Vila Rira - Rrajcë

Vila Rira - Rrajcë Vila Rira ndodhet në Rrajcën e bukur të UNESCO-s. www.vilarira.com 1 night stay in an en-suite bedroom, complete with its veranda costs 60 EUR.

Fshat. Një herë në javë.Shumica prej nesh e njohin Shqipërinë nga qytetet.Megjithatë, sa herë që flasim për ushqimin, uj...
24/07/2026

Fshat. Një herë në javë.

Shumica prej nesh e njohin Shqipërinë nga qytetet.
Megjithatë, sa herë që flasim për ushqimin, ujin, pyjet, turizmin apo trashëgiminë, në të vërtetë po flasim për vende që ndodhen kryesisht jashtë tyre.
Po flasim për fshatin.
Prej disa vitesh, Rrajca, një fshat në skaj të Parkut Kombëtar të Shebenikut, është bërë pjesë e jetës sonë.
Shumë njerëz nuk e njohin. Ndoshta pikërisht për këtë arsye po e nis këtë seri.

Prej më shumë se gjashtëmbëdhjetë vitesh kam punuar me zhvillimin lokal, turizmin dhe qeverisjen vendore. Kam studiuar dhe punuar jashtë vendit dhe, kur u ktheva, pashë që zhvillimi kishte kryesisht adresë qyteti.

Pastaj erdhi fshati.
Fshati të detyron t'i shohësh pyetjet e vështira në sy.
Pse mbeten ara pa u punuar?
Pse dasmat bëhen kryesisht gjatë gushtit?
Pse ka shtëpi që hapen vetëm disa javë në vit?
Pse mbetjet mblidhen vetëm një herë në javë?
Përse po mbyllen shkollat?
Ia vlen të qëndrosh apo të largohesh?
Sa më gjatë qendroj këtu, aq më shumë bindem se fshati nuk është thjesht një vendbanim.

Është vendi ku takohen disa nga pyetjet më të rëndësishme për Shqipërinë.
Prandaj, nga kjo javë, dua të ndaj një mendim.
Çdo javë.
Jo sepse kam përgjigje.
Por sepse besoj se po bëjmë shumë pak nga pyetjet e duhura.
Jo për të idealizuar fshatin.
As për të kritikuar qytetin.
Por sepse nuk ka Shqipëri pa fshat.

Vitin që vjen, do të kemi zgjedhjet vendore. Deri atëherë, do të përpiqem të ngre pyetje që besoj se meritojnë më shumë vëmendje, me shpresën se do të gjejnë vend në debatin publik dhe, pse jo, edhe në programet e atyre që do të kërkojnë besimin e qytetarëve.

Nga Rrajca.

Address

Rrajcë/inscribed On The World Heritage List
Prrenjas

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Vila Rira - Rrajcë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category