13/11/2026
📍 Nga Saranda, fushata ndërgjegjësuese me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore për konsumatorët e vegjël u zhvillua pranë subjekteve ushqimore si fast-food, njësi tregtimi, byrektore, piceri, markete dhe supermarkete.
Në fokus mbetet zbatimi i kërkesave ligjore nga ana e subjekteve ushqimore si: kushtet higjieno-sanitare, kushtet e ruajtjes, etiketimi i produkteve, datat e skadencës, gjurmueshmëria etj, kërkesa këto që e forcojnë dhe garantojnë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve të vegjël.
Kontrollet e vazhdueshme dhe monitorimet do të vijojnë në çdo kohë me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore në të gjithë vendin.✅🤝