Fshati Ticë

Fshati Ticë Ticë, Skënderaj

Pjesë nga varrimi i dëshmorëve Ismet Uka, Xhemajl Mehmeti dhe Mentor Dervishaj të rënë në mbrojtje të atdheut. 30 Qërsho...
08/07/2026

Pjesë nga varrimi i dëshmorëve Ismet Uka, Xhemajl Mehmeti dhe Mentor Dervishaj të rënë në mbrojtje të atdheut. 30 Qërshor 1998.

Xhirimi i plote nga ceremonia e varrimit te deshmoreve te rene ne H...

Njoftim mortor:Njoftojmë miqtë dhe dashamirët se sot ka ndërruar jetë, Halil Syla nga Tica.Të ndjerin do ta kujtojmë çdo...
01/07/2026

Njoftim mortor:

Njoftojmë miqtë dhe dashamirët se sot ka ndërruar jetë, Halil Syla nga Tica.

Të ndjerin do ta kujtojmë çdoherë për njeriun e ndershëm, punëtor dhe shumë i respektueshëm. Ai tërë jetën e kaloi me ndershmëri, me punë dhe humanizëm.

Varrimi i tij do të bëhët sot më 1 Korrik me fillim prej ores 18:00 në varrezat e lagjës Syla ( të lisat ) në Ticë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të. Zoti e mëshiroftë, inshaAllah!

  nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së KosovësGjatë qëndrimit në ambientet e hapura, ndiqni këto këshilla për të red...
29/06/2026

nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës

Gjatë qëndrimit në ambientet e hapura, ndiqni këto këshilla për të reduktuar rrezikun nga temperaturat e ngritura:

✅ Evitoni qëndrimin dhe aktivitetet në ambient të hapur
🌳 Qëndroni sa më shumë në ambiente me hije
🧢 Mbroni kokën dhe fytyrën duke mbajtur kapelë
🕶️ Gjatë ekspozimit në diell, përdorni syze dielli
🧴 Mbroni lëkurën duke përdorur krem mbrojtës
💧 Pini ujë rregullisht gjatë gjithë ditës

29/06/2026

𝐇𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐞 𝐅𝐥𝐨𝐫𝐢𝐚𝐧 𝐁𝐞𝐤ë𝐬 𝐩𝐚𝐬 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐧ë 𝐀𝐝𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭ë 𝐏𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞 📚

Florian Beka gjatë studimeve në Administratë Publike fitoi njohuri të thelluara mbi funksionimin e institucioneve publike, proceset vendimmarrëse dhe rolin e administratës në shërbim të qytetarëve. Kjo përgatitje akademike i ka ndihmuar të zhvillojë mendim kritik dhe qasje profesionale ndaj çështjeve publike.

Sot, ai është i angazhuar si asamblist në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ku merr pjesë aktive në diskutime dhe vendime që lidhen drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve.

Ky rrugëtim tregon se studimet në Administratë Publike nuk mbeten vetëm në teori, por mund të shndërrohen në rol aktiv dhe ndikues në institucionet që formësojnë jetën e përditshme të qytetarëve.

06/06/2026
Urime! 👏
01/06/2026

Urime! 👏

Përkujtim i përjetshëmSot, 27 vite më parë, Tica përjetoi një nga ditët më të rënda të historisë së saj. U vranë dhe u m...
16/05/2026

Përkujtim i përjetshëm

Sot, 27 vite më parë, Tica përjetoi një nga ditët më të rënda të historisë së saj. U vranë dhe u masakruan mizorisht anëtaret e familjes Mustafa:

Maliqe Mustafa (1923–1999),
Shehide Mustafa (1963–1999),
Halime Mustafa (1984–1999),
Vjollca Mustafa (1987–1999).

Dora kriminale serbe nuk kurseu as pleqërinë e pafajshme të Maliqes 76-vjeçare dhe as fëmijërinë e Vjollcës 12-vjeçare, e cila ishte edhe shurdhmemece. Në mesin e kësaj tragjedie të rëndë, u dëshmua edhe mrekullia e mbijetesës: Syla, atëherë vetëm 9-vjeçar, i gjendur mes të vrarëve, arriti të shpëtojë duke u shtirur si i vdekur, një dëshmi e fortë e vullnetit për jetë përballë barbarisë.

Po në këtë ditë, 27 vite më parë, ra dëshmor në mbrojtje të pragut të shtëpisë së tij edhe Gani Uka nga Tica. Ai dha jetën me dinjitet, në oborrin e shtëpisë, pas rrethimit nga ushtria serbe, në një përballje të drejtpërdrejtë dhe të pabarabartë.

Sakrifica juaj u bë themel i lirisë sonë. Gjaku juaj u shndërrua në pishtar që ndriçon rrugën e brezave dhe në fanar të pashuar të kujtesës kombëtare.

Me respekt të thellë dhe mirënjohje të përjetshme, ju kujtojmë sot dhe gjithmonë.

Lavdi e përjetshme martirëve dhe dëshmorëve të lirisë!

👏👏
30/04/2026

👏👏

📚👏🏅
Një tjetër sukses i radhës për shkollën tonë në lëndën e gjuhës shqipe.
Nxënësja e klasës së IX, Medijona Syla ka kaluar me sukses fazën e dytë të Olimpiadës së Përbashkët të Gjuhës Shqipe, duke u kualifikuar për fazën e tretë 📚🇦🇱.
Urime të përzemërta nxënëses për këtë arritje të rëndësishme!
Falënderim i veçantë edhe për mësimdhënësen e gjuhës shqipe, znj. Arlinda Hasani, për angazhimin, përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë përgatitjes!
Suksese të mëtejshme në fazën e radhës! 👏👏🏅

🌍🌱 Sot, në Ditën e Tokës, nxënësit dhe stafi i SHFMMU “Ismet Uka” në Ticë dhe Plluzhinë dëshmuan edhe një herë shembulli...
22/04/2026

🌍🌱 Sot, në Ditën e Tokës, nxënësit dhe stafi i SHFMMU “Ismet Uka” në Ticë dhe Plluzhinë dëshmuan edhe një herë shembullin më të bukur të përkushtimit, përgjegjësisë dhe dashurisë ndaj natyrës!

Me energji të jashtëzakonshme, entuziazëm frymëzues dhe bashkëpunim të mrekullueshëm, ata ndërmorën aktivitete të gjera për pastrimin e ambientit shkollor dhe hapësirave përreth, duke e shndërruar këtë Ditë në një festë të vërtetë të ndërgjegjësimit ambiental. 🌿

Nxënësit treguan qytetari shembullore dhe vullnet të admirueshëm, ndërsa stafi shkollor udhëhoqi me përkushtim e motivim të veçantë këtë aktivitet.

Ky aktivitet nuk ishte vetëm një aksion pastrimi, por një mesazh i fuqishëm se kujdesi për Tokën fillon nga secili prej nesh. Së bashku, ata dëshmuan se ndryshimi pozitiv është i mundur kur bashkohemi për një qëllim të përbashkët.

👏 Urime për këtë iniciativë model që frymëzon komunitetin dhe na kujton se çdo ditë duhet të jetë Dita e Tokës!

Address

Ticë
Skënderaj
38000

Telephone

049195280

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fshati Ticë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share