Agjencia Kombëtare e Turizmit

Agjencia Kombëtare e Turizmit Shkarko aplikacionin TEA:

https://qrco.de/tea-albania AKT-ja ka selinë në Tiranë. Agjencia Kombëtare e Turizmit ka këto funksione dhe kompetenca:

1.

Agjencia Kombëtare e Turizmit ushtron veprimtarinë e saj në mbështetje dhe në zbatim të Kushtetutës, të ligjit nr.93/ 2015, “Për turizmin”, VKM nr. 298, datë 20.04.2016 dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore në fuqi. Agjencia Kombëtare e Turizmit, më tej “AKT”, është ent publik me statusin e personit juridik, publik, buxhetor, funksionon si institucion në varësi të ministrit përgjegjës për turiz

min”. AKT-ja ka vulën e vet në formë rrethore ku përcaktohet emërtesa ligjore e institucionit: “Republika e Shqipërisë” të Ministris përgjegjëse për turizmin si dhe “Agjencia Kombëtare e Turizmit”. Zbaton politikat e marketingut në fushën e turizmit, duke promovuar turizmin shqiptar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, për krijimin e imazhit të Shqipërisë si destinacion turistik në tregun ndërkombëtar.

2. Ofron informacion për vizitorët, udhëtarët dhe turistët, për shërbimet turistike që ofrohen, për produktet dhe destinacionet turistike, për veprimtari e të dhëna të tjera të dobishme.

3. Promovon produktin dhe destinacionet turistike brenda e jashtë vendit, duke bashkëpunuar me zyrat rajonale të turizmit, pushtetin vendor dhe organizma të tjerë që operojnë në fushën e turizmit.

4. Promovon investimet në zonat me prioritet zhvillimin e turizmit, duke bashkëpunuar me institucionet e tjera publike të nxitjes së investimeve në vend.

5. Inicion dhe nxit projekte për turizmin, sipas fushës së vet të veprimtarisë, duke marrë miratimin paraprak të ministrisë përgjegjëse për turizmin.

6. Propozon dhe harton materialet me karakter promocional, në përputhje me tendencat e tregut turistik, dhe realizon prodhimin e tyre.

7. Zbaton strategjinë kombëtare të zhvillimit të turizmit dhe strategjinë kombëtare të marketingut për sektorin e turizmit.

8. I propozon ministrit përgjegjës për turizmin ndryshimin e akteve ligjore e nënligjore në fushën e turizmit, duke argumentuar arsyet që lidhen me këto propozime.

9. Monitoron, përmirëson dhe përditëson faqen zyrtare të promocionit të turizmit shqiptar.

10. Mbledh të ardhurat që realizohen nga marrëveshjet e qirasë, për sipërfaqet e dhëna në përdorim për zhvillimin e turizmit, dhe bën derdhjen e tyre në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi.

11. Kontrollon zbatimin dhe plotësimin e kritereve për marrëveshjet ekzistuese të qirasë dhe për marrëveshjet e zhvillimit, të lidhura me subjektet “person i stimuluar”.

02/08/2026
02/08/2026

📍 10–30 Gusht | Shkodër

✨ Për 20 mbrëmje rresht, Shkodra bëhet skenë e artit dhe muzikës.

🎶 Shkodra Sounds & Shkodra Jazz Festival sjell një udhëtim muzikor nga tingujt klasikë dhe fizarmonika, te jazz-i dhe performancat bashkëkohore.

💟 Për më shumë evente në mbarë vendin, shkarkoni aplikacionin TEA 👉 https://events.albania.al/

02/08/2026

🌞 Dhërmi, aty ku malet takojnë Jonin 🌊

🎦 Video nga Rrugë & Foto

01/08/2026
01/08/2026

🍻 Korça mirëpret edicionin e 20-të të Festës së Birrës!

📅 12–16 Gusht 2026
📍 Poli i Eventeve Drenovë, Korçë

5 net me muzikë, shije autentike dhe atmosferën unike të një prej festivaleve më të dashura të verës në Shqipëri. ✨🇦🇱

💟 Për më shumë evente në mbarë vendin, shkarkoni aplikacionin TEA 👉 https://events.albania.al/

Manastiri i Ardenicës (Shën Mërisë)  – një destinacion turistik me vlera të rralla në LushnjeI vendosur mbi kodër, ky mo...
01/08/2026

Manastiri i Ardenicës (Shën Mërisë) – një destinacion turistik me vlera të rralla në Lushnje

I vendosur mbi kodër, ky monument i shekullit XIII fton vizitorët të përjetojnë një udhëtim në histori, art dhe trashëgimi kulturore, përmes arkitekturës së tij dhe afreskeve të rralla të ikonografëve Zografi.

© Agjencia Kombëtare e Turizmit

01/08/2026
31/07/2026

E keni planifikuar fundjavën?

Ne ju sugjerojmë 🌊 Gjirin e Gjipesë, ku eleganca e natyrës së paprekur takon ujërat e kristalta të Jonit, duke krijuar një nga destinacionet më të jashtëzakonshme të Mesdheut. ✨🇦🇱

Address

Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia Kombëtare e Turizmit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Agjencia Kombëtare e Turizmit:

Shortcuts

Share