16/09/2026
Sot u zhvillua një takim i përbashkët koordinues ndërsektorial, i organizuar nga Drejtoria e Integrimit, Projekteve të Huaja, Diasporës dhe Migracionit, në përmbushje të objektivave të “Planit të Veprimit për Migracionin dhe Diasporën 2022–2026”, me drejtues të Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale, Drejtorisë së Nxitjes së Punësimit dhe Drejtorisë së Politikave Lokale Arsimore, së bashku me ekspertë të “Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin” (IOM).
🤝Takimi u dha mundësi pjesëmarrësve të njihen me paketën e plotë të shërbimeve të mirëqenies sociale (strehim, shëndetësi, shkollim, punësim, arsim jo profesional, etj.) që ofrohet aktualisht në nivel vendor për grupet migratore në qytetin e Tiranës dhe nevojën aktuale për të grumbulluar të dhëna mbi shërbimet që marrin aktualisht migrantët.
📌Dokumentimi dhe përdorimi i të dhënave mbi migracionin do të ndihmojë në planifikimin dhe përmirësimin e shërbimeve për migrantët brenda vendit, riintegrimin e migrantëve të kthyer dhe angazhimin efikas të kapitalit njerëzor në zhvillimin ekonomik, social dhe vendor.