10/09/2026
Risili, Vlorë | Që prej vitit 2009, “Bregu i Lofatave” zhvillon aktivitetin e tij në sektorin e ullishtarisë, duke kultivuar rreth 4 000 rrënjë ullinjsh dhe duke u fokusuar në prodhimin e vajit të ullirit ekstra të virgjër.
🫒 Vaji i ullirit i prodhuar tregtohet në disa vende të Evropës dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke kontribuar në promovimin dhe eksportin e produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.
🌿 Në funksion të zgjerimit dhe modernizimit të aktivitetit, ata kanë lidhur kontratë me AZHBR-në për mekanizimin e bujqësisë, si dhe për linjat e përpunimit dhe ambalazhimit të vajit.
Një histori sipërmarrjeje shqiptare që rritet, investon dhe modernizohet.