Administrata e Zonave te Mbrojtura, Shkodër

Administrata e Zonave te Mbrojtura, Shkodër Natyra është e jona duhet mbrojtur .

Vendim i Këshillit të Ministrave
nr. 102, datë 4.2.2015
Për krijimin dhe mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë
Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe të administratave rajonale të
zonave të mbrojtura.....

31/08/2026

Thethi – në zemër të Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” 🏔️

Fluksi gjithnjë në rritje i vizitorëve në Theth është një dëshmi e qartë e zhvillimit të turizmit të natyrës në Alpet Shqiptare. Çdo vit, gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj zgjedhin të përjetojnë peizazhet, shtigjet, biodiversitetin dhe traditën unike të kësaj zone

30/08/2026
30/08/2026

Në Parkun Natyror “Lugina e Shalës”, ADZM Shkodër, në bashkëpunim me operatorët turistikë dhe vullnetarët, realizoi një aksion pastrimi me qëllim ndërgjegjësimin dhe edukimin e vizitorëve dhe komunitetit për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe ruajtjes së një ambienti të pastër. Ky aktivitet synon të promovojë përgjegjësinë mjedisore dhe të kontribuojë në ruajtjen e vlerave natyrore të kësaj zone të veçantë. 🌼

27/08/2026

🌊 Dita e Liqeneve
Rezervati Natyror i Menaxhuar Liqeni i Shkodrës është një thesar i rrallë natyror dhe një simbol i biodiversitetit, me vlera të jashtëzakonshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Si pjesë e Rrjetit Botëror të Rezervave të Biosferës të UNESCO-s dhe zonë e mbrojtur sipas Konventës Ramsar, ai na kujton çdo ditë sa e rëndësishme është të jetojmë në harmoni me natyrën.
Le ta mbrojmë dhe ta vlerësojmë këtë pasuri unike, që bukuria, jeta dhe frymëzimi që buron prej tij të vazhdojnë të përcillen te brezat që do të vijnë. 🍃💙

22/08/2026

🌼

14/08/2026

🌿 APEL PËR MBROJTJEN E NATYRËS DHE PARANDALIMIN E ZJARREVE 🌿
Të nderuar qytetarë,
Zonat e Mbrojtura u bëjnë thirrje të gjithë banorëve dhe vizitorëve të tregojnë përgjegjësi maksimale ndaj natyrës dhe mjedisit. Çdo zjarr i shkaktuar nga pakujdesia apo veprimet e qëllimshme sjell pasoja të rënda dhe shpesh të pakthyeshme për pyjet, florën, faunën dhe jetën e njerëzve.
Pamjet si kjo që shohim sot janë një alarm për të gjithë ne. Çdo pemë e djegur, çdo habitat i shkatërruar dhe çdo sipërfaqe e përfshirë nga flakët përfaqëson një humbje të madhe për trashëgiminë tonë natyrore.
Apelojmë: ✅ Mos ndizni zjarre në pyje, kullota dhe pranë zonave të mbrojtura.
✅ Mos digjni mbetje bujqësore gjatë periudhave me temperatura të larta.
✅ Mos hidhni cigare ose materiale të ndezshme në natyrë.
✅ Njoftoni menjëherë autoritetet për çdo vatër zjarri të konstatuar.
Mbrojtja e natyrës është përgjegjësi e përbashkët. Vetëm së bashku mund të ruajmë pyjet, biodiversitetin dhe bukuritë natyrore për brezat që do të vijnë.
🔥 Mos u bëni shkaktarë të një katastrofe. Një shkëndijë sot mund të shkatërrojë një pasuri që natyrës i janë dashur dekada ta krijojë.
Administrata e Zonave të Mbrojtura Shkodër.!
🌲 Të mbrojmë natyrën, të mbrojmë jetën. 🌲
#

📍 Qendra e Vizitorëve, ThethNjë ndalesë e domosdoshme për çdo vizitor të Alpeve Shqiptare. Këtu mund të njiheni me natyr...
12/08/2026

📍 Qendra e Vizitorëve, Theth
Një ndalesë e domosdoshme për çdo vizitor të Alpeve Shqiptare. Këtu mund të njiheni me natyrën e mrekullueshme, biodiversitetin, kulturën dhe historinë e Thethit përmes ekspozitave informative dhe materiale interpretimi.
Mirë se vini në zemrën e Parkut Kombëtar të Alpeve, aty ku natyra dhe tradita takohen. 🌿🏔️

11/08/2026

Address

Dobraç
Shkodër

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Administrata e Zonave te Mbrojtura, Shkodër posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Administrata e Zonave te Mbrojtura, Shkodër:

Shortcuts

Share