06/11/2026
Gjatë panelit “The Next Tourism Chapter for Albania”, zhvilluar në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës (TIF32), diskutuam mbi potencialin e Shqipërisë për të zgjeruar sezonin turistik përtej muajve të verës, përmes investimeve cilësore, diversifikimit të ofertës turistike dhe partneriteteve me markat ndërkombëtare.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua zhvillimit të qëndrueshëm të destinacioneve, përmirësimit të infrastrukturës dhe krijimit të më shumë vlerave për ekonominë dhe komunitetet lokale.