Kryeministria

Kryeministria Faqja zyrtare e Këshillit të Ministrave

Official page of The Albanian Government

Kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me vendimin e Gjykatës Administrative për çështjen e pagave të magjistratëve, duke n...
11/09/2026

Kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me vendimin e Gjykatës Administrative për çështjen e pagave të magjistratëve, duke ngritur shqetësimin për shpejtësinë me të cilën është vepruar në një çështje që prek drejtpërdrejt financat publike dhe interesin e vetë gjyqtarëve, ndërkohë që mijëra dosje të qytetarëve dhe institucioneve vijojnë të presin prej vitesh për t’u shqyrtuar.

Kryeministri Rama e cilësoi tejet shqetësues faktin që një masë sigurie synon të nxisë ekzekutimin e një akti me pasoja financiare për buxhetin e shtetit, pa kaluar më parë për miratim në Kuvendin e Shqipërisë.

Kryeministri nënvizoi se çdo ndërhyrje që sjell efekte mbi thesarin e shtetit duhet të realizohet në përputhje me Kushtetutën, ligjin dhe kompetencat e pushtetit të pavarur legjislativ.

Kryeministri Rama ritheksoi se Kuvendi i Shqipërisë do të përmbushë përgjegjësinë e tij institucionale për këtë çështje, në respekt të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në seancën e së enjtes, më 17 shtator.

11/09/2026

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot ndryshimet në kabinetin qeveritar, të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Besfort Lamallari largohet nga drejtimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme për t’iu bashkuar ekipit të Kryeministrit në Kryeministri, duke vijuar kontributin e tij në një përgjegjësi të re.

Drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme do ta marrë Ervin Demo, deri më tani Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor. Në kuadër të këtij riorganizimi, çështjet e pushtetit vendor do të integrohen në strukturën dhe fushën e përgjegjësisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Gjatë takimit të zhvilluar në Kryeministri, Kryeministri Rama falënderoi Besfort Lamallarin dhe Ervin Demon për përkushtimin, përgjegjshmërinë dhe punën e kryer në drejtimin e ministrive përkatëse, si dhe u shprehu mirënjohjen për gatishmërinë për të vijuar shërbimin në përgjegjësitë e reja.

🏡 3 245 Vendime Legalizimi gjatë muajit Gusht!📲 Përfituesit e marrin Vendimin e Legalizimit direkt në profilin e tyre në...
04/09/2026

🏡 3 245 Vendime Legalizimi gjatë muajit Gusht!

📲 Përfituesit e marrin Vendimin e Legalizimit direkt në profilin e tyre në e-Albania, të pajisur me vulë digjitale dhe nënshkrim elektronik.

📋 Listat emërore të përfituesve janë publikuar në rubrikën “Afishime”, të ndara sipas Drejtorive Vendore përkatëse.

🇦🇱🇪🇺 Shqipëria vijon me vendosmëri procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.Në Dublin, takimi i Ministrit për Evrop...
03/09/2026

🇦🇱🇪🇺 Shqipëria vijon me vendosmëri procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në Dublin, takimi i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos, u përqendrua në ecurinë e negociatave, zbatimin e reformave dhe rëndësinë e ruajtjes së ritmit të procesit.

🇦🇱Shqipëria mbetet e angazhuar për të vijuar punën dhe për të mbyllur sa më shumë kapituj negociues të jetë e mundur gjatë këtij viti.

Një proces i bazuar në meritë, reforma dhe rezultate. 🇦🇱🇪🇺

Klodiana Spahiu propozohet nga Kryeministri Edi Rama për detyrën e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.Mjek...
03/09/2026

Klodiana Spahiu propozohet nga Kryeministri Edi Rama për detyrën e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Mjeke kardiologe, me specializime në Shqipëri dhe Itali, master në menaxhim shëndetësor dhe titullin “Doktore e Shkencave Mjekësore”, znj. Spahiu sjell një përvojë të gjatë në mjekësi, drejtim spitalor, pedagogji dhe menaxhim shëndetësor.

Propozimi vjen në vijim të angazhimit të saj për një shëndetësi më të aksesueshme dhe një mirëqenie sociale më të fortë për qytetarët.

🏛️ Vendime dhe projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave| 2 shtator 2026🌱 Mbrojtja e mjedisit - p...
02/09/2026

🏛️ Vendime dhe projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave| 2 shtator 2026

🌱 Mbrojtja e mjedisit - përcaktohen veprimtaritë që konsiderohen të rrezikshme për mjedisin dhe kriteret për vlerësimin e kërcënimeve dhe dëmeve mjedisore.

🏔️ Zhvillimi i ekonomisë malore- ndryshime për zonat me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Shijak.

🏠 Rindërtimi dhe strehimi social- përmirësime në përdorimin e fondit të rindërtimit, si dhe ndryshime për administrimin e objekteve të konfiskuara për interes publik dhe strehim social.

👮 Rendi publik- përcaktohen kriteret për dhënien e medaljes së Shërbimit të Rendit Publik.

🇪🇺 Bashkëpunimi fiskal - ratifikohen marrëveshje me Lituaninë dhe Gjermaninë për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal.

   👉 Vijuam sot punën intensive për detajimin e programit të sezonit të ri, duke nisur nga 🗓️kalendarizimi i Pranisë Bes...
28/08/2026



👉 Vijuam sot punën intensive për detajimin e programit të sezonit të ri, duke nisur nga
🗓️kalendarizimi i Pranisë Besnike në çdo territor,
🔖mekanizmat e rinj të ndërveprimit qeveri - deputetë në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve publike qendrore e vendore,
⚖️si edhe hartimi i ndryshimeve ligjore për ta kthyer PasqyrAlbania në ligj.

Po ashtu u diskutua progresi i bërë me hartimin e nismës së integruar Shqipëria Sociale, të cilës do t’i kushtohet një Konferencë e posaçme Kombëtare në muajin nëntor🤝

🇦🇱🦅🇪🇺
🌹
🏃‍♂️‍➡️📲💻💁🏻‍♀️🙋🏻‍♂️
🦩❤️🦅

25/08/2026

Në përfundim të analizës me ministrat, ku u prezantuan prioritetet dhe objektivat e çdo institucioni, Kryeministri Edi Rama e cilësoi maratonën dyditore të Pogradecit si një moment reflektimi dhe angazhimi serioz për një sezon të ri politik, me energji të reja dhe hapa vendimtarë drejt Shqipërisë 2030.

🤝 Fokus i veçantë do t’i kushtohet rritjes cilësore të ndërveprimit me njerëzit dhe forcimit të marrëdhënies me qytetarët.

🇦🇱🦅🇪🇺
🌹
📲

19/08/2026

📍Butrint, Sarandë

🌊 Pas më shumë se 17 vitesh pa ndërhyrje, ka nisur thellimi i Kanalit të Vivarit, arteria që lidh Lagunën e Butrintit me Detin Jon dhe garanton shkëmbimin e ujërave, oksigjenimin dhe kripësinë e nevojshme për ruajtjen e ekosistemit dhe zhvillimin e kultivimit të midhjes.

🚢 Në fazën e parë, përmes dragimit do të hiqen rreth 50 mijë m³ sedimente, duke rikthyer funksionalitetin hidrologjik të kanalit dhe krijuar kushte më të mira për zhvillimin e qëndrueshëm të akuakulturës dhe peshkimit, si një sektor me potencial të rëndësishëm për ekonominë e zonës. 🦪🐟🇦🇱

🛰️ Pamje satelitore para dhe pas zjarrit në Halil, Krujë, që evidentojnë ndryshimin e sipërfaqes së prekur nga flakët.Pa...
14/08/2026

🛰️ Pamje satelitore para dhe pas zjarrit në Halil, Krujë, që evidentojnë ndryshimin e sipërfaqes së prekur nga flakët.

Pamjet ofrojnë një pasqyrë të qartë të shtrirjes së zonës së dëmtuar dhe ndihmojnë në vlerësimin e pasojave të zjarrit.

🔥 Sipërfaqja e evidentuar si e prekur: rreth 36.61 hektarë.

📷Imazhet satelitore janë publikuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Address

Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kryeministria posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share