Fressh Bashkia Rrogozhine

Fressh Bashkia Rrogozhine Faqja Zyrtare e FRESSH Bashkia Rrogozhine
Email: [email protected]
Skype: rrogozhinefressh
Instagram: http://i.instagram.com/fressh_al/

Forumi i Rinise EuroSocialiste te Shqiperise

Ne te rinjtë socialistë dhe progresistë besojmë se vetëdija e lartë kombëtare dhe atdhedashuria janë themeli i një politike ndërtuese. Në të kundërt, mungesa e përgjegjesive, lëshimi moral dhe shpërfillja ndaj Shqipërisë janë burimi i politikës shkatërruese dhe korruptive. Ne të rinjtë socialistë, progresistë besojmë se shqiptarët kanë energjinë dhe dëshirën për të jetuar si Europianë ne vendin e tyre. Ne besojmë se askush nuk duhet të diskriminohet për shkak të prejardhjes, pozicionit social, apo bindjeve. Ne besojmë te Liria. Ne besojmë te vlerat europiane. Ne besojmë te shteti i së drejtës. Ne besojmë që çdo njeri duhet të ketë mundësi për një jetë të denjë përmes punës. Ne besojmë se të rinjtë mund t’i japin një frymëmarrje më të madhe politikës dhe shoqërisë shqiptare. Ne besojmë te mendimi i lirë. Ne besojme te dedikimi publik. Ne besojmë se përmes pjesmarrjes Shqipëria mund të ndryshojë. Parimet tona janë të thjeshta: Punë, Progres, Solidaritet, Kohezion Social, Mundësi të barabarta, Dinjitet.

📢 NJOFTIM – PROTESTË QYTETARE🇦🇱 PËRSËRI BASHKË PËR RROGOZHINË!Të premten, 14 gusht 2026, të gjithë qytetarët e Rrogozhin...
13/08/2026

📢 NJOFTIM – PROTESTË QYTETARE

🇦🇱 PËRSËRI BASHKË PËR RROGOZHINË!

Të premten, 14 gusht 2026, të gjithë qytetarët e Rrogozhinës ftohen të bashkohen në një protestë qytetare për të shprehur zërin e komunitetit dhe për të mbrojtur identitetin, historinë dhe të ardhmen e Rrogozhinës.

📅 E premte, 14.08.2026
🕢 Ora 19:30
📍 Parku i Qytetit, Rrogozhinë

Pa dallim bindjesh politike, le të bashkohemi si qytetarë dhe të tregojmë se Rrogozhina ka zë dhe qytetarët e saj duan të dëgjohen.

❤️ BASHKË PËR RROGOZHINËN!

Një qytet • Një zë • Një e ardhme

RROGOZHINA NA THËRRET! 🇦🇱Nesër, në orën 19:30, te Parku i Qytetit, le të bashkohemi të gjithë në një protestë paqësore p...
06/08/2026

RROGOZHINA NA THËRRET! 🇦🇱
Nesër, në orën 19:30, te Parku i Qytetit, le të bashkohemi të gjithë në një protestë paqësore për të mbrojtur Rrogozhinën.
Përtej interesave personale. Për fëmijët tanë. Për të ardhmen tonë.
Rrogozhina meriton të mbetet Bashki! Ju presim të gjithëve!

RROGOZHINA NA THËRRET!Nesër, në orën 19:00, para Pallatit të Kulturës, të bashkohemi të gjithë në një protestë paqësore ...
31/07/2026

RROGOZHINA NA THËRRET!
Nesër, në orën 19:00, para Pallatit të Kulturës, të bashkohemi të gjithë në një protestë paqësore për të mbrojtur qytetin tonë.
Le të tregojmë se Rrogozhina ka zë, ka histori dhe meriton të mbetet Bashki.
Përtej interesave personale. Për fëmijët tanë. Për të ardhmen e Rrogozhinës.
Ju presim të gjithëve!

RROGOZHINA ËSHTË SHTËPIA JONË! ❤️Një qytet nuk matet vetëm me kufij në hartë. Ai matet me historinë që ka ndërtuar, me n...
29/07/2026

RROGOZHINA ËSHTË SHTËPIA JONË! ❤️
Një qytet nuk matet vetëm me kufij në hartë. Ai matet me historinë që ka ndërtuar, me njerëzit që jetojnë e punojnë çdo ditë, me fëmijët që rriten këtu dhe me ëndrrat për të ardhmen.
Rrogozhina nuk është thjesht një bashki. Është identiteti ynë. Është vendi ku kemi lindur, ku kemi ndërtuar familjet tona dhe ku duam të ndërtojnë të ardhmen edhe fëmijët tanë.
Ne besojmë te reformat dhe te vendimet që i shërbejnë qytetarëve. Pikërisht për këtë besojmë se Rrogozhina meriton të mbetet Bashki. 🇦🇱

RROGOZHINA ËSHTË SHTËPIA JONË E PËRBASHKËT! ❤️Nga Sinaballaj në Lekaj, nga Kryevidhi në Gosë e deri në zemër të Rrogozhi...
27/07/2026

RROGOZHINA ËSHTË SHTËPIA JONË E PËRBASHKËT! ❤️

Nga Sinaballaj në Lekaj, nga Kryevidhi në Gosë e deri në zemër të Rrogozhinës, ne jemi një komunitet i bashkuar nga historia, puna, sakrificat dhe krenaria jonë.

Na lidhin tokat pjellore, bregdeti ynë i bukur, natyra që na rrethon dhe mbi të gjitha njerëzit punëtorë, të cilët brez pas brezi kanë ndërtuar këtë vend me përkushtim.

Sot është momenti që zëri ynë të dëgjohet. Jo për t’u ndarë, por për të mbrojtur atë që kemi krijuar së bashku.

Rrogozhina nuk është thjesht një pikë në hartë. Është identiteti ynë, historia jonë dhe e ardhmja e fëmijëve tanë.

Le të qëndrojmë të bashkuar, të flasim me një zë dhe të tregojmë se:
RROGOZHINA MERITON TË JETË BASHKI! Edi Rama 🙏

TëBashkuarPërRrogozhinën

RROGOZHINA  TË MBETET BASHKI !Reformat janë të domosdoshme kur i shërbejnë zhvillimit dhe qytetarëve. Pikërisht për këtë...
26/07/2026

RROGOZHINA TË MBETET BASHKI !
Reformat janë të domosdoshme kur i shërbejnë zhvillimit dhe qytetarëve. Pikërisht për këtë arsye, Rrogozhina meriton të vazhdojë të jetë bashki më vete.
Rrogozhina ka një identitet të konsoliduar, një histori administrative dhe një pozicion strategjik që e bën nyje lidhëse mes rajoneve. Ka institucione funksionale, potencial për zhvillim ekonomik, bujqësi, biznes dhe infrastrukturë që mund të zhvillohen edhe më tej.Me një vijë bregdetare me potencial të jashtëzakonshëm turistik.
Shkrirja me një bashki më të madhe rrezikon të largojë vendimmarrjen nga qytetarët, të zbehë përfaqësimin e komunitetit dhe të ulë vëmendjen ndaj nevojave të Rrogozhinës. Qytetarët kanë nevojë që shërbimet dhe investimet të jenë pranë tyre.
Rrogozhina nuk ka nevojë të humbasë identitetin e saj. Ka nevojë të fuqizohet, të mbështetet dhe të vazhdojë të zhvillohet si një bashki me potencial dhe me të ardhme.
Rrogozhina nuk kërkon përjashtim. Kërkon një vlerësim të drejtë, bazuar në historinë, potencialin dhe interesin e qytetarëve të saj. 🇦🇱

Partia Socialiste Rrogozhin 🌹🌹
28/12/2025

Partia Socialiste Rrogozhin 🌹🌹

Address

Rrogozhina

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fressh Bashkia Rrogozhine posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Fressh Bashkia Rrogozhine:

Shortcuts

Share