E-Albania

E-Albania Faqja zyrtare e portalit unik qeveritar e-Albania Së dyti, për përdorimin e TIK në edukim për të kapërcyer hendekun dixhital dhe për të aftësuar rininë.

Në programin e Qeverisë është përcaktuar se Qeveria do të punojë në tre drejtime kryesore duke vendosur objektiva të matshme:

"Së pari, për shtimin dhe promovimin e shërbimeve elektronike për qytetarët, biznesin dhe administratën. Prioritet do të jetë rritja e transparencës dhe përmirësimi i shërbimeve në administratën publike sipas parimeve të iniciativës Open Government Partnership. Politikat do të jenë të orientuara drejt përmirësimit dhe zgjerimit të kapaciteteve njerëzore në mënyrë që rritet numri i përdoruesve dhe të promovohet zhvillimi i ofruesve të e-shërbimeve. Në këtë mënyrë do të nxitet krijimi i vendeve të punës për të rinjtë të cilët mund të punësohen në tregun shqiptar, rajonal e më gjerë. Së treti, konsolidimi i infrastrukturës dixhitale në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, duke respektuar me rigorozitet parimet evropiane të konkurrencës së lirë e të ndershme." AXHENDA DIXHITALE E SHQIPËRISË 2015-2020

Përshkrim
Portali unik qeveritar shumëfunksional e-albania.al administrohet dhe zhvillohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, shërben si një portë nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të marrë nëpërmjet internetit, shërbime elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri. Portali qeveritar e-Albania është i lidhur me Platformën Qeveritare të Ndërveprimit, e cila është arkitektura bazë mbi të cilën mundësohet ndërveprimi me sistemet elektronike të institucioneve publike. Vizioni
Të shndërrohet në kanalin kryesor për marrjen e shërbimeve online të administratës publike

Çfarë ofron e-Albania
-është një zyrë me një ndalesë për shërbimet online të administratës publike;

-është një kanal online për ofrimin e shërbimeve publike në 24 orë në 7 ditë të javës;

-ofron shërbime elektronike të nivelit 3 dhe 4 (sipas UNPAN 2014) nëpërmjet standardeve më të fundit të teknologjisë, mundësi për kryerjen e pagesave online për këto shërbime nëpërmjet kartave të debitit dhe kreditit;

-ofron shërbime elektronike të nivelit 1 dhe 2 (sipas UNPAN 2014), ku çdo i interesuar të marrë informacion të detajuar në lidhje me shërbimet për publikun, (licenca, leje, autorizime, certifikata, vërtetime apo shërbime të tjera të ngjashme), dokumentacionin e nevojshëm, procedurën që duhet të ndjekë, oraret e funksionimit dhe vendndodhjen e zyrave të administratës, kontaktet, si dhe adresën e faqes zyrtare të institucionit që ofron shërbimin përkatës, ku mund të orientohet për detaje të mëtejshme;

-është në përputhje të plotë me politikat e qeverisë në fushën TIK dhe Strategjinë Ndërsektoriale “Axhenda Dixhitale e Shqipërisë 2015-2020”;

-ofron mundësi komunikimi për çdo paqartësi, pyetje apo problem mbi regjistrimin, shërbimet e ofruara në portal, përmes forumit të portalit, postës elektronike, komenteve dhe mesazheve në rrjetet sociale;

-ka përmirësuar ofrimin e shërbimeve, duke reduktuar kohën e marrjes së shërbimit, duke evituar burokracitë, si dhe duke ulur korrupsionin;

-ofron informacion dhe shërbime elektronike që krijohen dhe mirëmbahen nga institucione të ndryshme publike dhe private. Disponueshmëria dhe saktësia e shërbimit është përgjegjësi e institucionit përgjegjës, i cili ofron shërbimin e tij elektronik përmes portalit;

Përdoruesit
-të gjithë qytetarët shqiptarë dhe të huajt me regjistrim të përkohshëm apo të përhershëm në Republikën e Shqipërisë;

-bizneset e regjistruara në Republikën e Shqipërisë;

-punonjësit e administratës publike në active directory;

-vizitorët e portalit. Standarde të përgjithshme
-ofron informacion mbi shërbimet që ofrojnë institucionet e administratës publike. Informacioni i paraqitur në portal përditësohet nga vetë institucionet sipas nevojës;

-siguron disponueshmërinë 24/7/365 me mbi 99% funksionalitet të portalit;

-lidhet me Platformën Qeveritare të Ndërveprimit (Government Gateway), në të cilën janë lidhur rreth 25 institucione të cilat shkëmbejnë të dhëna në kohë reale dhe së shpejti me 11 sisteme të tjera;

-sistemi i ndërveprimit është një sistem qendror shumëfunksional, një zgjidhje Enterprise Service Bus me një arkitekturë të orientuar nga shërbimet;

-pagesat e shërbimeve elektronike realizohen në mënyrë të sigurt nëpërmjet Platformës Qeveritare të Pagesave Elektronike, e cila është e lidhur me institucione bankare dhe jo-bankare;

-ofron gërshetimin e një sërë teknologjive të sigurisë për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve. Procesi i regjistrimit kryhet nëpërmjet portalit qeveritar dhe të dhënat e plotësuara, nga përdoruesit gjatë procesit të regjistrimit, verifikohen elektronikisht me të dhënat e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile për individët dhe Regjistrit Kombëtar Tregtar për bizneset (QKR);

-procesi i autentifikimit dhe identifikimit është i bazuar në strategjinë e "Single-Sign-On", për të krijuar një identitet unik për çdo përdorues, duke përdorur NID për qytetarin dhe NUIS për bizneset;

-është në përputhje me versionet më të fundit të shfletuesve të internetit si Internet Explorer, Google Chrome, Mozilla Firefox, Safari etj;

-aksesohet në versionet web mobile, app mobile iOS dhe Android;

-ofrohet 100% në gjuhën shqipe;

Për të ofruar një përvojë sa më të mirë gjatë përdorimit të portalit, i inkurajojmë përdoruesit të lenë komentet apo sugjerimet e tyre përmes forumit të portalit, postës elektronike, komenteve dhe mesazheve në rrjetet sociale;

10/09/2026

🤝 Mirëpritëm pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore, në kuadër të misionit të asistencës teknike dhe vlerësimit të menaxhimit të investimeve publike.

Gjatë takimit u diskutua mbi proceset e planifikimit, zbatimit dhe monitorimit të investimeve, si dhe mbi rolin e sistemeve TIK në mbështetjen e këtyre proceseve në administratën publike.

🤝 Takimi shërbeu gjithashtu për shkëmbimin e informacionit dhe eksperiencave mbi zhvillimet dhe prioritetet në fushën e transformimit digjital.

08/09/2026

🗣️ Boiken Morina – Specialist, Drejtoria e Inteligjencës Artificiale, AKSHI

🤖 Si e mëson një sistem të kuptojë mënyrën se si flasim shqip, në gjuhën e përditshme?

☀️ Një nga projektet ku Boikeni ka dhënë kontributin e tij është Diella, asistenti virtual i e-Albania, duke punuar veçanërisht me mënyrën se si sistemi kupton dhe komunikon në gjuhën shqipe.

💬 Qytetarët nuk komunikojnë gjithmonë me fjali të plota apo gjuhë formale. Ata përdorin dialekte, shprehje të përditshme, pyetje të shkurtra dhe mënyra të ndryshme për të kërkuar të njëjtin shërbim.

⚙️ Përmes testimit të vazhdueshëm, punohet që Diella të kuptojë sa më saktë çfarë kërkon qytetari, t’i japë informacionin e duhur dhe ta drejtojë te shërbimi që i nevojitet.

✨ Çdo rast i testuar dhe çdo përmirësim e bën komunikimin me Diellën më të thjeshtë, më të saktë dhe më natyral.

🙏Sot, në ditën e shenjtërimit të saj, kujtojmë Nënë Terezën, një nga figurat më të mëdha të humanizmit dhe një shqiptare...
05/09/2026

🙏Sot, në ditën e shenjtërimit të saj, kujtojmë Nënë Terezën, një nga figurat më të mëdha të humanizmit dhe një shqiptare që i tregoi botës se madhështia mund të gjendet edhe në gjestin më të vogël.

Një jetë kushtuar të tjerëve. Një trashëgimi që vazhdon të frymëzojë. Një emër shqiptar që u bë simbol universal i dashurisë, dhembshurisë dhe shpresës. 🌍

Shën Tereza e Kalkutës — shqiptare në rrënjë, universale në dashuri. 🇦🇱🤍

04/09/2026

🗣️Eleni Sava- Specialist,
Sektori TIK i Doganave, AKSHI

Sistemi Backend i Shërbimeve Doganore është platforma qendrore që mundëson administrimin dhe procesimin e shërbimeve doganore të ofruara për qytetarët dhe bizneset përmes portalit e-Albania. 🇦🇱

📊 Në funksion që prej vitit 2021, sistemi ka procesuar mbi 43 mijë aplikime dhe sot përdoret nga mbi 429 punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në nivel qendror dhe në degët doganore në të gjithë vendin.

🔄 Procesi është i integruar nga fillimi në fund: qytetari ose biznesi aplikon në e-Albania, kërkesa transmetohet në Backend-in e Doganave, ku verifikohet dhe procesohet nga punonjësit përkatës, ndërsa përgjigjja përfundimtare i kthehet përdoruesit sërish përmes e-Albania.

🔐 Për përdoruesit e brendshëm, aksesi menaxhohet sipas roleve dhe privilegjeve, duke mundësuar një administrim të strukturuar dhe të kontrolluar të proceseve.

Një tjetër sistem që lidh teknologjinë me administratën, duke e bërë ofrimin e shërbimeve publike më të integruar dhe efikas. ⚙️🇦🇱

02/09/2026

🗣️Eno Koliçi- Specialist, Sektori i Menaxhimit të Projekteve dhe Standardeve TIK, Drejtoria e Projekteve e-Gov dhe TIK, AKSHI.

Procesi i përditshëm i punës konsiston në administrimin e kërkesave që vijnë nga institucionet, pasqyrimin dhe përditësimin e tyre në regjistrin e projekteve, si dhe ndjekjen e afateve ligjore.

📑 Nga ngritja e sistemeve të reja, te mirëmbajtja dhe përmirësimi i atyre ekzistuese, Drejtoria e Projekteve e-Gov dhe TIK koordinon kërkesat e institucioneve dhe menaxhon projektet që mbështesin procesin e digjitalizimit.

⚙️ Çdo kërkesë ndiqet hap pas hapi, nga planifikimi deri te zbatimi, duke u kthyer në një projekt konkret që i shërben transformimit digjital.

31/08/2026

🗣️Enkeleda Papa- Specialiste,
Sektori IT i Ministrise se Financave, AKSHI

📊 AFMIS – Sistemi i Menaxhimit Financiar Shqiptar
Mundëson planifikimin, ekzekutimin dhe raportimin e buxhetit të shtetit, duke rritur efikasitetin dhe transparencën. Sistemi përfshin planifikimin buxhetor afatmesëm, menaxhimin e investimeve publike, monitorimin e projekteve buxhetore dhe portalin e pagesave.

💳 Sistemi i Thesarit
Mbështet ekzekutimin e buxhetit të shtetit dhe administrimin e llogarisë qendrore të qeverisë, duke mundësuar regjistrimin dhe procesimin e transaksioneve financiare të institucioneve buxhetore.

📑 Sistemi i e-Dëmshpërblimeve
Mundëson administrimin dhe menaxhimin elektronik të pagesave të dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit politikë, bazuar në vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.

🔗 Tre sisteme që digjitalizojnë procese të rëndësishme financiare dhe kontribuojnë në një administratë më efikase, të integruar dhe transparente.

27/08/2026

🗣️ Roland Gura- Specialist, Sektori IT në Ministrinë e Kulturës AKSHI

Regjistri Kombëtar i Pasurive Kulturore, i zhvilluar nga AKSHI, është sistemi digjital që mundëson regjistrimin, dokumentimin dhe administrimin e informacionit mbi pasuritë kulturore në Shqipëri. 🏛️🇦🇱

📚 I administruar nga Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, sistemi krijon një bazë të centralizuar ku pasuritë kulturore regjistrohen, katalogohen, dokumentohen dhe vlerësohen elektronikisht.

🔎 Përmes tij sigurohet një administrim më i strukturuar dhe gjurmueshmëri më e mirë e informacionit, si dhe monitorimi i lëvizjes së pasurive kulturore kombëtare.

💻 Digjitalizimi ndihmon që informacioni mbi trashëgiminë tonë kulturore të jetë më i organizuar, më i menaxhueshëm dhe më i sigurt, duke kontribuar drejtpërdrejt në mbrojtjen dhe ruajtjen e saj për brezat e ardhshëm. 🏺✨

📢 Hapen aplikimet për zhvillimin e praktikës profesionale për kandidatët për mësues!Të gjithë kandidatët e interesuar pë...
25/08/2026

📢 Hapen aplikimet për zhvillimin e praktikës profesionale për kandidatët për mësues!

Të gjithë kandidatët e interesuar për zhvillimin e praktikës profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit mund të aplikojnë online nëpërmjet portalit e-Albania.

📅 Periudha e aplikimit:
26 gusht 2026, ora 08:00 – 4 shtator 2026, ora 23:59.

🔎 Shërbimi në e-Albania: “Aplikim për zhvillimin e praktikës profesionale (kandidatët për mësues)”

Ju ftojmë të aplikoni brenda afatit të përcaktuar dhe të ndiqni me kujdes udhëzimet e shërbimit.

📢 Rihapen regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta!Për të gjithë nxënësit që ende nuk janë regjistruar,...
24/08/2026

📢 Rihapen regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta!

Për të gjithë nxënësit që ende nuk janë regjistruar, aplikimet do të qëndrojnë të hapura në e-Albania, deri më 7 shtator. 📅

Regjistrimet vlejnë për:

🎒Klasën e parë
🎓Klasën e dhjetë
🎨Shkollat artistike
🏅Shkollat sportive

KUJDES⏰ Prindërit dhe nxënësit duhet të përfundojnë procedurat brenda afatit të përcaktuar.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when E-Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to E-Albania:

Shortcuts

Share