Qendra Kombëtare e Kërkim Shpëtimit

Qendra Kombëtare e Kërkim Shpëtimit Official page of Albanian National Search and Rescue Coordination Centre/ RCC -TIRANA 🇦🇱

🇦🇱 PËRFUNDON KURSI 5-DITOR “TERMINOLOGJIA SAR DHE KOORDINIMI OPERACIONAL”Sot u përmbyll me sukses kursi 5-ditor “Termino...
11/09/2026

🇦🇱 PËRFUNDON KURSI 5-DITOR “TERMINOLOGJIA SAR DHE KOORDINIMI OPERACIONAL”

Sot u përmbyll me sukses kursi 5-ditor “Terminologjia SAR dhe Koordinimi Operacional”, i zhvilluar nën drejtimin e Qendrës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QKKSH/RCC-TIRANA).

Në trajnim morën pjesë pilotë dhe përfaqësues të strukturave të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Policisë Kufitare dhe Migracionit, Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare, AKISA, Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore dhe Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.

🎯 Qëllimi ishte forcimi i njohurive mbi terminologjinë SAR, koordinimin operacional, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe marrjen e vendimeve gjatë operacioneve të Kërkim-Shpëtimit.

Trajnimi u përmbyll me një Tabletop Exercise (TTX), ku pjesëmarrësit demonstruan nivel të lartë profesionalizmi dhe gatishmërie.

🤝 Të gjithë së bashku për një mision të përbashkët – për të shpëtuar jetë!

🌍🚨 10 SHTATOR – GLOBAL SEARCH AND RESCUE DAY 🚨🌍Sot, më 10 Shtator, shënojmë Ditën Globale të Kërkim-Shpëtimit (Global Se...
10/09/2026

🌍🚨 10 SHTATOR – GLOBAL SEARCH AND RESCUE DAY 🚨🌍

Sot, më 10 Shtator, shënojmë Ditën Globale të Kërkim-Shpëtimit (Global Search and Rescue Day) – një ditë që nderon përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificën e të gjithë atyre që angazhohen për të shpëtuar jetë njerëzore në situata emergjence.

📡 Kjo ditë është shpallur nga International COSPAS–SARSAT Programme në përkujtim të operacionit të parë të shpëtimit të realizuar me ndihmën e sistemit COSPAS–SARSAT, më 10 Shtator 1982, në British Columbia, Kanada.

Që prej atij operacioni të parë, sistemi COSPAS–SARSAT ka kontribuar në shpëtimin e më shumë se 63,000 njerëzve në mbarë botën, duke mundësuar zbulimin dhe lokalizimin e sinjaleve të emergjencës nga avionë, mjete detare dhe përdorues në tokë.

🇦🇱 Për Qendrën Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QKKSH), kjo ditë është një mundësi për të vlerësuar punën e të gjithë strukturave dhe profesionistëve që kontribuojnë në Kërkim-Shpëtim Aeronautik dhe Detar, si dhe bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar për mbrojtjen e jetës njerëzore.

🤝 Kërkim-Shpëtimi nuk njeh kufij.
Në një situatë emergjence, koordinimi, komunikimi dhe reagimi i shpejtë bëjnë diferencën mes jetës dhe humbjes së saj.

🛟 Çdo sinjal emergjence është një thirrje për ndihmë.
Çdo minutë ka rëndësi.
Çdo jetë vlen.

🇦🇱 QENDRA KOMBËTARE E KËRKIM-SHPËTIMIT
NATIONAL SEARCH AND RESCUE CENTRE

05/08/2026
17/07/2026

Falë koordinimit të Qendrës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QKKSH) dhe reagimit të menjëhershëm të Policisë Kufitare dhe Migracionit u finalizua sot me sukses një operacion kërkim-shpëtimi në ujërat pranë Vlorës.

Mjeti lundrues BP-09 i Policisë Kufitare lokalizoi dhe shpëtoi 11 emigrantë të paligjshëm, të cilët ndodheshin në rrezik pasi gomonia e tyre kishte pësuar defekt. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe u transportuan të sigurt në Portin e Vlorës, ndërsa Forca Detare me anijen P-116 "Bora" mbështeti operacionin deri në përfundimin e tij.

Një tjetër dëshmi e profesionalizmit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të strukturave tona në mbrojtje të jetës njerëzore në det.

14/07/2026

Discover the pivotal document of aviation search and rescue (SAR) o...

04/07/2026

🇦🇱🤝🇺🇸 Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (QKKSH) i uron Shteteve të Bashkuara të Amerikës:

Happy 250th Anniversary of the Independence of the United States of America! 🇺🇸

13/06/2026
25/05/2026

Tirana International Airport (TIA), Vodafone Albania dhe Airbus kanë prezantuar zyrtarisht implementimin e platformës së komunikimeve mission-critical të Air...

Address

Rruga Dibrës
Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Kombëtare e Kërkim Shpëtimit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share