Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik - Bashkia Tiranë

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik - Bashkia Tiranë DZHE është përgjegjëse për mirëadministrimin e çdo çështje që lidhet me hartimin e politikave lokale urbane dhe rurale në Bashkinë e Tiranës.

E diktuar nga ndryshimet ligjore dhe ndarja e re administrative pas zgjedhjeve vendore të vitit 2015, me Urdhër të Kryetarit të Bashkisë me nr.18953, dt.20.06.2016 “Për miratimin e strukturës dhe organikës përfundimtare të aparatit të Bashkisë Tiranë”, u krijua Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik Rural, si pjesë përbërëse e Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit Ekonomik në Bashkinë Tiranë. Kjo drejtori filloi funksionimin e saj në Tetor të vitit 2016. Krijimi i saj u bë i domosdoshëm jo vetëm për shkak të ndarjes së re administrative duke ju bashkuar 13 ish-komuna, por edhe për shkak të decentralizimit të disa kompetencave në zbatim të ligjit 9385, datë 4.5.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor” i ndryshuar, ligjit nr. 9693, datë 19.3.2007 “Për fondin kullosor” i ndryshuar, dhe akteve nënligjore në fushën e pyjeve dhe kullotave të dala në kuadër të riorganizimit të njësive të qeverisjes vendore. Në funksion të faktorëve dhe ligjeve të mësipërme, Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik Rural (DZHER) është përgjegjëse për miradministrimin e çdo çështjeje që lidhet me hartimin e politikave lokale rurale në fushën e bujqësisë, pyjeve dhe kullotave për të garantuar zhvillimin e zonave rurale të Tiranës, në funksion të mbrojtjes dhe shtimit të pyjeve dhe kullotave, mbështetjes ndaj fermerëve, adresimit të çështjeve teknike bujqësore të biznesit në fushën e agro-turizmit, agrobiznesit, etj., me qëllim arritjen e objektivave dhe përmbushjen e rezultateve të kërkuara nga kjo njësi organizative nëpërmjet përdorimit efiçent të burimeve financiare dhe njerëzore në dispozicion të saj. Në përbërje të saj kjo drejtori ka specialistë të fushës së bujqësisë, blegtorisë, pyjeve, zhvillimit rural etj. Ndër funksionet kryesore të DZHER përmendim:
-Zhvillon hartimin e projekteve të zhvillimit ekonomik rural, hartimin e politikave të zhvillimit strategjik të pyjeve dhe kullotave, si edhe zhvillimin strategjik të tokës bujqësore;
- Menaxhon planet strategjike në përputhje me objektivat kryesore të punës duke synuar realizimin në kohë të planeve afat-mesme dhe afat-gjata të zhvillimit rajonal rural;
- Drejton dhe analizon procesin e realizimit të objektivave dhe planit strategjik të punës për të ndihmuar fermerët dhe zhvillimin e bujqësisë;
- Menaxhon dhe aprovon procedurat e shqyrtimit dhe ecurisë së promovimit dhe zhvillimin të bujqësisë të Tiranës;
- Inicion forma bashëkohore të nxitjes dhe zhvillimit lokale rurale në fushën e ekonomisë dhe bujqësisë;
- Koordinon plane bujqësore me organizma të tjerë publikë, grupe të interesit dhe me publikun;
- Identifikon potenciale të zhvillimit rural të territorit të bashkisë;
- Administron dhe mbron tokat bujqësore e të kategorive të tjera të resurseve, fondit pyjor dhe kullosor publik;
- Krijon dhe administron sistemin vendor të informacionit dhe këshillimit bujqësor e rural;
- Krijon dhe monitoron skemat vendore të granteve për bujqësinë e zhvillimin rural, të financuara nga buxheti lokal dhe/ose me bashkë financim nga të tretët, duke garantuar akses të balancuar gjinor;
- Mbledh të dhëna mbi nevojat dhe problemet e bujqësisë në territorin e bashkisë.

NJOFTIM PËR FERMERËT E BASHKISË TIRANËTë nderuar fermerë,Ju informojmë se është hapur thirrja për aplikime në kuadër të ...
10/06/2026

NJOFTIM PËR FERMERËT E BASHKISË TIRANË

Të nderuar fermerë,

Ju informojmë se është hapur thirrja për aplikime në kuadër të projektit FERMERR, një program mbështetës për zhvillimin e bujqësisë dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese të fermave.

Përmes këtij programi mund të përfitoni:
✅ Mbështetje financiare për fermerët e vegjël
✅ Financim për makineri dhe pajisje bujqësore deri në 500,000 lekë
✅ Bashkëfinancim nga aplikuesi në masën 15% të vlerës së projektit

Ftojmë të gjithë fermerët e interesuar të aplikojnë dhe të përfitojnë nga kjo mundësi për zhvillimin e aktivitetit të tyre bujqësor.

📅 Afati i aplikimit: 4 Qershor – 3 Korrik

Shkarkoni formularin e aplikimit në adresën e Webit:
fer-merr.tirana.al

JANARI, “KOHA E ARTË” E TRAJTIMEVE DIMËROREKu duhet përqendruar vëmendja e fermerëve në Janar-Shkurt? PEMË FRUTOREËshtë ...
05/01/2026

JANARI, “KOHA E ARTË” E TRAJTIMEVE DIMËRORE
Ku duhet përqendruar vëmendja e fermerëve në Janar-Shkurt?

PEMË FRUTORE
Është koha që pas krasitjeve dhe përmbysjes së mbeturinave bimore infektuese, të kryhen trajtimet dimërore kryesisht me produkte me bazë bakri si lëng bordolez të përgatitur (sulfat bakri dhe gëlqere) ose me pastë bordoleze. Me vajra minerale, që janë shumë të efektshëm për luftimin e breshkëzave dhe dëmtuesve të tjerë të formave dimëruese. Duhet të theksojmë se muaji janar është koha më e përshtatshme për të kryer trajtimet dimërore, duke patur synimin që deri në fund të periudhës së qetësisë relative te pemët, të bëjmë edhe një spërkatje të dytë.

GRURË
Në parcelat me lagështirë të tepruar do të vërehet një bimësi e zverdhur, ndaj është i domosdoshem një kullim i mirë dhe plehrim me plehra azotike. Te bëhet kontrolli i parcelës për barëra të këqija gjethëgjëra dhe gjethëngushta dhe të përdoren herbicidet specifike për kontrollin e tyre.

Address

Rr. E Kavajës, Pranë 21 Dhjetorit
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+3558000888

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik - Bashkia Tiranë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik - Bashkia Tiranë:

Shortcuts

Share