Shkëlqim Hajdari

Shkëlqim Hajdari Prefekt i Qarkut Tiranë

16/09/2026

Sonte ne 21.00,do jem live tek Report TV, tek Denis Minga!
Cila është zgjidhja pas vendimit skandaloz të gjykatesve në Hagë?

Seancë urgjente, e jashtëzakonshme e Parlamentit të Kosovës, para se situata të dalë jashtë kontrollit!Provokim i rëndë ...
16/09/2026

Seancë urgjente, e jashtëzakonshme e Parlamentit të Kosovës, para se situata të dalë jashtë kontrollit!

Provokim i rëndë për popullin e Kosovës dhe popullin shqiptar në tërësi!
Trup gjykues i turpshëm!
Asnjë një fjalë për luftën e drejtë të UÇK dhe popullit të Kosovës, asnjë fjalë për gjenocidin e Serbisë!
Sot, fjalët e kryetarit te trupit gjykues, “Në emër të popullit të Kosovës” peshojnë rëndë, ndërsa zëri i mijëra shqiptarëve ngrihet nga Prishtina deri në Hagë, në mbështetje të atyre që i konsiderojnë çlirimtarët e Kosovës. Një kontrast i dhimbshëm mes emrit të popullit dhe zërit të tij në shesh, por edhe krenari e palëkundur për luftën, sakrificën dhe lirinë e Kosovës
Beteja për drejtësi vazhdon 🇦🇱🤝🇺🇸!

15/09/2026

Shqiparët në Hagë❤️🤝🇦🇱, Liri për çlirimtarët!

14/09/2026

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,

Sot nis një rrugëtim i ri, me ëndrra, dije dhe shpresa të reja. Ju uroj nga zemra një vit të mbarë dhe plot suksese!

Fëmijët tanë meritojnë një shkollë moderne, me kushte më të mira, metoda bashkëkohore shkencore e digjitale dhe përdorimin e IA, ambjente sportive te mjaftueshme, baza eksperimentale,por mbi të gjitha një shkollë të sigurt.

Si Prefekt i Qarkut Tiranë, përmes koordinimit dhe mbikëqyrjes së institucioneve përgjegjëse, do të ndjekë me përkushtim zbatimin e masave të sigurisë, kamerave inteligjente, monitorimin e territorit me shërbim policor pranë shkollave.

Mirënjohje mësuesve për misionin e tyre dhe prindërve për përkushtimin!

Të dashur nxënës, ëndërroni, mësoni dhe besoni tek vetja. E ardhmja e Shqipërisë fillon në bankat tuaja të shkollës! 🇦🇱

Suksese dhe një vit të mbarë shkollor🙏

13/09/2026

Nga Bronxi i New York-ut, shqiptarët folën me një zë: Drejtësi për çlirimtarët e Kosovës! 🇦🇱🇽🇰🇺🇸

Ashtu si në Prishtinë, Hagë, Tiranë e kudo në diasporë, u bashkuam për të mbrojtur të vërtetën dhe dinjitetin e luftës çlirimtare të UÇK-së.

Më 16 shtator, sytë e shqiptarëve janë nga Haga. Presim drejtësi, pafajësi dhe kthimin me dinjitet në Kosovë të bijve të saj.

UÇK-ja është histori e lirisë🇦🇱🤝🇺🇸!

Nesër do të jem në Bronx, New York, përkrah bashkatdhetarëve tanë, në mitingun për mbështetjen e lirisë e pafajësisë së ...
11/09/2026

Nesër do të jem në Bronx, New York, përkrah bashkatdhetarëve tanë, në mitingun për mbështetjen e lirisë e pafajësisë së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me krenari dhe respekt për luftën çlirimtare të Kosovës, për drejtësi dhe dinjitet! 🇦🇱🇽🇰🇺🇸

Kënaqësi e madhe !Me këmbë të mbarë vitin e ri shkollor i urojmë nipit dhe 3 mbesave❤️❤️❤️❤️🇺🇸🤝🇦🇱!
10/09/2026

Kënaqësi e madhe !

Me këmbë të mbarë vitin e ri shkollor i urojmë nipit dhe 3 mbesave❤️❤️❤️❤️🇺🇸🤝🇦🇱!

10/09/2026

Liri e drejtesi për çlirimtarët!

Përjetë mirënjohje UÇK, deshmorëve dhe udhëheqësve të saj🇦🇱🤝🇺🇸

Takim me mikun e vllain Mark Gjonaj, ish Kryetari i Keshillit të Diasporës, njëri nga 111 miqtë, që ma uruan 60 vjetorin...
07/09/2026

Takim me mikun e vllain Mark Gjonaj, ish Kryetari i Keshillit të Diasporës, njëri nga 111 miqtë, që ma uruan 60 vjetorin e datëlindjes time me 5 qershor, me anë të këtij libri!🇦🇱🤝🇺🇸!
Përherë, mbështetës i madh i çështjes kombëtare të shqiptarëve, e urë e fortë bashkëpunimi midis usa dhe trojeve shqiptare🖐️!

Nënë Tereza, simbol bashkimi e solidariteti mes shqiptarëve!Sot,në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, përulemi me nde...
05/09/2026

Nënë Tereza, simbol bashkimi e solidariteti mes shqiptarëve!

Sot,në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, përulemi me nderim dhe mirënjohje përpara figurës së saj të jashtëzakonshme, simbol i dashurisë, humanizmit dhe përkushtimit ndaj njerëzve në nevojë.

Në emër të Prefektit të Qarkut Tiranë, Nënprefektja Sara Demrozi, bëri homazhe dhe vendosi një kurorë me lule, në shenjë respekti dhe nderimi për shqiptaren e madhe, e cila me veprën e saj i dha Shqipërisë emër në mbarë botën.

Mesazhi i Nënë Terezës për dashuri, paqe dhe solidaritet mbetet një vlerë universale dhe një frymëzim për të gjithë ne.

Nderim të përjetshëm Nënë Terezës 🤝🇦🇱!

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkëlqim Hajdari posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share