Nektari i Vulosur i Xhenetit

Directions

Nektari i Vulosur i Xhenetit Kuran&hadith

11/10/2026

Gjatë një hytbeje, Muavijah r.a. ka treguar se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të ketë thënë: "Në qoftë se Allahu ia do të mirën një njeriu, Ai e ben atë që të kuptojë e të ngërthejë fenë (Kuranin dhe Sunetin e Pejgamberit a.s.). Unë jam vetëm përçues, ndërsa Allahu dhuron. Dhe (mbani mend se) ky Umet do të vazhdojë të qëndrojë i vendosur në Urdhërimet e Allahut (duke zbatuar me përpikmëri Kuranin e Sunetin) dhe nuk do të dëmtohet aspak nga ata që do t'i dalin kundër (duke ndryshuar rrugë), derisa të permbushet Urdhri i Allahut (Dita e Kiametit)."

29/09/2026

Mahmud ibn Lebidi (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Vërtet gjëja që kam më shumë frikë për ju është shirku i vogël." Të pranishmit i thanë: “Çfarë është shirku i vogël, o i Dërguari i Allahut?" Profeti tha: "Syefaqësia. Allahu i Lartmadhëruar do t'u thotë atyre në Ditën e Kiametit, kur njerëzit do të shpërblehen për veprat e tyre: "Shkoni tek ata për të cilët bënit syefaqësi në këtë botë dhe shihni se a do të gjeni ndonjë shpërblim tek ata!"

18/09/2026

Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. foli për ditën e xhuma dhe tha: "Është një çast i vyer e i volitshëm ditën e xhuma të cilin, në qoftë se një musliman, rob i Allahut e kap duke u falur dhe i kërkon diçka Allahut të Lartësuar, atëherë Allahu, padyshim, do t'ia përmbushë atij kërkesën plotësisht." Dhe ai (a.s.) tregoi me doren e tij se kjo kohë është shumë e shkurtër.

11/09/2026

Aishja r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thnë: "Mos i shani dhe mos i përgojoni të vdekurit, sepse ata e kanë arritur vendin e merituar për çfarë ata kanë kryer (nga veprat e tyre për t'u shpërblyer për to)."

23/08/2026

Ibn Umeri r.a. tregon se Profeti Muhamed alejhi selam ka thënë: "Padrejtësia do të jetë errësirë Ditën e Ringjalljes."

28/06/2026

Aishja r.a. tregon: "Kur zbritën ajetet e sures El-Bekare për kamatën, Pejgamberi a.s. doli në xhami dhe ua këndoi ato njerëzve dhe pastaj e ndaloi reptësisht tregtimin e pijeve alkolike.

24/06/2026

Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Allahu i Lartë thotë: 'Unë do të jem kundër tri (lloje të) njerëzve Ditën e Kiametit:

1. Kundër atij që bën një marrëveshje në Emrin Tim, por tradhëton.

2. Kundër atij që shet një njëri të lire (si rob) dhe ha çmimin e tij.

3. Kundër atij që merr në punë një punëtor, i cili i kryen gjithë punën e ngarkuar, por nuk ia paguan atij hakun.

14/06/2026

Ebu Musai r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Shembulli i një njeriu që e kujton Zotin e tij (me lëvdata, falënderime e madhërime për Të) në krahasim me një njeri që nuk e kujton Zotin e vet, është si shembulli i të gjallit krahasuar me të vdekurin."

09/06/2026

Ebu Musa Eshariu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Besimtari është për besimtarin si tullat e një muri, të cilat e mbshtesin njera-tjetrën." Kur tha këtë, Pejgamberi a.s. i shtrëngoi duart duke i gërshetuar gishtat e të dy duarve.

01/06/2026

Ebu Hurejra r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. ka thënë: "Allahu do t'i fusë në Hijen e Tij shtatë (lloje njerëzish) Ditën e Kijametit, në Ditën kur nuk ka Hije veç Hijes së Tij (dhe këta shtatë lloj njerëzish janë):

1.Sunduesi i drejtë.

2.Një djalosh i ri i rritur në adhurim ndaj Allahut.

3.Një njeri, zemra e të cilit është e lidhur me xhaminë (i cili vazhdimisht i fal të pesë namazet e detyruara gjithmonë në xhami).

4.Dy veta të cilët e duan njëri-tjetrin vetëm për Hir të Allahut: ata takohen dhe ndahen vetëm në çështjen e Allahut.

5.Ai i cili nuk pranon ftesën e një gruaje të bukur e joshëse nga shtresa të larta për të bërë imoralitet me të duke i thënë asaj: 'Me të vërtetë që unë kam frike Allahun'.

6.Një njeri i cili jep Sadaka (shpërndan, bën bamirësi) aq fshehur saqë as dora e tij e majtë nuk e di se çfarë ka dhënë dora e tij e djathtë (askush nga njerezit nuk e di se sa ka dhënë ai si bamirësi).

7.Një njeri i cili e përmend Allahun në vetmi dhe sytë i mbushen me lot."

Address

Tirana
1010

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Nektari i Vulosur i Xhenetit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category