Bashkia Përmet-Faqja Zyrtare

Bashkia Përmet-Faqja Zyrtare Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Bashkia Përmet-Faqja Zyrtare, Government Organization, Permeti.

📚 SUKSESE VITIN E RI SHKOLLOR!Sot, fëmijët tanë i rikthehen bankave të shkollës me emocione dhe ëndrra të reja.Zilja e p...
14/09/2026

📚 SUKSESE VITIN E RI SHKOLLOR!

Sot, fëmijët tanë i rikthehen bankave të shkollës me emocione dhe ëndrra të reja.
Zilja e parë shënon fillimin e një rrugëtimi që sjell dije, miqësi dhe suksese. 🌟

Urimi më i veçantë shkon për vogëlushët që u ulën për herë të parë në bankat e shkollës sot nis aventura më e bukur e jetës suaj! 🙏

👩‍🏫 Faleminderit mësuesve për përkushtimin dhe dashurinë me të cilën udhëhiqni fëmijët çdo ditë.

🎉 Suksese të gjithë nxënësve në këtë vit të ri shkollor!



🇦🇱 83 VITE NGA ÇLIRIMI I PËRMETIT! 🌹📌 13 Shtatori mbetet një nga datat më të rëndësishme në historinë e qytetit tonë, di...
13/09/2026

🇦🇱 83 VITE NGA ÇLIRIMI I PËRMETIT! 🌹

📌 13 Shtatori mbetet një nga datat më të rëndësishme në historinë e qytetit tonë, dita e Çlirimit të Përmetit.

➡️ Sot, 83 vite më pas, kujtojmë me nderim dhe mirënjohje sakrificën e patriotëve dhe luftëtarëve që dhanë jetën për lirinë.

🙏 Përulemi me respekt përpara veprës së djemve e vajzave, burrave e grave që luftuan dhe sakrifikuan për një Përmet të lirë.

🇦🇱 Liria u fitua me guxim, sakrificë dhe gjakun e dëshmorëve.

🙏 I përjetshëm qoftë kujtimi i të rënëve dhe nderimi për këtë ditë të shënuar të historisë së Përmetit!

MIRËMËNGJES 😊Përgatitjet për një fillim sa më të mbarë të vitit të ri shkollor kanë vijuar edhe në kopshte për t’u sigur...
12/09/2026

MIRËMËNGJES 😊

Përgatitjet për një fillim sa më të mbarë të vitit të ri shkollor kanë vijuar edhe në kopshte për t’u siguruar që vogëlushët tanë t’i gjejnë ambientet të gatshme, të sigurta dhe të përshtatshme për ta 🧸🌈
Gati për t’i mirëpritur me shumë buzëqeshje e dashuri! 🫶
Ju uroj fundjavë të mbarë!

10/09/2026

💼 DYFISHO SIPËRMARRJEN TËNDE!

Mundësi të reja financimi për mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe për fermerët, për të investuar, modernizuar dhe zgjeruar aktivitetin e tyre.

Në kuadër të programit qeveritar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, të mbështetur nga Garancia Sovrane e Qeverisë Shqiptare, ofrohen:

🔹 Garanci Sovrane deri në 70%
🔹 Normë interesi orientuese 2–3%
🔹 Financim deri në 200 milionë lekë
🔹 Asistencë teknike falas për hartimin e planit të biznesit dhe dokumentacionit të aplikimit.
🌱 Programi përfshin edhe bujqësinë dhe agro-përpunimin, si një nga sektorët prioritarë.

📌 Për kriteret e përfitimit, mënyrën e aplikimit, bankat pjesëmarrëse dhe informacion të mëtejshëm, vizitoni faqen zyrtare të programit:

👉 dyfisho.ekonomia.gov.al

📚🎒 SHKOLLAT GATI PËR TË MIRËPRITUR NXËNËSIT TANË!Dje, së bashku me drejtuesen e Zyrës Arsimore, vizituam të gjitha shkol...
09/09/2026

📚🎒 SHKOLLAT GATI PËR TË MIRËPRITUR NXËNËSIT TANË!

Dje, së bashku me drejtuesen e Zyrës Arsimore, vizituam të gjitha shkollat e qytetit dhe të Njësisë Administrative, për të parë nga afër përgatitjet për nisjen e vitit të ri shkollor.

🏫 Pamë ambientet e shkollave, klasat dhe hapësirat ku shumë shpejt do të rikthehet gjallëria e fëmijëve tanë. Ndërkohë, në shkolla vijonte edhe shpërndarja e teksteve shkollore. 📚

Një emocion i veçantë është gjithmonë të shohësh vogëlushët që për herë të parë marrin librat e tyre dhe bëhen gati për të nisur një kapitull të ri. ❤️

Pas përgatitjeve të këtyre ditëve, shkollat tona janë gati të mirëpresin nxënësit më 14 Shtator.

🇦🇱 PËRMETI MIRËPRET PRESIDENTIN E REPUBLIKËS!Ishte kënaqësi të mirëprisnim dje në qytetin tonë Presidentin e Republikës,...
05/09/2026

🇦🇱 PËRMETI MIRËPRET PRESIDENTIN E REPUBLIKËS!

Ishte kënaqësi të mirëprisnim dje në qytetin tonë Presidentin e Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, në Bashkinë e Përmetit, në një vizitë që vijoi me njohjen nga afër me trashëgiminë tonë kulturore dhe disa prej sipërmarrjeve që përfaqësojnë traditën dhe punën e përmetarëve

🏛️ Një pjesë e veçantë e kësaj vizite ishte ndalesa sot në Frashër, një prej vendeve ku historia, besimi dhe kujtesa kombëtare ndërthuren në mënyrë të veçantë. Në këtë trevë u formësuan dhe morën udhë tri figura të mëdha të Rilindjes Kombëtare, Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri, emrat e të cilëve janë të lidhur pazgjidhshmërisht me historinë dhe identitetin tonë kombëtar.

🕌 Vizita vijoi sot në Teqenë e Frashërit, ku patëm kënaqësinë të ishim së bashku me Presidentin Begaj dhe Kryegjyshin Botëror Bektashian, Shenjtërinë e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, në përkujtimin e 245-vjetorit të Teqesë së Frashërit.
🙏 Mirënjohje Presidentit për vizitën dhe vëmendjen e treguar ndaj Përmetit, si dhe Kryegjysh*t Botëror për praninë dhe kontributin e tij në ruajtjen dhe përcjelljen e vlerave të kësaj treve.

🇦🇱 Përmeti aty ku historia dhe tradita vazhdojnë të jetojnë në brezat e rinj.

FESTA E TEQESË SË FRASHËRIT!🎉Festohet sot dita e Teqesë së Frashërit🕌, një monument me vlera kulturore dhe historike.🖇️E...
05/09/2026

FESTA E TEQESË SË FRASHËRIT!

🎉Festohet sot dita e Teqesë së Frashërit🕌, një monument me vlera kulturore dhe historike.

🖇️Emri i mirë i saj nuk lidhet vetëm me Bektashizmin por mbi të gjitha për përpjekjet dhe kontributin e saj për gjuhën e shkollën shqipe.📜🏫🖋📖 📝 Teqeja e Frashërit përbën fillesat e arsimit shqip në rrethin e Përmetit. 📚

Teqeja 🕌 u ndërtua më 1781 nga Sulejman Beu i Frashërit. Në 1908 u hap në këtë teqe shkolla e parë shqipe nga baba Alushi. 📃Mori statusin monument kulture🕌 në vitin 1973.

🕌 Një kontribut të veçantë në rindërtimin dhe ruajtjen e kësaj trashëgimie ka dhënë edhe Baba Hekurani, duke u kujdesur që kjo vatër e shenjtë të vijojë të përcjellë vlerat e saj ndër breza.

🕌 Ky monument përveçse ka vlera shpirtërore 🙏për besimtarët bektashianë 👫, shihet edhe si një objekt me vlera të rralla kulturore dhe historike për vizitorët vendas dhe të huaj. 👫

🙏Gëzuar gjithë besimtarëve bektashianë të Përmetit e më gjerë, me këto pamje nga vendi i shenjtë 🕌 ku u mëkua dashuria për zotin💚, ku u mësua gjuha shqipe🔤, ku u edukuan rilindasit📖 dhe ku iu 🖋️këndua natyrës e atdheut.


🕊️ SHËN NËNË TEREZA NJË DRITË PËR NJERËZIMIN 🇦🇱Sot kujtojmë me mirënjohje Shën Nënë Terezën, bijën e madhe shqiptare dhe...
05/09/2026

🕊️ SHËN NËNË TEREZA NJË DRITË PËR NJERËZIMIN 🇦🇱

Sot kujtojmë me mirënjohje Shën Nënë Terezën, bijën e madhe shqiptare dhe simbolin e dashurisë, bamirësisë dhe humanizmit. 🤲❤️

✨ Përmes jetës dhe veprës së saj, ajo na mësoi të jemi pranë atyre që kanë më shumë nevojë, të ruajmë dinjitetin e çdo njeriu dhe të mos humbasim kurrë shpresën.

🇦🇱 Një krenari shqiptare, një frymëzim për mbarë njerëzimin. 🕯️

NDRIÇIMI I HYRJEVE TË QYTETIT ME ENERGJI DIELLORE! 💡Një tjetër investim që përmirëson infrastrukturën dhe sigurinë në hy...
04/09/2026

NDRIÇIMI I HYRJEVE TË QYTETIT ME ENERGJI DIELLORE! 💡

Një tjetër investim që përmirëson infrastrukturën dhe sigurinë në hyrjet e qytetit të Përmetit është tashmë i realizuar. ✅

Në bashkëpunim me Fondin Shqipëtar të Zhvillimit kemi mundësuar instalimin e sistemit të ri të ndriçimit në dy nga akset kryesore hyrëse të qytetit, përmes vendosjes së 55 shtyllave me ndriçues me panele diellore. 🌞🔋

📍 Ish-Parku – hyrja e fshatit Kutal
📍 Kryqëzimi i Stadiumit – lagjja Skutaraq

🌱 Përdorimi i energjisë diellore sjell një zgjidhje moderne dhe të qëndrueshme, duke kontribuar në ndriçimin e akseve rrugore, rritjen e sigurisë 🚦 dhe përmirësimin e pamjes së hyrjeve të qytetit.

KALENDARI AKTIVITETEVE MUAJI SHTATOR !Mirëmëngjes ☀️Ju prezantojmë me 🗓️kalendarin e aktiviteteve të muajit Shtator.Vjes...
02/09/2026

KALENDARI AKTIVITETEVE MUAJI SHTATOR !

Mirëmëngjes ☀️

Ju prezantojmë me 🗓️kalendarin e aktiviteteve të muajit Shtator.

Vjeshta🍁 me ngjyrat e arta🍂 vjen me aktivitete plot gjallëri.🤹‍♀️🎉



Address

Permeti

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkia Përmet-Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share