Kala e Dodës

Kala e Dodës Zbuloni historinë dhe bukuritë e Kalasë së Dodës, nën hijen e Korabit, një thesar në zemër të Dibrës!

Kala e Dodës is a municipality in the Dibër District, Dibër County, northeastern Albania. Kala e Dodës is part of the territory included in the proposed Korabi National Park.

Kur ja bejne keti keshtu, si na e bejne neve, ja nje cop bodigardi i shtetit ben si mafjoz, po vet shteti..!!!
23/07/2026

Kur ja bejne keti keshtu, si na e bejne neve, ja nje cop bodigardi i shtetit ben si mafjoz, po vet shteti..!!!

“Erdha sivjet”…U bona me ardh ma n’fund n’ket verë, moj nanë. E pata bâ nijet me ardh n’festa n’fundvit, e me ta gzu at ...
16/07/2026

“Erdha sivjet”…

U bona me ardh ma n’fund n’ket verë, moj nanë. E pata bâ nijet me ardh n’festa n’fundvit, e me ta gzu at shpirt.
Po... po vij ndryshe kët herë. Katër veta do m’bajnë, e mbase do bi pak erë.

Ti fytyrën krejt mos ma zbulu, se m’kanë mbet sytë çelë, qysh pa t’pa ty kam shku.

Fluturimi ka me m’zgjat, e shokt kanë nis me veten me mbajt inat, pse nuk më morën n’oxhakun e tyne at natë.
Ti, nanë, nisja e lajëm vet. Mos e le babën djalin e tij t’pajetë ma e prek.

Leji dyrt hapë, tjerët para meje durt kanë me t’i zgjat.

Nanë, ca kursime i pata heq mënjanë. Me to ma bleni qefinin e hapni t’pamë.

Arkivolin me flamur me ma mbështjell, se jam përmallu për at gjuhë e për at diell.

Shpesh herë rrugve kam përfundu e s’kam pas jorgan me u mbulu. E shpesh me barkun bosh kam qëndru, po vdekjen kurrë se pata mendu.

Para meje ca tjerë janë dorëzu. Zemra s’po t’pytke kur me pushu.
Shumë djem nanash, kështu si mu, kanë përfundu, e s’kanë pas qindarka xhenazen n’tokë tyne me e çu.

Një Zot e di si kena rreziku. E këto kohë mbylli veshët, mos i dëgjo tjerët vdekjen tu ma transformu.

Ma ulni nusen n’krah t’majtë, e mos e lini shumë me qajt.
Ti, nanë... Dhëndër a m’ke vesh?
M’i kreh flokët e mos u ço peshë...

Kur t’ma mbyllni arkivolin, mos e mbyllni me nxitim. Të çmallem, për tan kto vite, me vendin tim.

Ika jetën me u’a siguru, e nuk e mendova se vetëm zi kam me u pru.

Pak para se me ndrru jetë, djali juj nuk ishte i qetë. Nisi zemra fort me pompu, më doli vendit e nuk isha në gjendje me e ndalu.
Ashtu, tu zvarrit, veç ju... ju kam mendu.
“Ah, si nuk la njeri ky kurbet pa dërrmu”.

Nji grusht dhe prej oborrit ma hidhni mbi ballë, se veç ai ma ftoh at mall.

Babë, mos e ul kryt. E mos thuj: “Ma mori kurbeti djalin.”
Veç m’fal që s’munda me ta marr hallallin’.

29/06/2026

Tahir Sinani ne kala te dodes!

21/06/2026
Përshëndetje! Nëse keni bërë foto ose video nga festa e Radomirës sot, ju lutem m’i dërgoni. Faleminderit!
21/06/2026

Përshëndetje! Nëse keni bërë foto ose video nga festa e Radomirës sot, ju lutem m’i dërgoni. Faleminderit!

Nje pankarte. Pak fjale. Por nje dhimbje e madhe sa nje komb.“Ketu per ata qe na i zbuat jashte vendit.”Kjo nene nuk dol...
10/06/2026

Nje pankarte. Pak fjale. Por nje dhimbje e madhe sa nje komb.
“Ketu per ata qe na i zbuat jashte vendit.”

Kjo nene nuk doli ne proteste per veten. Doli per djemte e vajzat qe jane larguar. Per femijet qe i sheh vetem ne ekran. Per nipat e mbesat qe rriten larg gjuhes, traditave dhe vendit te tyre.
Shqiperia nuk po zbrazet rastesisht. Kur te rinjte largohen sepse nuk gjejne mundesi, kur familjet ndahen nga varferia, kur shpresa zevendesohet nga emigracioni, atehere kemi te bejme me nje plage kombetare.

Kjo pankarte eshte akuze ndaj kujtdo qe e ka sjelle vendin ne kete gjendje. Eshte zeri i mijera nenave qe presin nje telefonate, nje vizite, nje perqafim.

Sot nuk protestojne vetem per token, bregdetin, shkollat, spitalet apo pasurite publike. Protestojme edhe per ata qe nuk jane ketu. Per ata qe u detyruan te largohen nga vendi i tyre.

Prandaj thirrja shkon per cdo qytetar: mos rrini spektatore. Bashkohuni. Merrni pjese. Kerkoni te drejtat tuaja. Kerkoni nje Shqiperi ku njerezit jetojne me dinjitet, ku te rinjte ndertojne te ardhmen e tyre dhe ku nenat nuk detyrohen te mbajne pankarta malli per femijet e larguar.

Kur populli ngrihet i bashkuar, asnje pushtet nuk eshte me i forte se zeri i tij.

15/05/2026
Përshëndetje të gjithëve,Quhem Bora Kamberi dhe po kërkoj ndihmë për bashkëshortin tim, i cili ka pësuar një goditje të ...
12/05/2026

Përshëndetje të gjithëve,

Quhem Bora Kamberi dhe po kërkoj ndihmë për bashkëshortin tim, i cili ka pësuar një goditje të rëndë në tru (iktus), që ka ndryshuar plotësisht jetën tonë.

Që nga ajo ditë, familja jonë po përballet me një dhimbje shumë të madhe, por edhe me një betejë të gjatë plot shpresë. Sot, bashkëshorti im ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm, rehabilitim neurologjik intensiv dhe asistencë të përditshme. Edhe të hajë, të flasë dhe të lëvizë janë bërë sfida shumë të vështira.

Pavarësisht gjithçkaje, ai vazhdon të luftojë çdo ditë. Mjekët na kanë shpjeguar se një rehabilitim i specializuar mund ta ndihmojë të rikuperojë funksione të rëndësishme dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së tij. Për ne, kjo është një shpresë shumë e madhe.

Fatkeqësisht, kostot e rehabilitimit, kujdesit mjekësor, transportit dhe qëndrimit në Itali janë tepër të larta për familjen tonë. Për këtë arsye, me zemër në dorë, po ju kërkojmë ndihmë.

Çdo donacion, edhe i vogël, mund të bëjë një ndryshim të madh:

* për terapitë neurologjike intensive
* për vizitat mjekësore
* për barnat
* për asistencën e përditshme
* për t’i dhënë bashkëshortit tim një mundësi reale që të jetojë përsëri me dinjitet

Nëse nuk mund të dhuroni, ju lutemi të paktën shpërndajeni këtë fushatë bamirësie. Edhe një shpërndarje e thjeshtë mund të na ndihmojë të arrijmë tek njerëz me zemër të madhe.

Faleminderit nga zemra të gjithëve për mbështetjen, lutjet dhe ndihmën.

Me shpresë dhe mirënjohje,
Bora.

Ciao a tutti, Mi chiamo Bora e sto chiedendo aiuto per mio marito, che ha sub… Boranda Kamberi needs your support for Una speranza di recupero per Lumturi

Address

Kala E Dodes
Peshkopi

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kala e Dodës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Kala e Dodës:

Shortcuts

Share