Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë Kuvendi i Shqipërisë përbëhet nga 140 deputetë. Ai është i përbërë nga një dhomë e vetme dhe anëtarët e tij zgjidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Kuvendi i zhvillon punimet e tij vjetore në dy sesione.

28/07/2026

Komisioni Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore 28 korrik 2026 (vazhdim)

Rendi i ditës:

Tryezë Teknike mbi Parandalimin dhe Reagimin ndaj Keqpërdorimit të Burimeve Administrative në Proceset Zgjedhore.

28/07/2026

Rendi i ditës:

Tryezë Teknike mbi Parandalimin dhe Reagimin ndaj Keqpërdorimit të Burimeve Administrative në Proceset Zgjedhore.

27/07/2026

🏛️🇦🇱 Sot, u mbyllën punimet e Sesionit të Dytë të Legjislaturës së XI-të me miratimin e një sërë aktesh të rëndësishme, mes të cilave edhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së huas direkte ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak.

Ky ratifikim forcon më tej partneritetin strategjik me SHBA-në dhe kontribuon në rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë, në përputhje me angazhimet tona si vend anëtar i NATO-s.

Mbyllim këtë sesion me përgjegjësinë e punës së kryer dhe me angazhimin për të vijuar reformat, forcimin e institucioneve dhe avancimin e interesit publik edhe në sesionin e ardhshëm.

Në drejtimin e Kryetarit z. Niko Peleshi, Kuvendi u mblodh sot në seancën plenare të radhës.Pas miratimit të procesverba...
27/07/2026

Në drejtimin e Kryetarit z. Niko Peleshi, Kuvendi u mblodh sot në seancën plenare të radhës.
Pas miratimit të procesverbalit të seancës plenare të datës 23.7.2026, Kryetari, z. Peleshi njoftoi kërkesën e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS për tërheqjen e propozimit për ndryshimin e Vendimin 87/2026 "Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershëm të Kuvendit".
Më tej u hodhën në votim dy kërkesat e z. Agron Shehaj për pyetje me Kryeministrin, lidhur me ndërtimin e Portit të ri Tregëtar në Porto Romano, si dhe lidhur me Aeroportin Ndërkombëtare të Vlorës.
Pas votimit, kërkesat u rrëzuan me shumicë votash.
Më tej Kryetari z. Peleshi njoftoi depozitimin e kërkesës të Këshillit të Ministrave dhe të 40 deputetëve të PS për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit: "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas direkte, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF), si dhe “shqyrtimin e këtij projektligji në seancë plenare sot më datë 27 korrik 2026, në orën 15:00, për shkak të rëndësisë dhe karakterit të veçantë të kësaj marrëveshjeje, si dhe nevojën për hyrjen e tij në fuqi në kohë, për të garantuar zbatimin e objektivave që synon”- tha z. Peleshi. �
Pas qëndrimeve pro dhe kundër, Kryetari z. Peleshi njoftoi se të gjithë deputetët kanë të drejtë të njihen me përmbajtjen e marrëveshjes pas nënshkrimit të deklaratës së konfidencialitetit.
Pas votimit kërkesa për procedurë të përshpejtuar u miratua me shumicë votash dhe u vendos që ky projektligj të shqyrtohet në seancën plenare të datës 27 korrik 2026, në orën 15:00.

Seanca e radhës u mblodh në orën 15:00 për shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit. Para shqyrtimit të projektligjit, Kryetari z.Peleshi, ritheksoi që të gjithë deputetët kanë të drejtë të njihen me marrëveshjen pas nënshkrimit të deklaratës së konfidencialitetit të informacionit nga ana e deputetëve. Më tej z. Peleshi njoftoi se me kërkesë të 40 deputetëve të PS u kërkua që seanca të vijojë me dyer të mbyllura. Pas votimit kërkesa u miratua me 74 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim.
Pas shqyrtimit në seancë me dyer të mbyllura i projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas direkte, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF) z. Peleshi njoftoi se votimi i marrëveshjes do të jetë i hapur.

Projektligji u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Seanca i mbylli punimet rreth orës 16:15.

27/07/2026

Seancë Plenare 27 Korrik 2026 ora 15:00

Rendi i ditës:

1. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas direkte, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF)”

27/07/2026

Seancë Plenare 23 Korrik 2026 ora 10:00

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 23.7.2026.
2. Njoftime.
3. Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 87/2026, “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”.

Në drejtimin e Kryetarit, z. Niko Peleshi, Kuvendi u mblodh në seancën plenare të radhës ku u miratuan 7 projektrezoluta...
23/07/2026

Në drejtimin e Kryetarit, z. Niko Peleshi, Kuvendi u mblodh në seancën plenare të radhës ku u miratuan 7 projektrezoluta, 2 akte normative, 15 projektligje dhe 4 projektvendime.

Në nisje të seancës plenare u mbajt një minutë heshtje në nderim të kujtimit, të figurës dhe veprës së z. Emin Riza, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, akademik dhe një prej personaliteteve të shquara në fushën e trashëgimisë kulturore, restaurimin e monumenteve dhe arkitekturës tradicionale shqiptare.

Seanca plenare më pas miratoi procesverbalet e seancave plenare të datave 16.7.2026 dhe 20.7.2026 si dhe miratoi projektprogamin e punës së Kuvendit për periudhën 27 – 31 korrik 2026 së bashku me projektkalendarit e punimeve të Kuvendit për periudhën 27 – 31 korrik 2026.

Kryetari i Kuvendit, z. Niko Peleshi, njoftoi seancën plenare për një kërkesë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, z. Gazment Bardhi për ndryshimin e rendit të ditës, i cili kërkoi që të shtohet propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e Projektvendimit për zgjatjen e afatit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë. Kërkesa në fjalë u rrëzua me 82 vota kundër, 27 vota pro dhe 0 abstenim.

Referuar përmbledhjes së minutave të të folurit, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka mbajtur fjalën për 56 minuta, Grupi Parlamentari i Partisë Demokratike 87 minuta, Grupi Parlamentar “Partia e Lirisë” 10 minuta, ndërsa deputetët jashtë grupeve parlamentare kanë folur gjithsej 11 minuta.

Për më tepër lexoni në linkun: https://parlament.al/lajme/57113a07-e343-435d-953f-17893bded156

23/07/2026

Seancë Plenare 23 Korrik 2026 ora 10:00

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 16.7.2026 dhe 23.7.2026.
2. Njoftime.
3. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2025”.
4. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2025”.
5. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025”.
6. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2025”.
7. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025”.
8. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2025”.
9. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2025”.
10. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Blendi Himçi.
11. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Bujar Leskaj.
12. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Erald Kapri.
13. Akt normativ nr. 2, datë 30.6.2026, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026””.
14. Akt normativ nr. 3, datë 6.7.2026, “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare”.
15. Projektligji “Për grupimet ekonomike me interes evropian”.
16. Projektligji “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHEB)”.
17. Projektligji “Për statutin e shoqërive evropiane (SE)”.
18. Projektligji “Për mbylljen e shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim”.
19. Projektligji “Për kërkesat e transparencës për emetuesit e titujve”.
20. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 48/2014, “Për pagesat e vonuara dhe detyrimet kontraktore dhe tregtare”, të ndryshuar”.
21. Projektligji “Për shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
22. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 93/2015, “Për turizmin”, i ndryshuar”.
23.Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9251, datë 08.07.2004, “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.
24. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar”.
25. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10093, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile””.
26. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 25/2018, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare””.
27. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9947, datë 07.07.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar”.
28. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 173/2014, “Për disiplinën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.
29. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 82 datë 26.07.2024, “Për Policinë e Shtetit”.
30. Projektvendim “Për emërimin e Kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik”.
31. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik”.
32. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik”.
33. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik”.
34. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

🏛️🇦🇱 Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në takim me përfaqësues të Kongresit Amerikan dhe të POPVOX Foundation, në kuadë...
22/07/2026

🏛️🇦🇱 Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në takim me përfaqësues të Kongresit Amerikan dhe të POPVOX Foundation, në kuadër të workshop-it rajonal për modernizimin e parlamenteve përmes Inteligjencës Artificiale, që po zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë.

Workshop-i ka bërë bashkë përfaqësues të parlamenteve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Moldavisë për të shkëmbyer përvoja dhe praktikat më të mira në përdorimin e Inteligjencës Artificiale në shërbim të proceseve parlamentare.

Inteligjenca Artificiale po transformon mënyrën se si funksionojnë parlamentet, duke rritur efikasitetin, transparencën dhe aksesin e qytetarëve në informacionin parlamentar. Kuvendi i Shqipërisë ka ndërmarrë hapa konkretë në këtë drejtim dhe synon të jetë ndër institucionet udhëheqëse në rajon në modernizimin parlamentar përmes teknologjisë dhe inovacionit.

Në këtë kuadër, u vlerësua partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbështetja e vazhdueshme për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe avancimin e proceseve të modernizimit të Kuvendit të Shqipërisë. 🇦🇱🤝🇺🇸

22/07/2026

Komisioni Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore, 22 korrik 2026.

Seancë dëgjimore me përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Inteligjencës Financiare, lidhur me efikasitetin e masave penale në procesin zgjedhor, sfidat e evidentuara në praktikë dhe propozimet për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional në funksion të garantimit të integritetit të zgjedhjeve.

Address

Bulevardi ''Dëshmorët E Kombit" Nr. 4
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kuvendi i Shqipërisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share