13/11/2026
RRUGA LIS STELUSH-MBASDEJE E LËNË PAS DORE PËR ASFALTIM NGA BASHKIA MAT BËN QË NJË VEND TURISTIK E HISTORIK MË I MADHI NË MAT TË HARROHET .
Vazhdimisht kemi ndigjuar se do të asfaltohet sivjet do asfaltohet mot por kan kaluar 35 vite dhe rruga është pengesë për zhvillimin e turizmit në një zonë më të madhe të Matit.
Oazi turistik i Mbasdejës është një Perlë e vërtetë ku dominojnë të gjitha llojët e bimëve,drurëve,fusha e ,gurra lëndina,liqejt,shpellat,majat të larta ku një turisti për të vizituar këtë vend në tërësi i duhen me dit të tëra pasi madhësia e sajë është pambarimisht.
Ajo që e ndihmon turizmin në këtë zonë është fshati rrëzë Kalasë Stelush*t Vig,një fshat me kulla të vjetra e të reja me 24 orë ujë të rrjthshëm me toka shumë pjellore dhe dru frutore,që përveç fshatit Guri Bardhë Vigu vjen i dyti në Mat që plotëson kushte për fshat turistik.