Këshilli Bashkiak Shijak

Këshilli Bashkiak Shijak Këshilli Bashkiak Shijak

31/08/2026

Te nderuar qytetare! Ju ftojme te ndiqni live mbledhjen e Keshillit Bashkiak Shijak

27/08/2026

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se ditën e hënë, më datë 31.08.2026, ora 18:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, do të zhvillohet mbledhja e radhës.

Rendi i ditës:

1. Për dhënien e ndihmës ekonomike në lidhje me fondin e veçantë për periudhën 1–31 gusht 2026.

2. Mbi miratimin e kodeve të granteve të rindërtimit, në zbatim të VKM nr. 558 dhe nr. 559, datë 15.07.2026.

3. Mbi përdorimin e fondeve, në zbatim të Aktit Normativ nr. 2, datë 30.06.2026, “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 87/2025, “Për Buxhetin e vitit 2026”.

4. “Për miratimin, në parim të listës paraprake të familjeve/aplikantëve që kanë aplikuar për të përfituar nga programi i banesave me kosto të ulët (Faza I)”.

📢 Ftojmë të gjithë qytetarët të na ndjekin LIVE në faqen zyrtare të Këshillit Bashkiak.

13/07/2026

📢 Njoftim për qytetarët

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se ditën e enjte, më datë 16.07.2026, ora 18:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Shijak, do të zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak me këtë rend dite:

1. “Për dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i veçantë për periudhën 1–31 korrik 2026.”

2. “Për ndryshimin e VKB nr. 56, datë 22.12.2025, ‘Për buxhetin e vitit 2026 të Bashkisë Shijak’, për rishpërndarjen e fondeve të kursyera nga procedurat e prokurimit dhe burime të tjera.”

3. “Informacion per keshilltaret per raportin e performances 2025 te bashkise Shijak.”

Ftojmë të gjithë qytetarët të na ndjekin live në faqen zyrtare të Këshillit Bashkiak Shijak.

📢 Ndiqni dhe Merrni Pjesë LIVE në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak Të nderuar banorë të Shijakut, Këshilli Bashkiak Shijak...
30/06/2026

📢 Ndiqni dhe Merrni Pjesë LIVE në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Të nderuar banorë të Shijakut,

Këshilli Bashkiak Shijak ju fton të ndiqni mbledhjen e radhës, e cila do të zhvillohet më datë 30.06.2026, ora 17:00.
🗣️Mbledhja jo vetëm që do të transmetohet LIVE në Facebook, por ju do të keni mundësi që të ndërveproni online, dërgoni pyetje, komente dhe sugjerime për Këshillin Bashkiak.

🤝 Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme për një vendimmarrje më transparente dhe më pranë komunitetit.
📲 Ju mirëpresim të na ndiqni LIVE dhe të bëheni pjesë e diskutimit!

Faleminderit!

26/06/2026

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se ditën e martë, datë 30.06.2026, ora 17:00, do të zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Shijak.

Rendi i ditës:

1. “Për dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i veçantë për periudhën 1–30 qershor 2026.”

2. “Mbi Planin e Përballimit për Emergjencat Civile dhe Krizat”.

3. “Për emërtimin e segmentit rrugor në fshatin Maminas, Bashkia Shijak.”

4. “Për disa shtesa dhe ndryshime në VKB nr. 46, datë 22.05.2020, “Për miratimin e aktekspertizave të thelluara me nivel dëmi DS1, DS2 dhe DS3 (riparime)”.

Ju ftojmë të na ndiqni LIVE në faqen zyrtare të Bashkisë Shijak në Facebook për të ndjekur mbledhjen dhe vendimmarrjen e Këshillit Bashkiak.

Faleminderit!

📢 Seminar: Roli mbikëqyrës i Këshillit Bashkiak dhe auditimi i brendshëm📅 18 Qershor 2026 | ⏰ Ora 10:30📍 Salla e Këshill...
15/06/2026

📢 Seminar: Roli mbikëqyrës i Këshillit Bashkiak dhe auditimi i brendshëm
📅 18 Qershor 2026 | ⏰ Ora 10:30
📍 Salla e Këshillit Bashkiak, Shijak

Këshilli Bashkiak Shijak, në kuadër të projektit "Bashki të Forta" dhe me mbështetjen e Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), organizon një seminar të dedikuar rolit të Këshillit Bashkiak si shtyllë e qeverisjes vendore.
Seminari do të trajtojë:
Forcimi i rolit mbikëqyrës të Këshillit Bashkiak në menaxhimin financiar
Mbështetja e mekanizmave të auditimit dhe kontrollit të brendshëm për rritjen e llogaridhënies
Ndjekja e zbatimit të rekomandimeve dhe përdorimi i instrumenteve të mbikëqyrjes për transparencë dhe integritet institucional
Aktiviteti është i hapur për anëtarët të Këshillit Bashkiak, përfaqësues të administratës së Bashkisë dhe Prefekturës, organizata të shoqërisë civile, media lokale, të rinj dhe qytetarë aktivë.

26/05/2026

Mbledhja e Keshillit Bashkiak Date 26.05.2026

📢 Ndiqni dhe Merrni Pjesë LIVE në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak Të nderuar banorë të Shijakut, Këshilli Bashkiak Shijak...
25/05/2026

📢 Ndiqni dhe Merrni Pjesë LIVE në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Të nderuar banorë të Shijakut,

Këshilli Bashkiak Shijak ju fton të ndiqni mbledhjen e radhës, e cila do të zhvillohet më datë 26.05.2026, ora 17:00.
🗣️Mbledhja jo vetëm që do të transmetohet LIVE në Facebook, por ju do të keni mundësi që të ndërveproni online, dërgoni pyetje, komente dhe sugjerime për Këshillin Bashkiak.

22/05/2026

📢 NJOFTIM

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se ditën e martë, më datë 26.05.2026, ora 17:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, do të zhvillohet mbledhja e radhës me rend dite:

1.Për dhënien e ndihmës ekonomike në lidhje me fondin e veçantë për periudhën 1-31 maj 2026.

2.Mbi Monitorimin e Buxhetit të Bashkisë Shijak për periudhën Janar - Prill 2026.

3.Mbi Miratimin e Projektit të Parë të Buxhetit Afatmesëm për vitet 2027-2029, për Bashkinë Shijak.

4.Mbi Përdorimin e Fondit të Emergjencave Civile të Bashkisë Shijak për Vitin 2026.

5.Miratimin në parim të Statutit dhe Aktit të Themelimit për themelimin e Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor, krijuar nga fermerët e qytetit Shijak për të drejtat dhe detyrimet e themeluesve e të anëtarëve të tyre, riorganizimin, rregullimin e vendosjen e kritereve për disa aspekte të veprimtarisë së tyre me mbështetjen e qeverisjes vendore Bashkisë Shijak sipas Ligjit 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”.

🎥 Ftojmë të gjithë qytetarët të na ndjekin LIVE në faqen zyrtare.

Faleminderit!

Në kuadër të përpjekjeve për të forcuar transparencën, pjesëmarrjen qytetare dhe bashkëpunimin mes institucioneve vendor...
05/05/2026

Në kuadër të përpjekjeve për të forcuar transparencën, pjesëmarrjen qytetare dhe bashkëpunimin mes institucioneve vendore dhe komunitetit, Këshilli Bashkiak Shijak organizoi një Ditë të Hapur me të rinjtë e shkollave të qytetit.

Kjo nismë, në kuadër të projektit “Bashki të Forta” dhe me mbështetjen e ekspertëve të IDM, synoi të afrojë të rinjtë me vendimmarrjen vendore dhe t’i njohë ata me rolin e Këshillit Bashkiak si “parlamenti i vogël” i qytetit.

👥 Gjatë aktivitetit, nxënësit:▪️ Mësuan më shumë mbi funksionimin e Këshillit Bashkiak▪️ U inkurajuan të marrin pjesë aktive në jetën publike▪️ Ndanë ide dhe mendime mbi çështje që ndikojnë komunitetin e tyre

🤝 Aktiviteti u zhvillua me pjesëmarrjen e Kryetarit të Këshillit Bashkiak, z. Sulejman Tola, këshilltares dhe pedagoges së nderuar znj. Sonila Sinjari, e cila mbajti një prezantim të vlefshëm, si dhe përfaqësuesit të IDM, z. Redi Ametllari.

🗣️ Kjo ditë shërbeu si një urë lidhëse mes të rinjve dhe institucioneve vendore, duke i dhënë zë ideve dhe vizionit të tyre për të ardhmen.

Address

SH84
Shijak
2013

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Këshilli Bashkiak Shijak posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Këshilli Bashkiak Shijak:

Shortcuts

Share

Category