Partia Mundësia Dega Dibër

Partia Mundësia Dega Dibër Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Partia Mundësia Dega Dibër, Political Party, Peshkopi, Dibër, Peshkopia.

10/08/2026
Kujdestari ligjor i 6 motrave jetime ka reaguar pas debatit për përjashtimin e deputetit Agron Shehaj nga Parlamenti, du...
29/07/2026

Kujdestari ligjor i 6 motrave jetime ka reaguar pas debatit për përjashtimin e deputetit Agron Shehaj nga Parlamenti, duke deklaruar se paga e tij ka qenë prej më shumë se 8 vitesh një mbështetje për këto vajza.

Në reagimin e tij, ai shprehet se flet me përgjegjësi të plotë si personi që është kujdesur për to që nga dita e parë, duke pretenduar se institucionet shtetërore nuk kanë ofruar mbështetje konkrete për familjen.

“Qeveria e Edi Ramës kurrë nuk është kujdesur qoftë në një rast të vetëm. Edhe sikur të kishte dërguar një psikologe për 8 vjet, qeveria apo pushteti lokal. Apo, a ka dërguar në një rast të vetëm ndonjë punonjëse të shërbimit social? Zero! Asgjë”, shprehet ai.

Sipas tij, modeli i ndihmës së ofruar nga Agron Shehaj është një rast i rrallë humanizmi dhe largimi i tij nga Parlamenti do të ndikonte edhe te mbështetja që u është dhënë vajzave.

“Modelet e tilla ndodhin shumë rrallë, por edhe kur ndodhin ato, duhet t’i shtypin me sa të munden. I shtypin sepse nuk është modeli që ata duan”, përfundon reagimi i tij.

27/07/2026

Mashtruesi Edi Rama!

26/07/2026

13 vite qeverisje të PS-së dhe asnjë projekt për zhvillimin e Llixhave të Peshkopisë.

Llixhat e Dibrës janë një nga pasuritë më të mëdha natyrore dhe ekonomike të këtij qarku, por sot ndodhen në një gjendje të mjerueshme. Pas 13 vitesh qeverisje të PS-së, nuk shohim asnjë projekt serioz e ambicioz për modernizimin e tyre, asnjë investim që t’i kthejë në një destinacion turistik me standarde europiane dhe motor të zhvillimit ekonomik për Dibrën. Ndërkohë, investimet publike janë përqendruar kryesisht në fusha të tjera, pa u bërë publik një projekt madhor për transformimin e llixhave.

25/07/2026

Punimet e HEC-it Dohoshisht jo vetëm po dëmtojnë e tjetërsojnë rrjedhën natyrore të lumit Drin i Zi, por po vënë në rrezik të drejtpërdrejtë edhe kalanë – monument kulture!
Në emër të "zhvillimit", po shkatërrohet historia dhe pasuria natyrore e Dibrës.
📍 Kërkojmë me urgjencë ndërhyrjen e:
👉 Inspektoriatit të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore
👉 Inspektoriatit të Mjedisit
👉 Bashkisë Dibër
Stop punimeve pa verifikuar dëmet! Mos prekni historinë dhe lumin tonë! ⛔

Address

Peshkopi, Dibër
Peshkopia
8301

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Partia Mundësia Dega Dibër posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share