ISKK-Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit

  • Home
  • Albania
  • Tirana
  • ISKK-Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit

ISKK-Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit ISKK eshte institucion i pavarur publik qe merret me studimin e krimeve dhe pasojat e komunizmit

➡️ Intervistë e studiuesit të ISKK, Florin Zyberaj për televizionin Fax News, mbi librin e ri dokumentar "Dokumente për ...
14/09/2026

➡️ Intervistë e studiuesit të ISKK, Florin Zyberaj për televizionin Fax News, mbi librin e ri dokumentar "Dokumente për kryengritje e Postribës 1946-1948" - vëllimi I, si dhe aktivitetet që ISKK organizoi në Shkodër në 80 vjetorin e Kryengritjes se Postribës së '46 kundër regjimit komunist.

Follow Fax News Albania Subscribe To...

Falenderojme Universitetin e Shkodrës për bashkëpunimin
11/09/2026

Falenderojme Universitetin e Shkodrës për bashkëpunimin

🔵 "Postriba ’46” – dokumente dhe dëshmi të reja mbi Kryengritjen e vitit 1946➡️ Më 7 shtator 2026, në Muzeun “Vendi i Dë...
10/09/2026

🔵 "Postriba ’46” – dokumente dhe dëshmi të reja mbi Kryengritjen e vitit 1946

➡️ Më 7 shtator 2026, në Muzeun “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër u çel ekspozita “Postriba ’46”, organizuar nga Instituti për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK), në kuadër të përkujtimit të Kryengritjes së Postribës, 9 shtator 1946. Ekspozita u përgatit nga studiuesi Florin Zyberaj.

Fjalën e hapjes e mbajtën Drejtori Ekzekutiv i ISKK-së, Çelo Hoxha, dhe Drejtori i Muzeut “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës”, Pjerin Mirdita, të cilët vlerësuan rëndësinë e dokumentimit dhe të ruajtjes së kujtesës historike mbi ngjarjet e vitit 1946.

➡️ Përmes dokumenteve arkivore, ekspozita solli fakte dhe dëshmi të reja mbi historikun dhe zhvillimin e Kryengritjes së Postribës, si dhe mbi represionin e ushtruar nga forcat e Divizionit të Mbrojtjes së Popullit ndaj kryengritësve dhe mbështetësve të kësaj lëvizjeje.

➡️ Ekspozita riktheu në vëmendje një prej ngjarjeve të rëndësishme të rezistencës antikomuniste dhe, përmes dokumenteve arkivore, dëshmoi masat represive të ndërmarra nga organet e regjimit komunist ndaj kundërshtarëve politikë.



➡️ Më 8 shtator 2026, në bibliotekën e universitetit "Luigj Gurakuqi", Shkodër, në kuadër të tryezës së rrumbullakët kus...
09/09/2026

➡️ Më 8 shtator 2026, në bibliotekën e universitetit "Luigj Gurakuqi", Shkodër, në kuadër të tryezës së rrumbullakët kushtuar 80-vjetorit të Kryengritjes së Postribës, u zhvillua promovimi i librit dokumentar me titull: “Dokumente për Kryengritjen e Postribës 1946–1948, Vëll. I”, përgatitur nga studiuesi Florin Zyberaj.

Aktiviteti u moderua nga Drejtoresha e Studimeve në ISKK, Dr. Brisejda Lala. Në hapje, fjalën përshëndetëse e mbajti Prof. Dr. Bendis Kraja, përfaqësuese e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Në vijim, Dr. Çelo Hoxha, Drejtor Ekzekutiv i ISKK-së, dhe znj. Klaudja Zerva, Koordinatore e Programit në Konrad-Adenauer-Stiftung, mbajtën fjalët e tyre, duke vënë në dukje rëndësinë e studimit dhe dokumentimit të kësaj ngjarjeje të rëndësishme të historisë së Shqipërisë.

Tryeza vijoi me kumtesat e Prof. Dr. Nertila Ljarja (Haxhija), Dr. Marsel Nilaj, PhD (c). Florin Zyberaj dhe Msc. Pjerin Mirdita, të cilët trajtuan aspekte të ndryshme të Kryengritjes së Postribës të 9 shtatorit 1946, duke u mbështetur në dokumente arkivore, dëshmi dhe materiale historike.

Aktiviteti shërbeu si një mundësi për të sjellë në vëmendje një prej ngjarjeve më të rëndësishme të rezistencës antikomuniste në Shqipërinë e pasluftës, si dhe për të nxitur studimin dhe evidentimin e mëtejshëm të burimeve dokumentare që lidhen me të.

Kronike e pasqyrimit të promovimit të librit dokumentar "Kryengritja e Postribës", përgatitur nga Florin Zyberaj
08/09/2026

Kronike e pasqyrimit të promovimit të librit dokumentar "Kryengritja e Postribës", përgatitur nga Florin Zyberaj


Në Muzeun “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër u hap ekspozit...

07/09/2026
07/09/2026

➡️ Sot, 7 shtator 2026, ora 18.00, Muzeu "Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës" në Shkodër mikpret ekspozitën “Postriba ‘46” të organizuar nga ISKK, në kuadër të përkujtimit të Kryengritjes së Postribës së 9 shtatorit 1946. Kjo ekspozitë synon të sjellë fakte të reja mbi ecurinë e kësaj ngjarjeje dhe represionin e ushtruar nga forcat e Divizionit të Mbrojtjes së Popullit ndaj kryengritësve dhe mbështetësve të kësaj lëvizje.
Nëpërmjet dokumenteve arkivore, ekspozita paraqet dëshmi të reja mbi historikun, zhvillimin dhe masat represive të ndërmarra nga organet e regjimit komunist ndaj kundërshtarëve politikë.
➡️ Për shtypjen e saj, autoritetet e kohës organizuan një ndërhyrje të dhunshme ushtarake, gjatë së cilës u pushkatuan dhe u burgosën me dhjetëra pjesëmarrës e mbështetës të kryengritjes, si dhe u dogjën shtëpitë e shumë prej tyre. Pas arrestimit, kryengritësit dhe përkrahësit e kësaj lëvizjeje iu nënshtruan proceseve të gjata gjyqësore, të shoqëruara me masa të rënda ndëshkuese.

Ju mirepresim!

➡️ Më 8 shtator 2026, në Universitetin "Luigj Gurakuqi", në Shkodër, ISKK ju fton në promovimin e librit dokumentar me t...
02/09/2026

➡️ Më 8 shtator 2026, në Universitetin "Luigj Gurakuqi", në Shkodër, ISKK ju fton në promovimin e librit dokumentar me titull: “Dokumente për Kryengritjen e Postribës 1946–1948”, përgatitur nga studiuesi Florin Zyberaj. Libri i kushtohet Kryengritjes së Postribës të 9 shtatorit 1946, si një nga reagimet e para popullore kundër masave represive të regjimit komunist në Shqipëri. I mbështetur në një punë të imtësishme kërkimore, ky botim sjell për studiuesit dhe publikun e gjerë 81 dokumente zyrtare autentike, të vjelura nga fondet e Arkivit Qendror të Shtetit dhe Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përfshirë strukturat: Divizionin e Mbrojtjes së Popullit dhe Sigurimin e Shtetit. Dokumentet janë renditur në mënyrë kronologjike dhe shoqërohen me shënime sqaruese e metodologjike për të ruajtur besnikërinë ndaj tekstit origjinal.
Ky vëllim ndahet në dy pjesë themelore që ndihmojnë në ndriçimin e mekanizmave të represionit politik. Pjesa e parë përmban materiale operative dhe raportuese, si telegrame, radiograme dhe relacione, që pasqyrojnë zhvillimet e drejtpërdrejta në terren, shoqëruar me lista emërore të personave të arrestuar, të pushkatuar apo të burgosur, si dhe të familjeve shtëpitë e të cilave u dogjën nga forcat ushtarake të DMP-së. Pjesa e dytë fokusohet në vendimet gjyqësore të formës së prerë ndaj organizatorëve dhe mbështetësve të kryengritjes, duke nxjerrë në pah se si sistemi gjyqësor i kohës shërbeu si një mjet formal për të ligjëruar dhunën shtetërore dhe për të eliminuar çdo formë opozite ndaj pushtetit të ri.



➡️ Më 7 shtator 2026, Muzeu "Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës" në Shkodër mikpret ekspozitën “Postriba ‘46” të organizuar n...
31/08/2026

➡️ Më 7 shtator 2026, Muzeu "Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës" në Shkodër mikpret ekspozitën “Postriba ‘46” të organizuar nga ISKK, në kuadër të përkujtimit të Kryengritjes së Postribës së 9 shtatorit 1946. Kjo ekspozitë synon të sjellë fakte të reja mbi ecurinë e kësaj ngjarjeje dhe represionin e ushtruar nga forcat e Divizionit të Mbrojtjes së Popullit ndaj kryengritësve dhe mbështetësve të kësaj lëvizje.
Nëpërmjet dokumenteve arkivore, ekspozita paraqet dëshmi të reja mbi historikun, zhvillimin dhe masat represive të ndërmarra nga organet e regjimit komunist ndaj kundërshtarëve politikë.
➡️ Për shtypjen e saj, autoritetet e kohës organizuan një ndërhyrje të dhunshme ushtarake, gjatë së cilës u pushkatuan dhe u burgosën me dhjetëra pjesëmarrës e mbështetës të kryengritjes, si dhe u dogjën shtëpitë e shumë prej tyre. Pas arrestimit, kryengritësit dhe përkrahësit e kësaj lëvizjeje iu nënshtruan proceseve të gjata gjyqësore, të shoqëruara me masa të rënda ndëshkuese.

Ju mirepresim!

TPZ.al i ka kushtuar një artikull raportimit të veprimtarisë vjetore të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e...
16/06/2026

TPZ.al i ka kushtuar një artikull raportimit të veprimtarisë vjetore të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) në Kuvend.

Mungesa e zyrave, problemet me statusin dhe pagat, si dhe përplasjet për aksesin në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit po vështirësojnë punën e Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit

Address

Rruga George W Bush, Tirane
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ISKK-Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to ISKK-Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit:

Shortcuts

Share