12/06/2026
Aftësitë janë në qendër të së ardhmes së Shqipërisë, dhe pikërisht ky ishte fokusi i Konferencës Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional. Institucione, partnerë, shkolla profesionale, qendra të formimit profesional, biznese dhe të rinj u bënë bashkë për të diskutuar se si Shqipëria mund të ndërtojë një sistem aftësish më të përgatitur për të ardhmen. Ndërsa vendi avancon në rrugën drejt BE-së, arsimi dhe formimi profesional mbetet thelbësor për të lidhur të rinjtë me mundësi reale në tregun e punës, për të mbështetur bizneset me profesionistë të kualifikuar dhe për të forcuar konkurrueshmërinë afatgjatë të Shqipërisë. Bashkimi Evropian do të vijojë të mbështesë reformat që modernizojnë AFP-në, nxisin mësimin në vendin e punës, të nxënit gjatë gjithë jetës dhe mundësi më gjithëpërfshirëse punësimi.
“Një forcë pune e kualifikuar duhet të jetë shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare. Duke investuar në aftësi, duke forcuar bashkëpunimin mes arsimit dhe biznesit, dhe duke e bërë arsimin profesional më të lidhur me nevojat e tregut të punës, Shqipëria po investon te njerëzit e saj, te konkurrueshmëria dhe te e ardhmja e saj evropiane,” tha André Rizzo, shef i Seksionit Politik në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri.
—
Skills are at the heart of Albania’s future, and this was the focus of the National VET Conference. Institutions, partners, VET providers, businesses and young people came together to discuss how Albania can build a more future-ready skills system. As the country advances on its EU path, vocational education and training remains essential to connect young people with real labour market opportunities, support businesses with qualified professionals, and strengthen Albania’s long-term competitiveness. The European Union will continue to support reforms that modernise VET, promote work-based learning, lifelong learning and more inclusive employment opportunities.
“A highly skilled workforce should be the backbone of the Albanian economy. By investing in skills, strengthening cooperation between education and business, and making vocational education more responsive to labour market needs, Albania is investing in its people, its competitiveness and its European future,” said André Rizzo, Head of Political Section at the EU Delegation to Albania.
European Commission
EU Enlargement & Eastern Neighbourhood
European External Action Service - EEAS
Ambasada Gjermane Tiranë
Embassy of Switzerland in Albania