Enti Kombëtar i Banesave

Enti Kombëtar i Banesave Faqja Zyrtare e Entit Kombëtar të Banesave (EKB)

15/09/2026

Pas suksesit të projektit të parë të Banesave me Kosto të Ulët në Lushnjë, vijojmë misionin për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë. 🏗️🏠

Në kuadër të programit të Strehimit Social, po hedhim një tjetër hap konkret me ndërtimin e pallatit të radhës: 30 apartamente për 30 familje, në një godinë me 6 kate + 1 kat nëntokë dhe 11 garazhe.

Ky investim është vazhdim i angazhimit për të krijuar më shumë mundësi për strehim të përballueshëm dhe kushte dinjitoze jetese.

Nga një projekt i realizuar, te një tjetër që po bëhet realitet. Sepse çdo familje meriton një shtëpi. ❤️

Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe Ministrin e Shtetit për...
10/09/2026

Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, prezantuan 📌 Programin e ri Kombëtar të Strehimit, pjesë e rëndësishme e vizionit “Rilindja 2.0”.

🟢 Programi parashikon 6 skema të reja, 3 politika të reja dhe 5 shtylla deri në vitin 2027, duke sjellë një qasje tërësore dhe të integruar për adresimin sa më efikas të nevojave të qytetarëve për strehim.

🏘️ Reforma është tashmë e konkretizuar në një draft ligjor, i cili pritet t’i nënshtrohet konsultimit publik dhe më pas të vijojë me procesin e shqyrtimit në Kuvend.

🦺 Siguria në punë përbën një element thelbësor në zbatimin e çdo projekti ndërtimor.🏗️ Në kantieret e Banesave me Kosto ...
10/09/2026

🦺 Siguria në punë përbën një element thelbësor në zbatimin e çdo projekti ndërtimor.

🏗️ Në kantieret e Banesave me Kosto të Ulët, të realizuara në kuadër të programeve të , Enti Kombëtar i Banesave i kushton vëmendje të veçantë respektimit të standardeve të sigurisë dhe garantimit të kushteve të përshtatshme të punës.

🏠 Zbatimi i këtyre standardeve gjatë procesit të ndërtimit është pjesë e përgjegjësisë institucionale për realizimin e banesave të sigurta dhe cilësore për qytetarët.

🏗️🏠

🏠 Kredi me 0% interes për ish-qiramarrësit në ish-pronë privateEnti Kombëtar i Banesave informon qytetarët për dokumenta...
08/09/2026

🏠 Kredi me 0% interes për ish-qiramarrësit në ish-pronë private

Enti Kombëtar i Banesave informon qytetarët për dokumentacionin e nevojshëm për aplikimin për kredi me 0% interes, të ish-qiramarrësve në ish-pronë private.

📌 Në këtë postim gjeni dokumentet që duhet të paraqiten gjatë aplikimit, sipas përcaktimeve të VKM nr. 456, datë 31.07.2025.

💰 Subvencionimi i interesave të kredisë me 0% interes financohet nga Buxheti i Shtetit, si një instrument mbështetës për strehimin e familjeve përfituese.

📲 Aplikimi kryhet nëpërmjet platformës e-Albania.

👉 Shfletoni postimin për t’u njohur me dokumentacionin e kërkuar.

🙏🏻✨Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, nderojmë figurën dhe trashëgiminë e saj të çmuar, të mishëruar në përkushtim...
05/09/2026

🙏🏻✨Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, nderojmë figurën dhe trashëgiminë e saj të çmuar, të mishëruar në përkushtimin ndaj njerëzve në nevojë!

03/09/2026

🤝 Në kuadër të programeve të strehimit social, Enti Kombëtar i Banesave vijon angazhimin për përmirësimin e kushteve të banimit për familjet me të ardhura të ulëta, familjet në vështirësi ekonomike dhe sociale, si dhe kategoritë e tjera që përballen me pamundësi për të siguruar një banesë të përshtatshme.

📍 Në Librazhd, bashkëpunimi me pushtetin vendor synon të krijojë mundësi konkrete strehimi për këto familje, duke iu përgjigjur nevojave të tyre dhe duke ofruar zgjidhje të qëndrueshme për një jetesë më të sigurt, përmes Banesave me Kosto të Ulët.

🔑 Strehimi social mbetet një nga instrumentet kryesore për mbështetjen e qytetarëve që nuk kanë mundësi ta përballojnë strehimin në kushtet e tregut, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e mirëqenies dhe cilësisë së jetës së tyre.

🏘️ Enti Kombëtar i Banesave do të vijojë të kontribuojë në zhvillimin e projekteve që zgjerojnë mundësitë për strehim dhe u japin familjeve në nevojë më shumë siguri dhe perspektivë për të ardhmen.

Maliq🏢🚗Garazhe në sh*tje në MaliqEKB ofron për sh*tje 7 garazhe në objekt modern banimi dhe shërbimi, me infrastrukturë ...
02/09/2026

Maliq
🏢🚗Garazhe në sh*tje në Maliq

EKB ofron për sh*tje 7 garazhe në objekt modern banimi dhe shërbimi, me infrastrukturë të përshtatshme dhe akses të mirë për përdorim dhe investim.

🔎 Më shumë informacion në:
🌐 ekb.gov.al
📧 [email protected]

Korçë🏢🚗Garazhe në sh*tje në KorçëEKB ofron për sh*tje 3 garazhe në objekt modern banimi dhe shërbimi, me infrastrukturë ...
02/09/2026

Korçë
🏢🚗Garazhe në sh*tje në Korçë

EKB ofron për sh*tje 3 garazhe në objekt modern banimi dhe shërbimi, me infrastrukturë të përshtatshme dhe akses të mirë për përdorim dhe investim.

🔎 Më shumë informacion në:
🌐 ekb.gov.al
📧 [email protected]

BURREL🏢Njësi Shërbimi në sh*tje në BurrelEKB ofron për sh*tje 2 njësi shërbimi në objekt modern banimi dhe shërbimi, me ...
02/09/2026

BURREL
🏢Njësi Shërbimi në sh*tje në Burrel

EKB ofron për sh*tje 2 njësi shërbimi në objekt modern banimi dhe shërbimi, me infrastrukturë të përshtatshme dhe akses të mirë për përdorim dhe investim.

🔎 Më shumë informacion në:
🌐 ekb.gov.al
📧 [email protected]

30/08/2026

🏠 Strehimi është një nga çështjet më të rëndësishme për jetën dhe të ardhmen e çdo familjeje.

Po punojmë për të krijuar më shumë mundësi për qytetarët që kanë nevojë për mbështetje për të pasur shtëpinë e tyre.

Kemi hapur thirrjen për 300 kuota me kredi me 0% interes për punonjësit e administratës publike në Policinë e Shtetit, Forcat e Armatosura, shëndetësi, arsim dhe Policinë e Burgjeve.

Ndër vite, rreth 2,500 familje në 32 bashki kanë përfituar kredi me 3% interes, krahas programeve të tjera të strehimit.

Në shtator do të prezantojmë edhe programe të reja strehimi për familjet e reja, profesionistët dhe shtresat në nevojë. 🏡

Address

Rr. E Kavajës, Ndërtesa Nr. 80, Hyrja 1, Kati 5 (ish Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”), Tiranë, Shqipëri
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Enti Kombëtar i Banesave posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share