23/06/2026
📌 Trajnimi i inspektorëve – investim në profesionalizëm, standarde dhe transformim digjital.
Sot, Inspektorati i Përgjithshëm vijoi trajnimin e inspektorëve të IKMT, ISHTI, ISHSH dhe Inspektoratit të Përgjithshëm, me synim forcimin e kapaciteteve profesionale, përditësimin e njohurive dhe rritjen e cilësisë së proceseve të inspektimit.
Programi i trajnimit fokusohet në zbatimin e bazës ligjore dhe metodologjisë së inspektimit, përdorimin e platformave digjitale të e-inspektimit, menaxhimin e proceseve të kontrollit dhe rritjen e standardeve profesionale në terren.
📍 E-inspektimi – transparencë, gjurmueshmëri dhe eficiencë në çdo proces inspektimi.
📍 Njohja e ligjit dhe profesionalizmi në terren – garanci për standarde më të larta.
Më shumë dije. Më shumë profesionalizëm. Më shumë siguri.
-Inspektimi