20/04/2026
Biblioteka Shkencore e UNISHK pasurohet me këto botime të vlefshme, dhuruar me bujari nga familjarët e autorit. Një kontribut i çmuar për fondin shkencor dhe për studiuesit tanë.
Mirënjohje për këtë gjest fisnik!
Pak fjalë rreth veprës “ Scientific research contributions in physics, applied mathematics and computer science”, të prof. Artan Boriçit.
Kjo vepër është konceptuar si një përmbledhje retrospektive e punimeve shkencore të botuara të të ndjerit akad. asoc. Artan Boriçi. Punimet e paraqitura në vepër janë koleksionuar prej burimesh bibliografike e arkivore publike (revistat shkencore ku janë publikuar më parë), si dhe nga arkiva personale e autorit të ndjerë.
Vepra është ndarë në dy vëllime.
Vëllimi i parë përmbledh artikujt e tij të botuar në revista prestigjoze ndërkombetare, që i dedikohen fushave të tij të studimit.
Vëllimi i parë, për arsye tematike, është ndarë në pjesë.
Pjesa e parë, me titull “Numerical algorithms for chiral fermions”, përmban 15 artikuj, të cilët janë renditur sipas kronologjisë së botimit. Në këta· artikuj, Artan Boriçi është kryesisht autor i vetëm ose autor i parë. Bashkëpunëtorët e tij janë kolegë shqiptarë nga Universiteti I Tiranës, si Alban Allkoçi dhe Dafina Xhako.
Pjesa e dytë, me titull ”Numerical algorithms - Krilov subspace methods in lattice QCD”, përmban 11 artikuj, të cilët gjithashtu janë renditur sipas kronologjisë së botimit. Në këto artikuj, Artan Boriçi është gjithashtu kryesisht autor i vetëm ose i parë, me bashkëpunëtor Philippe De Forcrand nga Interdisciplinary Project Center for Supercomputing (IPS), ETH-Sëiss Federal Institute of Technology Zurich. Në disa artikuj, bashkëpunimi shtrihet edhe me një grup autoresh nga University of Cyprus.
Pjesa e tretë me titull “Formulation of chiral and local fermion theories”, përmban 12 artikuj, në të cilët pro£ Boriçi është autor i vetëm ose bashkëpunëtor me kolegë të Universitetit të Tiranës, si Rudina Zeqirllari dhe Inva Koçiu.
Pjesa e katërt, me titull “QCDLAB, development of a numerical simulation softëare for lattice QCD”, përmban 3 artikuj, ku prof.Boriçi është autor i vetëm.
Pjesa e pestë, me titull “Development and solution of nee theories in particle physics-Development and analytical solution of Yang-Mills theories”, përmban tre artikuj, ku akademiku ynë është autor i vetëm ose në bashkëpunim me R. Monnier, Laboratorium fur Festkorperphysik, Eidgenossische Technische Hochschule Zu rich, Honggerberg.
Pjesa e gjashtë, me titull “Simulations of Statistical physics systems”, përmban një artikull, ku prof. Boriçi është autor i vetëm.
Pjesa e shtatë, me titull “Research in Risk Management-Contributions in computafional and mathematical finance”, përmban 2 artikuj, ku prof. Boriçi është autor·i parë, në bashkëpunim me Hans-Jakob Luthi, Institute for Operations Research, ETH Zurich.
Vëllimi i dytë përmban ligjërimet e tij, si i ftuar në konferenca ndërkombetare apo të prezantuara në mediume të ndryshme publike; po ashtu ligjeratat dhe leksionet, e mbajtura në shkolla ndërkombetare.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë i vlerëson dy vëllimet e prof. Boriçit si një kontribut të vyer në përgatitjen e brezit të ri, të shkencetarëve shqiptare, jo vetëm si burim i pasur dijesh, rezultatesh origjinale dhe referencash bibliografike, por edhe si frymëzim që buron nga filozofia, metodologjia dhe qasja që akad. Asoc. Artan Boriçi ka pasur ndaj kërkimit shkencor.
Eliana Lacej