin me partnerët europianë dhe për të siguruar më shumë mbështetje e ekspertizë në përmbushjen e standardeve të Kapitullit 2️⃣7️⃣, duke e afruar Shqipërinë edhe më shumë me Bashkimin Europian. 🇦🇱🇪🇺

06/09/2026

🌿 A jeni gati të zbuloni një prej thesareve të fshehura të natyrës shqiptare?

Mes maleve, gjelbërimit dhe ujërave të kristalta, Sarandapori të fton në një aventurë ku çdo shteg zbulon një pamje të re. 🥾💧

Një destinacion për të gjithë ata që duan hiking-un, natyrën dhe qetësinë larg zhurmës.💚🇦🇱

Address

Përmet

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Sofjan Jaupaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share