Qendra e Zhvillimit, Shkodër

Directions Contact the organization

Qendra e Zhvillimit, Shkodër Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Qendra e Zhvillimit, Shkodër, Public & Government Service, Lagjia: "Skenderbeg" Rruga "Ali Spahija", Shkodra.

21/11/2026
20/11/2026
🎊Sot në një ceremoni simbolike, shprehëm falënderimin tonë për znj. Vitore Prroni , me rastin e daljes në pension, duke ...
20/11/2026

🎊Sot në një ceremoni simbolike, shprehëm falënderimin tonë për znj. Vitore Prroni , me rastin e daljes në pension, duke vlerësuar 42 vite përkushtim, profesionalizëm dhe kontribut të çmuar pranë Qendrës së Zhvillimit Shkodër.

🎊I urojmë shëndet, lumturi dhe një pension të gëzuar!

✅Sot , Drejtori i Qendrës së Zhvillimit Shkodër z. Ardit Dibra  mirëpriti Prof.Asoc. Ortenca Kotherja dhe Prof.Asoc. Era...
18/11/2026

✅Sot , Drejtori i Qendrës së Zhvillimit Shkodër z. Ardit Dibra mirëpriti Prof.Asoc. Ortenca Kotherja dhe Prof.Asoc. Eralda Zhilla , të dyja lektore në Fakultetin e Shkencave Sociale Tiranë ,të cilat kishin përzgjedhur Qendrën tonë për të prezantuar projektin e tyre “Hartimi i një manuali model për rritjen e kapaciteteve të edukatorëve dhe prindërve të fëmijëve me aftësi ndryshe për përballimin e sfidave në mediat sociale” , një projekt i cili është në bashkëpunim me AKKSHI .

✅Fillimisht z.Dibra i njohu përfaqësueset e Projektit ,nga afër me organizimin, funksionimin dhe shërbimet që ofron Qendra Ditore.

✅Në vijim, në prani të stafit të Qendrës dhe prindërve të fëmijëve, u prezantua projekti.

✅Takimi krijoi hapësirë për informim, diskutim dhe shkëmbim përvojash mbi sfidat që sjell përdorimi i mediave sociale dhe rëndësinë e përgatitjes së edukatorëve dhe prindërve për t’i përballuar ato në mënyrë sa më efektive.

🤝🏻Mirënjohje për përzgjedhjen e Qendrës sonë dhe për këtë nismë me vlerë!

10/11/2026

🤝🏻Pas çdo dite të zakonshme, fshihet shumë përkushtim ,bashkëpunim dhe hapa të vegjël drejt arritjeve të mëdha.

❤️Në Qendrën e Zhvillimit specialistët tanë , logopedë ,fizioterapiste , ergoterapiste, psikologe dhe infermiere punojnë çdo ditë krah për krah, me dashuri, kujdes dhe profesionalizëm.

🌈Sepse së bashku, çdo hap ka vlerë dhe çdo përparim meriton të festohet!

✅Qendra e Zhvillimit Shkodër mirëpriti një grup të rinjsh të huaj, pjesë Hope for the World Foundation /  Fondacionit Sh...
05/11/2026

✅Qendra e Zhvillimit Shkodër mirëpriti një grup të rinjsh të huaj, pjesë Hope for the World Foundation / Fondacionit Shpresë për Botën , të cilët u pritën nga drejtori i institucionit z. Ardit Dibra .

✅Gjatë vizitës, ata u njohën nga afër me ambientet dhe shërbimet e qendrës, duke ndarë momente të bukura, buzëqeshje dhe argëtim me përfituesit tanë.

❤️Faleminderit për vizitën, energjinë pozitive dhe kohën e bukur të ndarë me ne!

🍂 Në mes të vjeshtës së artë, një ditë e bukur në Reç, mes natyrës, gështenjave dhe buzëqeshjeve të përfituesve tanë që ...
27/10/2026

🍂 Në mes të vjeshtës së artë, një ditë e bukur në Reç, mes natyrës, gështenjave dhe buzëqeshjeve të përfituesve tanë që i japin ngrohtësi çdo stine. 🌰🤎

Faleminderit Hope for the World Foundation🤎 !

✅Qendra e Zhvillimit Shkodër pati kënaqësinë të mirëpriste sot përfaqësuesit e Hope for the World Foundation  / Fondacio...
20/10/2026

✅Qendra e Zhvillimit Shkodër pati kënaqësinë të mirëpriste sot përfaqësuesit e Hope for the World Foundation / Fondacioni Shpresë për Botën z.Fred Zefi dhe znj. Xhuljeta Marku , të shoqëruar nga miq të huaj të fondacionit . Gjatë vizitës, ata u njohën nga afër me punën e të gjitha specialiteteve dhe veprimtarinë e të dyja qendrave, duke ndarë momente të ngrohta dhe miqësore me stafin dhe përfituesit tanë.

🙏🏻Mirënjohje për mbështetjen, bashkëpunimin dhe vëmendjen e vazhdueshme ndaj misionit tonë. 💙

✅Kënaqësi të mirëpresim në Qendrën e Zhvillimit Shkodër CEO-n e Hope for the World Foundation , z.Buddy Mullins, menaxhe...
22/09/2026

✅Kënaqësi të mirëpresim në Qendrën e Zhvillimit Shkodër CEO-n e Hope for the World Foundation , z.Buddy Mullins, menaxheren znj.Kerri Mullins dhe bashkëpunëtorin e tyre z. Fred Zefi , një prej donatorëve tanë të çmuar dhe partnerëve të rëndësishëm në mbështetjen e punës sonë.

🤝🏻Vizitorët u pritën nga Drejtori i Qendrës, z. Ardit Dibra , në një takim të ngrohtë e bashkëpunues, me fokus vijimësinë e mbështetjes dhe nismave në shërbim të përfituesve tanë.

🙏 Faleminderit Hope for the World / Shpresë për Botën për besimin, përkushtimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme!

Address

Lagjia: "Skenderbeg" Rruga "Ali Spahija"
Shkodra
02224

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra e Zhvillimit, Shkodër posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Qendra e Zhvillimit, Shkodër:

Shortcuts

Share

Nearby government services


Other Public & Government Services in Shkodra

Show All