Agjencia Kombëtare e Rinisë AKR

Agjencia Kombëtare e Rinisë AKR AKR zbaton politikat rinore dhe siguron mbështetjen dhe përfshirjen e rinisë në çdo fushë sociale

Misioni i Agjencisë Kombëtare të Rinisë është garantimi i mbrojtjes dhe i promovimit të të drejtave të të rinjve, nëpërmjet mbështetjes për edukim joformal, ndërveprimit e aktivizimit të rinisë dhe financimit të veprimtarive rinore, në zbatim të politikave shtetërore në fushën e rinisë.

*Modele të rinjsh që frymëzojnë!*Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Znj. Sara Bodo, mirëpriti me shumë kënaqës...
31/07/2026

*Modele të rinjsh që frymëzojnë!*

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Znj. Sara Bodo, mirëpriti me shumë kënaqësi dhe entuziazëm të rinjtë e talentuar që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Olimpiadën e 33-të Ndërkombëtare të Informatikës (IOI 2026) në Uzbekistan, nga data 8 deri më 16 Gusht 2026!

Ky udhëtim dhe kjo pjesëmarrje dinjitoze realizohet me mbështetjen e Programit të Talenteve Rinore të AKR-së.
Ekipi ynë përfaqësues përbëhet nga:
Konkurrentët: Amir Kovaçi, Boris Braho, Skerdilaid Bilibashi
Team Leader: Erida Cerro
Deputy Leader: Emanuel Shamku.

Në këtë kompeticion global do të marrin pjesë rreth 350 konkurrentë nga 95 shtete të botës. Suksese djemve dhe stafit udhëheqës! Ju jeni krenaria jonë!

Me zhvillimin e sesioneve informuese në Shkodër, Vlorë dhe Elbasan, u përmbyll me sukses cikli i sesioneve informuese ra...
31/07/2026

Me zhvillimin e sesioneve informuese në Shkodër, Vlorë dhe Elbasan, u përmbyll me sukses cikli i sesioneve informuese rajonale të projektit “EU4Youth Grant Scheme”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Financimeve dhe Kontraktimeve për Fondet e BE-së, BB-së dhe Donatorëve të Tjerë (CFCU).

Gjatë këtij cikli, organizata rinore, organizata për të rinjtë dhe organizata sportive nga rajone të ndryshme të vendit u njohën me mundësitë e financimit, kriteret e aplikimit dhe prioritetet e Skemës së Granteve EU4Youth.

Përmbyllja e këtij cikli shënon një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të organizatave të shoqërisë civile dhe krijimit të më shumë mundësive për të rinjtë, duke inkurajuar zhvillimin e projekteve me ndikim në komunitetet lokale.

Suksese të gjithë aplikantëve në këtë thirrje!

Pas një dekade suksesi, Programi Kombëtar i Praktikave të Punës vijon të krijojë mundësi reale për zhvillimin profesiona...
27/07/2026

Pas një dekade suksesi, Programi Kombëtar i Praktikave të Punës vijon të krijojë mundësi reale për zhvillimin profesional të të rinjve.

Gjatë Thirrjes X, mbi 600 të rinj zhvilluan praktikën në institucione publike, duke përfituar përvojë profesionale, trajnim të specializuar me ASPA dhe, për herë të parë, kompensim financiar prej 10,000 lekësh në muaj për 3 muaj.

Nga 1,401 vende praktike të ofruara, rreth 250 praktikantë u punësuan me kontrata 1-vjeçare. Në 10 vite zbatim, programi ka mundësuar punësimin e rreth 1,600 të rinjve.

📢 Thirrja XI është e hapur deri më 16 gusht 2026, me 1,207 vende praktike në administratën shtetërore, institucionet publike dhe 48 bashki.

Linku Web: praktika.rinia.gov.al

Shëndeti mendor nuk është më një temë që qëndron në hije, ai është një prioritet për të rinjtë dhe për ne.Gjatë RinCamp ...
24/07/2026

Shëndeti mendor nuk është më një temë që qëndron në hije, ai është një prioritet për të rinjtë dhe për ne.

Gjatë RinCamp 2026 – N’ZË EVROPE, sesioni i dedikuar për shëndetin mendor u shndërrua në një nga momentet më të angazhuara të aktivitetit, duke nxitur diskutime të hapura, pyetje, reflektime dhe një interes të madh nga të rinjtë pjesëmarrës.

Ky sesion u zhvillua në kuadër të projektit europian HARMONY, pjesë e programit Interreg Europe, ku Shqipëria, përmes Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR), është një nga 9 partnerët zyrtarë që po punojnë për të sjellë politika dhe qasje inovative në mbështetje të shëndetit mendor të të rinjve.

Interesi dhe pjesëmarrja aktive e të rinjve gjatë këtij sesioni treguan se krijimi i hapësirave ku ata mund të flasin, të dëgjohen dhe të informohen për shëndetin mendor është thelbësor për të nxitur më shumë vëmendje, dialog dhe veprim në mbështetje të mirëqenies së tyre.

Patëm kënaqësinë të mirëprisnim ekipin kombëtar shqiptar të matematikës, pas pjesëmarrjes së suksesshme në Olimpiadën e ...
24/07/2026

Patëm kënaqësinë të mirëprisnim ekipin kombëtar shqiptar të matematikës, pas pjesëmarrjes së suksesshme në Olimpiadën e 67-të Ndërkombëtare të Matematikës (IMO 2026), zhvilluar në Shangai, Kinë – kompeticioni më prestigjioz në botë në fushën e matematikës.

Ekipi ynë përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet, duke u vlerësuar me dy medalje bronzi dhe një medalje nderi, një arritje që na bën të gjithëve krenarë.

Agjencia Kombëtare e Rinisë është e lumtur që mbështeti pjesëmarrjen e ekipit në këtë olimpiadë përmes Programit të Talenteve Rinore, duke u dhënë mundësi të rinjve tanë të përfaqësojnë Shqipërinë në skenën më të lartë ndërkombëtare të matematikës.
Një falenderim i veçantë shkon për Shoqatën Shqiptare të Matematikës, për bashkëpunimin dhe angazhimin në mbështetje të këtyre talenteve të jashtëzakonshme, si: Marius Gjika, Jamarbër Rush*taj, Orest Sherko, Darli Bruzja, Sigi Zalla dhe Noel Kolemarko dhe mentorët e tyre Gledis Kallço Loard Bejko.

Urime nxënësve, mentorëve dhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë sukses! Ju jeni frymëzim për të rinjtë shqiptarë dhe dëshmi se investimi tek talenti sjell rezultate që nderojnë Shqipërinë.

Sara Bodo

Ema Meçaj dhe Alesia Dodaj, dy studente shqiptare dhe aktiviste të spikatura, kanë dëshmuar përkushtim të vazhdueshëm në...
23/07/2026

Ema Meçaj dhe Alesia Dodaj, dy studente shqiptare dhe aktiviste të spikatura, kanë dëshmuar përkushtim të vazhdueshëm në angazhimin rinor dhe në shoqërinë civile, duke kontribuar në iniciativa të rëndësishme evropiane.

Falë angazhimit, profesionalizmit dhe përvojës së tyre, Alesia dhe Ema janë përzgjedhur si Delegatet Rinore të Shqipërisë, ku si pjesë e Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, do të përfaqësojnë zërin, perspektivat dhe prioritetet e të rinjve shqiptarë në punimet e Komitetit të Tretë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke sjellë në qendër të diskutimeve realitetin, sfidat, aspiratat dhe vizionin e rinisë shqiptare.

Historia e Alesias dhe Emës është dëshmi se përkushtimi, puna dhe besimi te potenciali i të rinjve hapin dyer drejt mundësive të jashtëzakonshme. Kur rinia investon te vetja dhe i jep zë ideve të saj, ajo bëhet pjesë e vendimmarrjes dhe kontribuon në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, brenda dhe jashtë vendit.

Urime Alesias dhe Emës! Ju urojmë suksese në këtë rrugëtim dhe jemi krenarë që përfaqësoni denjësisht rininë shqiptare.




Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Znj. Sara Bodo mirëpriti në një takim sportistin e ri Neevis Hasani, së bas...
23/07/2026

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Znj. Sara Bodo mirëpriti në një takim sportistin e ri Neevis Hasani, së bashku me trajnerin e tij, pas rikthimit nga një prej kompeticioneve më prestigjioze ndërkombëtare për moshat e reja në karate - WKF Youth League, zhvilluar në Poreç, Kroaci, nga 30 qershori deri më 3 korrik 2026. 🥋

Neevisi përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në kategorinë Junior Kumite -55 kg, duke garuar mes 96 sportistëve më të mirë në botë dhe duke u renditur në vendin e 🎖️ 9-të, një rezultat që dëshmon talentin, përkushtimin dhe punën e palodhur të tij.

Pjesëmarrja e Neevisit në këtë aktivitet u bë e mundur falë mbështetjes së Programit të Talenteve Rinore të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, një program që synon të fuqizojë dhe të mbështesë të rinjtë shqiptarë me potencial të lartë në sport, art, shkencë dhe fusha të tjera.

Jemi krenarë që qëndrojmë pranë të rinjve që na përfaqësojnë me dinjitet në arenën ndërkombëtare.
Historitë e tyre të suksesit janë frymëzim për të gjithë dhe një dëshmi se investimi te talenti i të rinjve sjell rezultate. ⭐️




🇦🇱🇪🇺 RinCamp 2026 – “N’ZË EVROPE”Katër ditë dialog, ide dhe bashkëpunim mes rreth 200 të rinjve nga e gjithë Shqipëria, ...
16/07/2026

🇦🇱🇪🇺 RinCamp 2026 – “N’ZË EVROPE”

Katër ditë dialog, ide dhe bashkëpunim mes rreth 200 të rinjve nga e gjithë Shqipëria, si edhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, të bashkuar nga vizioni për një Shqipëri evropiane.

Përmes sesioneve me institucione shqiptare, partnerë ndërkombëtarë dhe ekspertë, të rinjtë diskutuan mbi integrimin evropian, mundësitë që ofron Bashkimi Evropian, pjesëmarrjen rinore, shëndetin mendor, sportin, rekreacion, argëtim, si dhe rolin e tyre kyç në ndërtimin e së ardhmes.

Kulmi i këtij edicioni ishte bashkëbisedimi i hapur me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ku të rinjtë ndanë pyetje, ide dhe vizionin e tyre për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve, partnerëve dhe të ftuarve që kontribuan në suksesin e RinCamp 2026.







Sepse Evropa ndërtohet edhe duke dëgjuar zërin e të rinjve.

Dje dhe sot, Shqipëria mbylli tre kapituj në negociatat për anëtarësim në BE. Njëri prej tyre, “Arsimi dhe Kultura”, ësh...
16/07/2026

Dje dhe sot, Shqipëria mbylli tre kapituj në negociatat për anëtarësim në BE. Njëri prej tyre, “Arsimi dhe Kultura”, është kapitulli që prek më drejtpërdrejt rininë e këtij vendi.

Është një arritje që vlen të theksohet. Mbyllja e këtij kapitulli reflekton punën e vazhdueshme institucionale për modernizimin e politikave rinore, dhe vjen si vlerësim i rrugës që Shqipëria ka ndjekur drejt standardeve europiane.

Për AKR-në, kjo është njëkohësisht arsye krenarie dhe kujtesë përgjegjësie. Krenarie, sepse tregon se reformat në fushën e arsimit, kulturës dhe rinisë po japin rezultate të prekshme. Përgjegjësie, sepse mbyllja e një kapitulli negociues nuk është pikë përfundimi - është konfirmim se standardet që kemi vendosur duhet të vazhdojnë të zbatohen, çdo ditë, në terren.
Që në fillim të drejtimit tim në AKR, kam parë nga afër punën që bëhet me rininë shqiptare - nëpërmjet programeve tona, nëpërmjet partneriteteve institucionale, dhe mbi të gjitha nëpërmjet punës direkte me të rinjtë. Kjo punë nuk ndryshon me mbylljen e një kapitulli; ajo është pikërisht ajo që e bën të mundur atë.

Faleminderit çdo të riu që kontribuon në këtë proces. Sot festojmë një arritje kombëtare. Përgjegjësia jonë ndaj rinisë shqiptare vazhdon, pa ndërprerje

RinCamp2026 nuk kishte vetëm panele dhe diskutime, por edhe sfida, sport, gara dhe momente që i bëjnë të gjithë bashkë.G...
16/07/2026

RinCamp2026 nuk kishte vetëm panele dhe diskutime, por edhe sfida, sport, gara dhe momente që i bëjnë të gjithë bashkë.

Gara me kanoe, në bashkëpunim me ishte një nga ato aktivitetet që solli energji, shumë të qeshura dhe super teamwork. Sepse kampi është edhe të mësosh, por edhe të krijosh kujtime që mbeten. 🌊💙

Address

Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37
Tirana
1023

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia Kombëtare e Rinisë AKR posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Agjencia Kombëtare e Rinisë AKR:

Shortcuts

Share