Këshilli Bashkiak Rrogozhinë

Këshilli Bashkiak Rrogozhinë Faqja zyrtare e Këshillit Bashkiak Rrogozhinë në rrjetin social Facebook. Organi përfaqësues i Bashkisë.

Përbëhet nga 21 Këshilltarë, Kryetari, Zv/Kryetari, Sekretari. Ushtron kompetencat e tij mbështetur në Ligj dhe në Rregullore.

04/09/2026

📌NJOFTIM
Të nderuar qytetarë !
Ju njoftojmë se ditën e Mërkurë datë 09.09.2026 ora 13:00ºº, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak në katin e dytë, ish Bashkia Rrogozhinë zhvillohet mbledhja e posaçme e Këshillit Bashkiak, me rendin e ditës si më poshtë :

1- Miratim i rendit të ditës.
2- Miratim i procesverbalit Nr.10, të mbledhjes së Këshillit Bashkiak datë 01.08.2026.
3- Miratim i procesverbalit Nr.11, të mbledhjes së Këshillit Bashkiak datë 26.08.2026.
4- Miratim i projekt - vendimit, “Për shprehjen e mosdakordësisë së Këshillit Bashkiak Rrogozhinëme propozimin për bashkimin e Bashkisë Rrogozhinë me Bashkinë Kavajë në kuadër të riorganizimit administrativo-territorial”.
5- Miratim i projekt - vendimit, “Për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë për muajin Korrik 2026 nga fondi i Bllok - Ndihmës 6%”.
6- Miratim i projekt - vendimit, “Për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë për muajin Gusht 2026 nga fondi i pushtetit vendor”.
7- Të ndryshme.

Ju faleminderit. Ju ftojmë të na ndiqni live.

Konsultimi publik zhvilluar me datë 26.08.2026, në Njësitë Administrative Rrogozhinë dhe Sinaballaj, në kuadër të propoz...
03/09/2026

Konsultimi publik zhvilluar me datë 26.08.2026, në Njësitë Administrative Rrogozhinë dhe Sinaballaj, në kuadër të propozimeve të Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0.

Konsultimi publik zhvilluar me datë 25.08.2026, në Njësitë Administrative Lekaj dhe Gosë, në kuadër të propozimeve të Ko...
03/09/2026

Konsultimi publik zhvilluar me datë 25.08.2026, në Njësitë Administrative Lekaj dhe Gosë, në kuadër të propozimeve të Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0.

Konsultimi publik zhvilluar me datë 24.08.2026, në Njësinë Administrative Kryevidh në kuadër të propozimeve të Komisioni...
03/09/2026

Konsultimi publik zhvilluar me datë 24.08.2026, në Njësinë Administrative Kryevidh në kuadër të propozimeve të Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0.

26/08/2026

Mbledhja e radhes e Keshillit Bashkiak.

20/08/2026

📌NJOFTIM
Të nderuar qytetarë !
Ju njoftojmë se ditën e Mërkurë datë 26.08.2026 ora 13:00ºº, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak në katin e dytë, ish Bashkia Rrogozhinë zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak, me rendin e ditës si më poshtë :

1- Miratim i rendit të ditës.
2- Miratim i procesverbalit Nr.9, të mbledhjes së Këshillit Bashkiak datë 27.07.2026.
3- Miratim i procesverbalit Nr.10, të mbledhjes së Këshillit Bashkiak datë 01.08.2026.
4- Miratim i projekt - vendimit, “Për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë për muajin Korrik 2026 nga fondi i Bllok - Ndihmës 6%”.
5- Miratim i projekt - vendimit, “Për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë për muajin Gusht 2026 nga fondi i pushtetit vendor”.
6- Miratim i projekt - vendimit, “Për miratimin e tavaneve përgatitore të shpenzimeve për programin buxhetor afatmesëm të bashkisë Rrogozhinë për vitet 2027-2029.
7- Miratim i projekt - vendimit, “Për miratimin e Plan Masash ‘Për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve masat që duhet të merren për mbrojtjen e pyjeve dhe kullotave bashkiake nga zjarret’ “.
8- Miratim i projekt - vendimit , “Për miratimin e programit të transparencës së Bashkisë Rrogozhinë”.
9- Miratim i projekt - vendimit, “Për përllogaritjen e nivelit të pagave për Bashkinë Rrogozhinë sipas vendimit Nr.103, datë 11.02.2026”.
10- Raport, mbi veprimatrinë e drejtorisë së Kadastrës dhe Menaxhimit të pronave për periudhën Mars- Korrik 2026.
11- Raport nga Administratorët e Njësive mbi punën e bërë përgjatë periudhës Janar-Maj 2026.
12- Njohje me shkresën “Kthim përgjigje”, drejtuar kryetares së grupit të djathtë znj. Silvana Aliu nga drejtoria e Politikave Urbane.
13- Shqyrtim i kërkesës për informacion dhe ndërhyrje institucionale të anëtarit të këshillit bashkiak z. Mitat Daja.
• Njohje me shkresat “Kthim përgjigje” drejtuar Këshilltarit z. Mitat Daja nga administrata e bashkisë si më poshtë :
- Kthim përgjigje drejtuar këshilltarit z. Mitat Daja në cilësinë e kryetarit të komisionit të përkohshëm për verifikimin e procesit të rindërtimit, shkresa me Nr.628/2.Prot datë 11.06.2026.
- Kthim përgjigje nga drejtoria e shërbimeve mbështetëse shkresa me Nr.1901/4.Prot datë 17.06.2026.
- Kthim përgjigje nga drejtoria e bujqësisë, shkresa me Nr.1901/2.Prot datë 16.06.2026.
- Kthim përgjigje nga drejtoria e financës shkresa me Nr.628/3.Prot datë 17.06.2026
- Kthim përgjigje nga drejtoria e financës shkresa me Nr.1901/3.Prot datë 17.06.2026.
14- Informacion mbi evidentimin e problematikave në Institucionet Arsimore dhe marrjen e masave për rregullimin e tyre për të pasur kushte sa më optimale për vitin e ri shkollor 2026-2027.
15- Të ndryshme.

Ju faleminderit. Ju ftojmë të na ndiqni live.

Të nderuar qytetarë!📢 NJOFTIM – KONSULTIM PUBLIKKëshilli Bashkiak Rrogozhinë, në bashkëpunim me Administratën e Bashkisë...
11/08/2026

Të nderuar qytetarë!

📢 NJOFTIM – KONSULTIM PUBLIK

Këshilli Bashkiak Rrogozhinë, në bashkëpunim me Administratën e Bashkisë Rrogozhinë, fton të gjithë banorët e Bashkisë Rrogozhinë të marrin pjesë në konsultimet publike në kuadër të propozimeve të Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0.

Konsultimi do të fokusohet në diskutimet dhe marrjen e mendimit të të gjithë banorëve, bisneseve, shoqërisë civile, media, etj., mbi propozimin për shkrirjen e Bashkisë Rrogozhinë dhe bashkimin e saj me Bashkinë Kavajë.

🗣️ Mendimi dhe zëri i komunitetit janë të rëndësishëm. Ftojmë të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e konsultimit, të informohen dhe të shprehin qëndrimin dhe sugjerimet e tyre mbi këtë propozim. Lutem, konsultoni kalendarin e konsultimeve sipas njoftimit më poshtë.

Ejani dhe bëhuni pjesë e diskutimit për të ardhmen e territorit dhe komunitetit tonë!

Faleminderit.

01/08/2026

Mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Bashkiak - Rrogozhine.
Date: 01.08.2026

31/07/2026

📌NJOFTIM
Të nderuar qytetarë !
Ju njoftojmë që ditën e Shtunë (nesër) datë 01.08.2026 ora 09:30°° zhvillohet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Bashkiak. Për të shqyrtuar dhe mbajtur një qëndrim zyrtar nga ana e Këshillit Bashkiak në lidhje me draftin përfundimtar të propozuar nga deputetët e mazhorancës në parlament për reformën administrativo-territoriale të Republikës së Shqipërisë, ku parashikohet shkrirja e Bashkisë Rrogozhinë.

Ju faleminderit. Ju ftojmë të na ndiqni live .

27/07/2026

vazhdimi i mbledhjes se keshillit Bashkiak Rrogozhinë 27.07.2026

Address

Lagja Nr. 1, Rruga E Kavajës, Blloku “12 Shtatori"
Rrogozhinë
2503

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Këshilli Bashkiak Rrogozhinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category