Partia Socialiste Bashkia Pogradec

Partia Socialiste Bashkia Pogradec Community

Pyetje❓dhe Përgjigje💬 për këdo që kërkon të informohet mbi propozimin e PS për Reformën Administrativo-Territoriale (RAT...
01/08/2026

Pyetje❓dhe Përgjigje💬 për këdo që kërkon të informohet mbi propozimin e PS për Reformën Administrativo-Territoriale (RAT 2.0).

Çfarë ndryshon? Pse po bëhet kjo reformë? A shkrihen bashkitë? Çfarë përfiton qytetari?

📄Në këtë material informues gjeni përgjigjet e shkurtra për pyetjet më të shpeshta, bazuar në objektivat dhe përmbajtjen e reformës.

📍 Qëllimi është vetëm 1️⃣; bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi zhvillimi për çdo komunitet.

Bashkimi nuk është shkrirje. Bashkimi është forcë. 🇦🇱🇪🇺

🛣️ 🏗️ Punimet në aksin Elbasan-Qafë Thanë vijojnë të avancojnë, duke afruar përfundimin e një investimi strategjik që fo...
01/08/2026

🛣️ 🏗️ Punimet në aksin Elbasan-Qafë Thanë vijojnë të avancojnë, duke afruar përfundimin e një investimi strategjik që forcon lidhjen e juglindjes me pjesën tjetër të vendit dhe me korridoret ndërkombëtare.
🚧🇦🇱 Ky aks do ta bëjë lëvizjen drejt Korçës, Pogradecit dhe gjithë juglindjes më të shpejtë, më të sigurt dhe më efikase, duke nxitur turizmin, lehtësuar transportin e mallrave dhe krijuar më shumë mundësi zhvillimi për ekonominë lokale.

30/07/2026
30/07/2026
28/07/2026
28/07/2026

DEKLARATË E GRAVE DHE VAJZAVE DEPUTETE TË PARTISË SOCIALISTE

Ne, gratë dhe vajzat deputete të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, dënojmë me forcë ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në selinë e demokracisë shqiptare, para syve të Shqipërisë dhe para kamerave. Kryetari i Partisë “Mundësia” dhe deputeti Agron Shehaj rrëmbeu me forcë një dokument të klasifikuar të marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u largua me vrap nga zyra e Kuvendit. Në përpjekje për ta ndaluar dhe për të kryer detyrën e saj, një këshilltare e Kuvendit, një grua në vendin e saj të punës e ndoqi pas, u rrëzua nga shkallët, mbeti e lënduar dhe sot ndodhet e shtruar në spital. Deputeti Shehaj as nuk u ndal, as nuk u kthye, as nuk i dha ndihmë.

E la përtokë dhe iku.

Për ne, gratë socialiste ky është momenti më i rëndë i kësaj ngjarjeje. Sepse bëhet fjalë për një grua, një punonjëse të administratës së Kuvendit, e cila po zbatonte ligjin dhe po kryente me korrektësi detyrën për të cilën ishte ngarkuar.

Kur një deputet, një burrë, kryetar partie, figurë publike shkel ligjin dhe deklaratën e konfidencialitetit në një zyrë të Kuvendit; kur një punonjëse grua e institucionit rrëzohet duke tentuar të mbrojë ligjin dhe detyrën e saj; dhe kur ai deputet largohet duke e lënë atë të shtrirë pa i dhënë as dorën, ne kemi përballë:

• Mizogjeni në formën e saj më të pafshehur, mospërfilljen e plotë të një gruaje si qenie njerëzore në momentin që ajo ka nevojë për ndihmë.

• Dhunë në vendin e punës ndaj një punonjëseje publike, të cilën ligji shqiptar e ndalon në mënyrë të prerë.

• Sjellje të papranueshme për një deputet, që është betuar t’i shërbejë Kushtetutës dhe institucioneve, jo t’i cenojë ato.

Nuk ka “urgjencë politike” dhe nuk ka “kauzë” që të justifikon që të lësh një grua të rrëzuar në shkallët e Kuvendit dhe të vazhdosh vrapin për një kamerë.

Ne, gratë socialiste, i kujtojmë Z. Shehaj dhe të gjithë klasës politike:

1. Askush nuk është mbi ligjin, sidomos kur ligji mbron një grua në vendin e saj të punës. Kërkojmë që Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën të trajtojnë me seriozitetin më të lartë incidentin ndaj këshilltares së Kuvendit.

2. Puna e administratës së Kuvendit, kryesisht e mbajtur mbi shpatullat e grave nuk është “pengesë” për politikanët populistë. Këto gra janë kolonat që mbajnë institucionin. Kush ngre dorë ose përdor forcën ndaj tyre, ngre dorë ndaj Kuvendit të Shqipërisë.

3. Një deputet që lë një grua përtokë dhe nuk kthehet, i detyrohet asaj publikisht një faljeje. Pa kushte. Pa “por”. Pa spote në televizion.
Mesazhi ynë për këshilltaren e lënduar
Të jesh e sigurt që nuk je vetëm. Ne, gratë socialiste, të Kuvendit dhe jashtë tij, të qëndrojmë krah. Dëmtimi yt nuk do të kalojë si një “detaj” në kronikën e ditës. Do të ndiqet, do të dokumentohet, do të mbrohet institucionalisht. Detyra që po kryeje ishte detyrë kushtetuese: mbrojtja e një dokumenti të klasifikuar të Republikës. Ti nuk u rrëzove për një letër. U rrëzove sepse dikush zgjodhi shfaqjen mbi njeriun.

Asnjë mandat politik nuk mund të jetë më i rëndësishëm se dinjiteti, siguria dhe respekti që i detyrohemi çdo gruaje që i shërben institucioneve të Republikës së Shqipërisë.

Në fund, populizmi që shkel mbi trupin e një gruaje për të fituar një video klip në rrjetet sociale nuk është alternativë politike. Është regresi më i thellë që mund t’i ndodhë një demokracie. Shqipëria e vitit 2026 nuk e meriton këtë. Gratë e Shqipërisë, qofshin në Kuvend, në administratë, në çdo vend pune nuk e meritojnë këtë.

Ne kërkojmë përgjegjësi. Kërkojmë falje publike ndaj këshilltares. Kërkojmë masë disiplinore dhe hetim penal, siç ka nisur tashmë Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Dhe, mbi të gjitha, kërkojmë që në Kuvendin e Shqipërisë të mos ketë kurrë më një burrë që ecën përpara duke lënë një grua përtokë.

27/07/2026

Shehaj rrëmben marrëveshjen dhe ja mbath vrapit …

26/07/2026

👉 Më vijnë në rrugë të ndryshme përmes whatsapit, nga miq a nga të panjohur, muhabete sorrash e korbash pas fjalës sime për Bulevardin e Flamingove. Një prej tyre, që e kam dëgjuar mbrëmjeve edhe me audion origjinale nga poshtë dritares së zyrës, do një koment:

Përsërisin që s’duan “dialog”, s’ka “negociata”, “s’japin besë” po duan vetëm dorëheqjen time! Keqkuptim i madh🤡

Asnjë prej tyre s’më ka dhënë votë. Me asnjë prej tyre s’kam kontratë. Për asnjë prej tyre dhe as për të tërë ata bashkë, s’më ka shkuar asnjëherë ndërmend të prish kontratën me 800 mijë shqiptarë - ndër të cilët edhe plot flamingo❤️

Fjala ime ishte për mësimet që mora nga Bulevardi i Flamingove dhe i drejtohej atyre, flamingove, jo puplave të zeza që mblidhen çdo natë në bulevard për të sharë në kor apo çdo ditë parlamentare rrotull Kuvendit për të hedhur vezët e urrejtjes së tyre👺

Në fjalën time sorrat e korbat ishin pjesë, sepse ishin ana e errët dhe e pandashme e asaj proteste, po jo se kanë ndonjë pjesë në detyrimet e nxjerra prej mësimeve nga Bulevardi i Flamingove🤷🏻‍♂️

Kështu që sorrat dhe korbat as mos të lodhen hiç duke refuzuar BESËN sepse BESA jonë s’ka asnjë lidhje me ta. Po deshën as të mos rreshtin së ardhuri poshtë penxheres time me kërkesën për dorëheqje deri në vitin 2029👿

Sepse liria është e njëjtë edhe për ta, pavarësisht se na ndajnë dy botë, drita me errësirën. Dhe demokracia me të drejtat e veta, përfshirë edhe protestën, funksionon njësoj për të gjithë në këtë vend që ata e quajnë “diktaturë”🤡

Ndërsa kontrata ime me shqiptarët nuk varet në asnjë pikë të vetme nga ata po është pronë e të gjithë atyre me të cilët e kam nënshkruar, si edhe gur themeli i jetës demokratike🇦🇱🤝🇪🇺

Address

Pogradec

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Partia Socialiste Bashkia Pogradec posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share