Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë ASCAL është i pavarur, i paanshëm dhe transparent në kryerjen e veprimtarisë së tij.

Kjo, duke u mbeshtetur në standardet shtetërore të cilësisë dhe në standardet dhe udhëzimet përkatëse të cilësisë në Hapësirën Europiane dhe atë ndërkombëtare të arsimit të lartë. ASCAL kryen vlerësimin paraprak të cilësisë për IAL-të, njësitë e tyre dhe programet e studimit të të tre cikleve në kuadër të licencimit të tyre si dhe vlerësimin e jashtëm në kuadër të akreditimit institucional dhe të programeve të studimit. Gjithashtu Agjencia kryen vlerësime analitike dhe krahasuese për IAL, programet dhe fushat e studimit.

Në kuadër të procesit të akreditimit të programeve të studimit, ASCAL po vijon vizitat e vlerësimit në institucionet e a...
28/07/2026

Në kuadër të procesit të akreditimit të programeve të studimit, ASCAL po vijon vizitat e vlerësimit në institucionet e arsimit të lartë. 📚

Së fundmi, procesi i vlerësimit u ndal në këto institucione:
📍 Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani"
📍 Universiteti "Luarasi"
📍 Universiteti Politeknik i Tiranës
📍 Universiteti Europian i Tiranës

Gjatë vizitave u zhvilluan takime me drejtuesit e institucioneve, stafin akademik dhe atë administrativ, si dhe me studentët e programeve të studimit.

Në kuadër të proceseve të akreditimit të programeve të studimit, ASCAL realizoi vizita në:📍 Universitetin e Elbasanit “A...
06/07/2026

Në kuadër të proceseve të akreditimit të programeve të studimit, ASCAL realizoi vizita në:

📍 Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”
📍 Kolegjin Universitar “LOGOS”
📍 Universitetin Europian të Tiranës
📍 Kolegji Universitar "I Biznesit"
📍 Universiteti "Luarasi"

Vizitat në institucionet e arsimit të lartë janë pjesë e angazhimit të ASCAL për ndjekjen dhe vlerësimin e proceseve akademike, në funksion të garantimit të cilësisë dhe përmirësimit të vazhdueshëm të programeve të studimit.

LOGOS UET KUB ULuarasi

ASCAL zhvilloi ditën e djeshme një takim me drejtuesit e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Rektorja në detyrë, Pr...
02/07/2026

ASCAL zhvilloi ditën e djeshme një takim me drejtuesit e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Rektorja në detyrë, Prof. Dr. Blerta Dragusha, theksoi rëndësinë e vijueshmërisë së procesit të akreditimit institucional, si dhe ecurinë e proceseve të akreditimit për programet e studimit për të cilat universiteti ka aplikuar, si hapa të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm dhe konsolidimin e cilësisë në universitet.

ASCAL rikonfirmoi gatishmërinë për mbështetjen e institucionit përgjatë këtyre proceseve, në funksion të forcimit të kulturës së cilësisë dhe përmbushjes së standardeve në arsimin e lartë. Bashkëpunimi dhe dialogu i vazhdueshëm ndërinstitucional mbeten elementë thelbësorë për arritjen e këtij qëllimi të përbashkët.

ASCAL zhvilloi një vizitë në Universitetin "Aldent", me qëllim forcimin e bashkëpunimit për garantimin e cilësisë në ars...
25/06/2026

ASCAL zhvilloi një vizitë në Universitetin "Aldent", me qëllim forcimin e bashkëpunimit për garantimin e cilësisë në arsimin e lartë.

Gjatë takimit u theksua roli i Njësisë së Brendshme të Sigurimit të Cilësisë (NJSBC) dhe rëndësia e zbatimit të standardeve të cilësisë. Gjithashtu, u vu theksi te domosdoshmëria e nxitjes dhe zhvillimit të kërkimit shkencor si një komponent thelbësor për rritjen e performancës akademike.

ASCAL mbetet e përkushtuar të ofrojë mbështetjen e saj maksimale për t'i orientuar institucionet drejt përmirësimit të vazhdueshëm.

Në vijim të procesit të akreditimit, ASCAL kreu vizitat në katër institucione të arsimit të lartë:🏛 Universiteti "Mesdhe...
23/06/2026

Në vijim të procesit të akreditimit, ASCAL kreu vizitat në katër institucione të arsimit të lartë:
🏛 Universiteti "Mesdhetar i Shqipërisë"
🏛 Universiteti Polis
🏛 Universiteti Europian i Tiranës
🏛 Kolegji Universitar "LOGOS"

Gjatë vizitave u kryen takime me drejtues të institucionit, stafin akademik dhe administrativ, si dhe studentë të programeve të studimit.

Me synim rritjen e komunikimit dhe mbështetjen e vazhdueshme të arsimit të lartë në vend, ASCAL dhe Bordi i Akreditimit ...
19/06/2026

Me synim rritjen e komunikimit dhe mbështetjen e vazhdueshme të arsimit të lartë në vend, ASCAL dhe Bordi i Akreditimit (BA) zhvilluan një vizitë pranë Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë.

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e ASCAL dhe anëtarët e BA-së shkëmbyen mendime të vyera me studentët, stafin akademik dhe drejtuesit e institucionit. Ata patën gjithashtu mundësinë për të parë nga afër infrastrukturën e universitetit, si bibliotekat dhe ambientet e tjera studimore.

Përmes kësaj qasjeje, ASCAL dhe BA synojnë të nxisin komunikimin e drejtpërdrejtë, të garantojnë zbatimin e standardeve të cilësisë dhe të forcojnë bashkëpunimin me institucionet e arsimit të lartë.

Në kuadër të afrimit dhe forcimit të dialogut me institucionet e arsimit të lartë, ASCAL dhe Bordi i Akreditimit (BA) zh...
19/06/2026

Në kuadër të afrimit dhe forcimit të dialogut me institucionet e arsimit të lartë, ASCAL dhe Bordi i Akreditimit (BA) zhvilluan një vizitë në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër. Ky takim shërbeu për t'u njohur drejtpërdrejtë me veprimtarinë dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit e ASCAL dhe BA-së u njohën gjithashtu me infrastrukturën duke përfshirë bibliotekat, laboratorët dhe mjediset mësimore.

ASCAL dhe BA mbeten të përkushtuar në ngritjen e standardeve të cilësisë dhe në konsolidimin e partneriteteve afatgjata me të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend.

ASCAL mori pjesë në mbrëmjen gala të organizuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), me rastin e njohjes zyrtare ...
19/06/2026

ASCAL mori pjesë në mbrëmjen gala të organizuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), me rastin e njohjes zyrtare të saj nga Council for Higher Education Accreditation (CHEA).

Gjatë aktivitetit, përfaqësuesit e ASCAL patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja dhe të zhvillojnë takime me homologë dhe partnerë ndërkombëtarë, duke forcuar më tej bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e sigurimit të cilësisë.

ASCAL përgëzon Agjencinë e Kosovës për Akreditim për këtë sukses të rëndësishëm ndërkombëtar, i cili përbën një vlerësim të punës së saj dhe një kontribut të çmuar në rritjen e besueshmërisë së sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në rajon.

ASCAL mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar të INQAAHE (International Network for Quality Assurance Agencies in Higher Educ...
18/06/2026

ASCAL mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar të INQAAHE (International Network for Quality Assurance Agencies in Higher Education), një nga ngjarjet më të rëndësishme globale në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.

Forumi i organizuar me temë “Sigurimi i Cilësisë si një Instrument me Ndikim për Arsimin e Lartë Sot dhe Nesër” trajtoi çështje aktuale si zhvillimi i sistemeve të sigurimit të cilësisë, përdorimi i inteligjencës artificiale në proceset e vlerësimit, integriteti akademik, mikrokredencialet, përfshirja e studentëve dhe promovimi i kulturës së cilësisë në institucionet e arsimit të lartë.

Pjesëmarrja e ASCAL në këtë forum përbën një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave me agjenci homologe dhe organizata ndërkombëtare, njohjen me zhvillimet më të fundit në fushën e sigurimit të cilësisë, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Përvoja dhe praktikat e prezantuara gjatë forumit do të kontribuojnë në përmirësimin e mëtejshëm të proceseve të sigurimit të cilësisë në Shqipëri, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

ASCAL përmbylli vizitat e vlerësimit të jashtëm në kuadër të procesit të akreditimit të programeve të studimit në dy Ins...
12/06/2026

ASCAL përmbylli vizitat e vlerësimit të jashtëm në kuadër të procesit të akreditimit të programeve të studimit në dy Institucione të Arsimit të Lartë.
Vizitat u zhvilluan pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si dhe pranë Universitetit të Sporteve të Tiranës.
ASCAL rikonfirmon angazhimin e saj institucional për garantimin dhe rritjen e standardeve të cilësisë në arsimin e lartë shqiptar.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë:

Shortcuts

Share