11/06/2026
Shqipëria mori pjesë më 2–3 qershor 2026 në Takimin e 24-t të Bordit Drejtues të Global Community Engagement and Resilience Fund ( ) në Gjenevë, e përfaqësuar nga Koordinatorja Kombëtare për Parandalimin dhe Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi, në përfaqësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme (Ministria e Brendshme).
Takimi mblodhi përfaqësues të vendeve partnere, donatorë dhe organizata ndërkombëtare për të diskutuar prioritetet strategjike dhe të ardhmen e përpjekjeve globale për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Diskutimet theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, partneritetit me komunitetet dhe investimeve në qasje parandaluese të bazuara në evidencë, për të forcuar reziliencën dhe për t’iu përgjigjur sfidave të reja, përfshirë ato në hapësirën digjitale.