26/08/2026
W. B. YEATS (1865-1939) / Me thinja pleqërie...
Me thinja pleqërie, gërmuqe, kur të kotesh,
shfletoje këtë libër ndanë vatrës, që të shohësh
se ç’hije t’i thellonin ty sytë para ca kohësh
dhe ç’ëmbëlsi vështrimi të kish atyre motesh;
se sa e patën humbur pas veskut tënd toruan,
t’i dashuruan hiret kush fort e kush më pak,
por veç njëri ta dashuroi shpirtin bredharak,
t’i dashuroi brengat që çehren ta ndryshuan;
atje, përbri ti prush*t e kërrusur mallëngjehu
dhe mërmërit, ca thekshëm, se dashuria vate,
se mori të përpjetën e maleve ndër shpate
dhe pas një trumbe yjesh fytyrën seç e fshehu.
_______
përktheu Romeo Çollaku